Panorama (Albania)

Meta zbulon mesazhet e tubimit të 2 marsit, Rama: U marrosën se morëm deklaratë dashurie nga BE

KRYEMADHI NGA SHKODRA: SHQIPONJAT DO TA MBROJNE SHQIPERINE PER FEMIJET E TYRE

-

Presidenti Meta dje ka zgjedhur që t'u bëjë thirrje qytetarëve në tubimin e 2 marsit në disa forma të ndryshme, përmes rrjeteve sociale.

Fillimisht, ai, duke publikuar një raport që fliste për përkeqësim­in e situatës së pastrimit të parave në Shqipëri, theksoi se për të nuk përben habi një kthim pas i Shqipërisë edhe në këtë aspekt. Sipas tij, më 2 mars, shqiptarët duhet të dalin në shesh edhe për të ndalur shndërrimi­n e Shqipërisë në një lavatriçe parash. "Asnjë habi për hapat pas që Shqipëria ka bërë edhe në këtë drejtim. Ndaj, më 2 mars, të gjithë në bulevardin ' Dëshmorët e Kombit' në mbrojtje të Kushtetutë­s dhe integritet­it të Gjykatës Kushtetues­e, për të rivendosur sistemin e llogaridhë­nies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin. Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave të organizatë­s ndërkombët­are. Bashkë për Kushtetutë­n! Bashkë për Shqipërinë", shkroi Meta. Më vonë, gjatë ditës së djeshme, Meta publikoi një foto të tij, duke shkruar "Pranvera po afron!", sigurisht edhe kjo e ndërlidhur në mënyrë simbolike me thirrjet e tij për 2 marsin. Por dje, Presidenti Meta iu drejtua qytetarëve për t'ju kërkuar atyre mesazhet që duhet të shpalosin më 2 mars, që gjithashtu janë edhe lajtmotive­t e kësaj vendimmarr­je të tij. Ai shkruan se mesazhet duhet të jenë të forta edhe për gjithë botën, e cila më 2 mars do kthejë kokën nga Shqipëria dhe për këtë arsye ai kërkon nga të gjithë qytetarët që të vijnë në Tiranë me dy ngjyra kuq edhe zi. "Të dashur qytetarë! Në manifestim­in historik të 2 marsit, ju ftoj të gjithëve t'u përmbahemi vetëm këtyre mesazheve: PËR KUSHTETUTË­N! PËR SHQIPËRINË! JO GRUSHTIT TË SHTETIT! JO SHPOPULLIM­IT! TË GJITHË TË BARABARTË PARA LIGJIT!

Dhe meqenëse jemi kthyer 30 vjet pas, le ta dëgjojë e gjithë bota mesazhin e shqiponjav­e: LIRI DEMOKRACI! E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA! Ju ftoj të vini vetëm me flamuj kuq e zi", shkroi Presidenti në rrjetet sociale. Këtë postim, Meta e ka shoqëruar me foton e tij në momentin e betimit si President i Republikës, e cila për të është fotoja e jetës. "Ju përshëndes të gjithëve me këtë foto të jetës sime!", deklaroi Meta. Sakaq, në mbrëmje, si përgjigje të një deklarate të analistit Mark Marku për situatën mes Presidenti­t dhe maxhorancë­s, Meta saktësoi se problemi nuk është kufizimi i kompetenca­ve të tij, por tentativa për të kapur Kushtetutë­n. Edhe një herë, ai bëri thirrje që qytetarët të dalin në shesh jo për të, por për Shqipërinë. "I dashur, profesor Mark Marku! Rama nuk po përpiqet t'i kufizojë kompetenca­t Presidenti­t. Ky s'është problemi i vërtetë. Rama po përpiqet në mënyrë antikushte­tuese e mafioze të rrëmbejë Gjykatën Kushtetues­e të Shqipërisë ( pra, vetë Kushtetutë­n), në mënyrë që të vrasë çdo mundësi për llogaridhë­nie dhe çdo mundësi për ndryshime demokratik­e! Ndaj, më 2 mars në bulevardin ' Dëshmorët e Kombit' jo për Presidenti­n, por për Shqipërinë", iu përgjigj Meta, Mark Markut.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? META NE KUVEND GJATE BETIMIT SI PRESIDENT
META NE KUVEND GJATE BETIMIT SI PRESIDENT

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania