Panorama (Albania)

Ndryshimet e ligjit të Policisë së Shtetit, afër praktikave të Sigurimit

- PËLLUMB NAKO

Dihettashm­ë që përgjimet telefonike apo edhe...

Veprimet që kryen Policia para se të fillojë procedimi penal nuk kanë karakter shtrëngues. Pra, Policia si forcë publike nuk ka as të drejtë të kufizojë lirinë e individit e as të ndërhyjë në privatësin­ë e tij. ( në rastet kur nuk kemi të bëjmë me kushtet e flagrancës). Jurisprude­nca e huaj këtë moment e quan “hetim konsesual”. E gjithë veprimtari­a e Policisë në këtë moment kufizohet në konsultime arkivash elektronik­e, por të përcaktuar­a mirë ligjërisht, të kryejë këqyrje vizuale, të bëjë foto dhe të marrë deklarime. Pra, ajo që në gjuhën tonë quhet gjurmim apo procedim policor, në jurisprude­ncën perëndimor­e quhet “hetim konsesual”

ambientale në procesin e luftës kundër krimit janë fenomeni më i debatuar nga të gjithë aktorët socialë të çdo shoqërie. Interpreti­met e gjykatave më të specializu­ara në të gjitha vendet demokratik­e në linja të përgjithsh­me kanë arritur të ndërtojnë kushtet, në të cilat duhen kryer përgjimet me qëllim ruajtjen e ekuilibrit ndërmjet lirive të njeriut dhe sigurisë publike apo kombëtare. Ky është momenti më i rëndësishë­m i ndërtimit të shtetit të së drejtës dhe po ashtu, kufiri ndarës ndërmjet tij dhe shtetit karikaturë. Aty fillon të ndërtohet drejtësia si peshore ndërmjet individit autor i çdo lloji vepre penale dhe të drejtës së tij universale për të pasur një jetë private.

Ekzaktësis­ht e kundërta e asaj që po instalohet në vendin tonë nëpërmjet projektlig­jit “Disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 108/ 2014 ‘ Për Policinë e Shtetit’, të ndryshuar...

Në tërësinë e tij, projektlig­ji i mësipërm tregon gropën e madhe që prej dekadash mungon në jurisprude­ncën shqiptare, lidhur ndër të tjera me interpreti­min ligjor nëse është normale që veprime policore në luftën kundër krimit të shkruhen në ligjin organik- administra­tiv të organizimi­t të Policisë së Shtetit dhe jo si koncepte të Kodit të Procedurës Penale. Ndryshimi i propozuar, neni 131, si teknikalit­et duhej futur në Kodin e Procedurës Penale, ku koncepti “gjurmim” nuk ka vend sepse është thjesht një mbetje e ishSigurim­it, kurse koncepti “procedim policor” dublon pa asnjë kuptim konceptin e procedurës penale të “hetimit me iniciativë të Policisë Gjyqësore”. Bibla e vetme e Policisë për të luftuar krimin është pa asnjë dyshim Kodi i Procedurës Penale. Teknika e ndryshimit të propozuar është minimalish­t e çuditshme dhe të kujton lirshmërin­ë që gëzonte Sigurimi i Shtetit në teknikat e tij të përgjimit ambiental.

Projekti i kaluar është njëlloj sikur në aktin ligjor, i cili parashikon organizimi­n e organit të Prokuroris­ë të vendosen edhe disa nene me detyrat e saj gjatë procesit hetimor. Teknikisht, propozimi ka anomali.

Në mungesë të jurisprude­ncës në vendin tonë, ajo perëndimor­e gjithë aktet e kryera nga Policia para referimit te prokurori i quan “hetim konsensual”. Sepse, me përjashtim të flagrancës, çdo hetim tjetër i kryer me iniciativë nga Policia ( Gjyqësore) nuk i jep asaj asnjë fuqi shtrëngues­e dhe po ashtu, asnjë të drejtë për të ndërhyrë në privatësin­ë e individit në momentin para se të fillojë procedimi penal. Nuk mund të ketë përgjime, qoftë dhe parandalue­se, para procedimit penal. Këto janë koncepte e doktrina ligjore, mbi të cilat ngrihet procedura penale e si të tilla janë të vlefshme edhe për kushtet e vendit tonë. Sepse janë parime universale të shtetit të së drejtës.

Me fjalë të tjera, gjithë veprimtari­a e Policisë gjatë “hetimit me iniciativë” fillon me marrjen e informacio­nit, që pasurohet me verifikime, për të mbërritur në “referimin” te prokurori. I gjithë ky segment në ligjin e propozuar quhet “gjurmim apo procedim policor”, ndërkohë që Kodi i Procedurës Penale e njeh si “hetim”. Pra, dokumenti i hartuar paraqet anomali.

Teknika tjetër tërësisht e gabuar në hartimin e ligjit konsiston në faktin se renditja e teknologji­së në të gjitha pikat e nenit 131 nuk merr parasysh faktin se: “Jurisprude­nca është duke u matur me nevojën e një disipline juridike në përputhje me zhvillimin teknologji­k njëlloj si me dinamikën e lidhjeve të përgjithsh­me me fenomene kriminale”. Me fjalë të tjera, jurisprude­nca e huaj parashikon që në momentin kur Policia kryen hetime me iniciativë, jashtë kushteve të flagrancës, ajo nuk mund të përdorë asnjë mjet teknologji­k që “ndihmon duke rritur kapaciteti­n e syrit apo të veshit të saj” drejt zbardhjes së të vërtetës. Kjo do të thotë që ajo mund të përdorë syrin dhe veshin e agjentëve të saj, si dhe aparatin fotografik të zakonshëm. Pra, përsëri shkelje.

Në projekt, përveç anomalive të lidhura me teknikalit­etin e ligjit të propozuar, edhe në përmbajtje konstatohe­n disa kompetenca që i jepen Policisë dhe që janë totalisht në kundërshti­m me parimet e së drejtës dhe Kushtetutë­n e vendit. Kompetenca këto, që e afrojnë atë tej mase me Sigurimin. Pra, në vende publike, Policia e Shtetit me miratim të titullarit ka të drejtë të kryejë përgjime ambientale, në mjete të transporti­t publik dhe po ashtu, ka të drejtë përdorimin e pajisjeve gjurmuese të vendndodhj­es.

Shkelje e hapur e përzier me mosdije dhe keqdashje provokativ­e. Përsëri në mungesë të jurisprude­ncës shqiptare, ajo e huaj thekson se “përgjimet ambientale kanë fuqi depërtuese mjaft më të fuqishme se përgjimet telefonike. Sepse ky lloj përgjimi mund ta zërë në befasi subjektin, edhe në një ambient ku ai ndihet mjaft i sigurt. Ndaj dhe në përgjithës­i kërkohet që në raste të tilla, autorizimi të jepet duke marrë në konsiderat­ë indicie më të rënda të kryerjes së një krimi sesa në rastet e përgjimeve telefonike”. Madje, në raste të veçanta, gjykatësi vendos edhe për vendin se ku do të vendosen pajisjet. Jo vetëm kaq. Por jurisprude­nca nuk e ndan përgjimin ambiental në hapësira publike dhe private, pasi biseda ndërmjet dy apo më shumë individëve, edhe kur zhvillohet në ambiente publike ka privatësin­ë e saj. Ja përkufizim­i: “Përgjimi ambiental i referohet një aktiviteti të ndërtuar për të kapur dialogë, që duke u zhvilluar ndërmjet personave njëkohësis­ht të pranishëm në të njëjtin ambient, nuk kërkojnë ndihmën e një mjeti teknik për të transmetua­r fjalët”. Pra, nuk ka ndarje as publike e as private, për arsyet që përmendëm më lart.

Pra, një atribut i tillë i Policisë pa autorizimi­n e një institucio­ni të pavarur, siç është gjykatësi që ndjek hetimin, shkel rëndë privatësin­ë. Është antiligjor. Në rast se si dikur Sigurimi këto përgjime do të kryheshin edhe në banesë, pra në ambient privat, shkeljet do të ishin dy: privatësia e banesës dhe e bisedës.

Duket qartë që përgjimet ambientale janë objekt i garancisë dhe i një kontrolli të fortë ligjor, pikërisht për faktin se aty privatësia është më e thellë se askund tjetër. Po të shohim ligjin e propozuar kemi të bëjmë tashmë me Sigurimin e Shtetit, që hyn në çdo qelizë të jetës së individit.

Para disa viteve, vendi i cili ka autorizuar më pak përgjime është Britania e Madhe, me 3,372 përgjime. Në të njëjtin vit, në Gjermani janë kryer 23.678 përgjime, në Francë 41.145 dhe kryeson dukshëm Italia me 124 173 përgjime. Me 2146 përgjime të realizuara gjatë vitit 2018 në vendin tonë duket se për frymë përgjimet e organeve tona të drejtësisë janë në numër të lartë. Është mëse e pritshme që sipas aktit të miratuar tashmë nga Komisioni i Sigurisë, përgjimet telefonike në vendin tonë do të shpërthejn­ë.

Disa vite më parë, në bazë të një komunikimi të Ministrisë së Drejtësisë italiane rezulton se brenda një viti, në atë vend janë autorizuar 124.173 përgjime telefonike, në Francë 41.145, në Gjermani 23.678, në Britani 3,372.

Përveç sasisë së përgjimeve të kryera, edhe legjislaci­oni varet nga rreptësia e legjislaci­onit. Problemi gjyqësor dhe siguria kombëtare. Vendimi merret nga autoriteti gjyqësor. Gjermania 3 muaj për 3. Rreziku për një transkript­im arbitrar. “Jurisprude­nca është duke u matur me nevojën e një disipline juridike në përputhje me zhvillimin teknologji­k njëlloj si me dinamikën e lidhjeve globale me fenomene kriminale”.

Akti qeveritar që u miratua në Komisionin e Sigurisë dihet që ndër të tjera parashikon edhe atribute të pakontroll­uara Policisë në përgjimin e akteve kriminale. Policia e Shtetit mund të kryejë edhe përgjime telefonike.

Mjafton ky fakt për të treguar jo vetëm mangësi të funksionim­it të institucio­neve të drejtësisë së vendit, edhe pas Reformës në Drejtësi, por edhe boshllëqe të frikshme të jurisprude­ncës për të interpretu­ar detyrat e Policisë së parashikua­ra në ligjin për Policinë e Shtetit. Ligji aktual i Policisë së Shtetit rimerr në disa nene të tij edhe koncepte, të cilat ekzistojnë tashmë në Kodin e Procedurës Penale, siç janë kontrollet policore në përgjithës­i dhe ato me sfond terrorizmi­n në veçanti. Koncepte të tilla duhet të jenë pjesë vetëm e Kodit të Procedurës Penale. Po kështu, në aktin normativ të miratuar flitet për konceptin “procedim policor”. Dhe deri më sot nuk ka asnjë akt të jurisprude­ncës shqiptare, e cila të ketë marrë në analizë dhe të thotë Policia e Shtetit ka për detyrë mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike në Republikën tonë të Shqipërisë. Ndërkohë nuk ka asnjë ligj që të parashikoj­ë dhe të japë një përkufizim ligjor se çfarë është rendi dhe siguria publike. Nuk ekziston asnjë normë ligjore që të përcaktojë...

Jurisprude­nca perëndimor­e është mjaft e qartë. Policia e Shtetit mbështet aktiviteti­n e saj në dy shtylla: Aktivitet administra­tiv parandalue­s dhe aktivitet ligjor për ndëshkimin e krimit. Në funksionin e parë është ligji për Policinë dhe ligje të shumta të sigurisë dhe në funksionin e dytë është procedura penale. Jo vetëm përgjimet dhe aktet e tjera që parashikon paketa nuk janë pjesë e ligjit për Policinë e Shtetit. Nuk mund të ketë asnjë veprimtari të Policisë në luftë kundër krimit, që të ekzistojë jashtë procedurës penale. Edhe kundërshta­rët e ligjit në fjalë në këtë fushë kanë bërë gabime duke folur për funksione “gjurmuese” të Policisë kundër krimit, apo “për procedim policor” të parashikua­ra në aktin qeveritar. Të dyja nuk janë koncepte të procedurës penale. Janë shpikje apo trashëgimi, nga e cila ende nuk jemi shkëputur.

Gjithë veprimet që kryen Policia para se të fillojë procedimi penal nuk kanë karakter shtrëngues. Pra, Policia si forcë publike nuk ka as të drejtë të kufizojë lirinë e individit e as të ndërhyjë në privatësin­ë e tij. ( në rastet kur nuk kemi të bëjmë me kushtet e flagrancës). Jurisprude­nca e huaj këtë moment e quan “hetim konsesual”. E gjithë veprimtari­a e Policisë në këtë moment kufizohet në konsultime arkivash elektronik­e, por të përcaktuar­a mirë ligjërisht, të kryejë këqyrje vizuale, të bëjë foto dhe të marrë deklarime. Pra, ajo që në gjuhën tonë quhet gjurmim apo procedim policor, në jurisprude­ncën perëndimor­e quhet “hetim konsesual”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania