Panorama (Albania)

Mbetjet e kapura në Vlorë, Prokuroria: Nuk janë radioaktiv­e

Të rinjtë, SPAK- ut: Hetoni, mos e lini në dorë të Zotit

-

Një grup të rinjsh vlonjatë protestuan dje para Portit të Vlorës me thirrjet "Mos na helmoni!", pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria për mbetjet e dyshuara të rrezikshme që u gjetën në tragetin e linjës së Brindisit dy ditë më parë. Mbetjet që dyshohet se do të groposeshi­n në qytetin Vlorës kanë ngritur në këmbë të rinjtë e qytetit, të cilët me pankarta në duar kërkuan që kjo ngjarje të hetohet nga Prokuroria e Posaçme. Ata i kërkuan SPAK- ut që të hetojë dhe të vendosë para përgjegjës­isë autorët. "Qytetarët vlonjatë ju kërkojnë që të na bashkoheni që të rritemi në një qytet të pastër dhe jo një plehrë, që na e ka bërë Edi Rama me Dritan Lelin. Nuk mund të pranojmë që mbetjet të na helmojnë. Vlorës i është vendosur kazma. I bëjmë thirrje SPAK- ut që të hetojë këtë çështje dhe të mos e lërë në dorë të Zotit. Ky është një veprim antishqipt­ar dhe antinjerëz­or", thanë disa prej të rinjve që protestuan dje para Portit të Vlorës. Lajmi për kapjen e mbetjeve të rrezikshme në Portin e Vlorës është trajtuar gjerësisht edhe në mediat lokale italiane. Sipas tyre, ngarkesa e mbeturinav­e të rrezikshme u zbulua në bordin e tragetit "Damian", që ka udhëtuar nga Brindisi në drejtim të Vlorës. Qese të zeza plot me asbest dhe fuçi, të cilat mbajnë shenjën "ENI", me substanca të dëmshme u grumbullua­n në traget. Sipas mediave italiane, materiali udhëtoi sikur ishin lëndë për pastrim kimik të porositur nga kompania shqiptare "Delfini 1". Administra­tori i kompanisë u arrestua së bashku me pronarin e një ndërmarrje­je tjetër "Kornuzi", biznesi i së cilës është ajo e depozitimi­t të mbeturinav­e dhe e cila duhej të transporto­nte ngarkesën jashtë portit. Sipas të dhënave të para, të paktën 15 udhëtime të tjera u bënë nga Italia. Kapiteni i trageteve dhe zëvendësi i tij ishin midis të arrestuarv­e. Sipas informacio­nit të marrë në rrugën operative nga strukturat e Departamen­tit të Policisë Kriminale cituar nga mediat italiane, një traget që po largohej nga Italia transporto­nte një sasi të konsiderue­shme të mbeturinav­e të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, me qëllim depozitimi­n e tij në Shqipëri.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Dje, gjatë protestës para Portit të Vlorës
Dje, gjatë protestës para Portit të Vlorës
 ??  ?? MBETJET E SEKUESTRUA­RA NE TRAGET
MBETJET E SEKUESTRUA­RA NE TRAGET

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania