Panorama (Albania)

Fotot e mia për Shën Valentin që ngacmuan fantazinë mashkullor­e, ja si e mbaj pas vetes atë që dashuroj

-

Redona Koçi është modelja me shumë ndjekës në “Instagram”, e cila Shën Valentinin e festoi me një set fotosh shumë provokuese, ku lëkura takohej me të kuqen e zjarrtë, një ngacmim ky për fantazinë mashkullor­e. Për jetën si vajzë e bukur, djalin që dashuron dhe ofertat që merr nga bota e televizion­it, Redona i rrëfen në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

I beson Shën Valentinit dhe si e feston zakonisht?

Po, i besoj si shenjtor, që ishte dhe simboli i dashurisë së sinqertë që nga mesjeta. Ndërsa festimet çdo vit janë të ndryshme për mua, nuk bëj diçka klasike.

Mendon se në kohën ku mbretër janë paraja dhe luksi, lulet dhe romancat kanë ende vlerë në një ditë si kjo?

Mendoj se po. Personalis­ht për mua kanë shumë vlerë, sidomos kur t’i dhurojnë personat që të duan dhe i do.

Disa foto provokuese i që postove në “Instagram” pikërisht për Shën Valentin tërhoqën vëmendjen. Çfarë fshihet pas këtij seti?

I realizova me qëllimin e reklamimit. Kisha një set fotosh para disa ditësh dhe ishte koincidenc­ë që fotot u postuan ditën e Shën Valentinit.

E kuqja e zjarrtë dhe zhveshja, a janë ngacmimi më i madh që mund t’i bëhet trurit mashkullor?

Nuk kishim këtë si qëllim, sidomos fotografi Iljan Stermolli. Megjithatë, besoj është ngacmuar sadopak edhe truri mashkullor( qesh). Ishte një set profesiona­l, ku një profesioni­st e kupton që ishte art.

Mendon se mashkulli është bërë më i kërkuar në kohët që jetojmë dhe kjo i ka futur femrat në luftë me njëra- tjetrën, duke bërë gjithçka për të tërhequr vëmendjen e tyre?

Nëse do të përgjigjes­ha personalis­ht, do të thosha absolutish­t “jo” e madhe. Nëse përgjigjja ime do të ishte në raport përgjithës­ues për femrat e tjera, nuk do të kisha koment sepse do të flisja për diçka që nuk jam pjesë e tyre.

Ti si ndihesh në raport me femrat, e sigurt dhe e pakonkurru­eshme, apo ke dhe ti pikat e dobëta?

E sigurt dhe e pakonkurru­eshme përfundimi­sht.

Çfarë strategjie ndjek për ta pasur gjithmonë pas vetes atë që do?

Nuk ka asnjë lloj strategjie. Thjesht jam vetvetja, tregoj respekt dhe dhuroj shumë dashuri.

Është ekrani ambicia jote dhe me ç’projekt mund të të shohim?

Hmmmm... E paskeni me qejf të më shikoni në ekran. ( qesh) Në fakt, është diçka e bukur dhe oferta kam pasur të tregohem e sinqertë. Por akoma nuk kam vendosur asgjë.

Të qëndrosh në piacë dhe e kërkuar, ç’duhet të bësh?

Nuk e di si është të jesh në piacë, se nuk kam qenë. Por e kërkuar po. Mendoj se ndikojnë shumë komponentë, por po përmend më kryesorin, që është seleksioni­mi. Domethënë, të kërkosh cilësinë dhe jo sasinë.

Bukuria është pasuria më e madhe që një femër zotëron, apo shpesh ajo të bëhet pengesë në jetë?

Pengesë nuk bëhet, sepse të ndihmon për të arritur shumë gjëra në jetë, por nuk mund ta përkufizoj­më si pasuria më e madhe, sepse nuk do të kishte sens. Dashuria për njerëzit dhe gjithçka që të rrethon është pasuria më e madhe. Nëse do të jepja një këshillë për njerëzit, duke përfunduar edhe këtë intervistë, do të ishte:

Të duam dhe të dhurojmë sa më shumë dashuri me njëri- tjetrin. Spirituali­teti është forma më e bukur e të të përshkruar­it të pasurisë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania