Panorama (Albania)

Koronaviru­si, shënohet viktima e dytë në Itali, 76 të prekur

Rëndohet bilanci, shkon në 2240 numri i personave që kanë ndërruar jetë

-

Mbi 2240 persona kanë ndër ruar jetë në Kinë dhe mbi 75 600 raportohet numri i të in fektuarve nga Koronaviru­si. Frika dhe pasiguria nga virusi vdekjeprur­ës është shtuar, nisur edhe nga situata në vendet fqinje. Të premten u raportua për një rast të prekur me Koronaviru­s në Mal të zi, ndërsa në Itali ka shkuar në 76 numri i të prekurve. Kjo ka bërë që Ministria e Shëndetësi­së të mbledhë mëngjesin e së shtunës Task- Forcën për masa shtesë, ndonëse deri dje thuhej se rreziku ishte i ulët. Pas diskutimev­e mes ekspertëve dhe drejtuesve të institucio­neve, u vendos përforcimi i masave në pikat kufitare, sigurimi i sasisë së shtuar të mjeteve të mbrojtjes personale dhe përforcimi i gjurmimit të rasteve për të rritur kontrollin për parandalim­in e depërtimit të Koronaviru­sit. Task- Forca vendosi që masa e paracaktua­r për vetëkarant­inim të personave që vijnë nga vende me shpërthime komunitare të virusit, duhet të vijojë. Nga ana tjetër, Instituti i Shëndetit Publik në koordinim me Inspektora­tin Shëndetëso­r Shtetëror, Autoriteti­n Portual në Durrës dhe Operatorin shëndetëso­r ka përgatitur dhe vënë në zbatim listën e pyetjeve mbi kontrollin e udhëtarëve, për rastet e dyshimta me sëmundje infektive ( për të evidentuar specifikis­ht COVID - 2019) për çdo pikë kufitare të të gjitha niveleve tokësore, detare dhe ajrore; ku merren të dhënat e sakta në të njëjtën kohë mbi vendbanimi­n, vendnisjen e udhëtimit dhe transitit, por edhe të dhëna klinike mbi infeksioni­n respirator apo shenja klinike me mbizotërim të temperatur­ës dhe rrufës. Për qytetarët që kanë udhëtuar në vendet e prekura, MSH nuk sugjeron spitalin për ndihmën e parë, por telefonimi­n e urgjencës, e cila do t'i adresojë në vendin e duhur. "Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task- Forca për parandalim­in e depërtimit dhe përhapjes së Koronaviru­sit të ri, REKOMANDON të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojn­ë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127, në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike, pa u drejtuar menjëherë në spital". Për çdo rast, Ministria e Shëndetësi­së, tashmë ka gati vendin e karantinës, që do të jetë një strukturë spitalore.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania