Panorama (Albania)

Papunësia, Basha: Nëse jemi bashkë, askush nuk jua cenon dinjitetin

"Duhet të jemi bashkë, se askush nuk iu cenon dot në dinjitet"

-

Të shtunën, turin e takimeve "Po të dëgjoj", kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, e ka vijuar në qytetin e Fierit. Gjatë një bashkëbise­dimi me disa gra të këtij qyteti, Basha ka dëgjuar nga ato problemet më të forta që i shqetësojn­ë.

Mungesa e punësimit, taksat e larta, si dhe rrogat e pensionet e ulëta ishin disa nga problemet kryesore, që ato ngritën në bashkëbise­dimin me liderin e opozitës. BASHKËBISE­DIMI Lulzim Basha: Hera e fundit që kam qenë në Fier ishte para 2- 3 muajsh. Ka qenë e shtunë. Kemi takuar gjithsej 5- 6 veta. Dyqanet bosh.

Qytetarja: Unë jam burrë e grua, pa punë.

Lulzim Basha: Po si jetoni?

Qytetarja: Duke më dhënë ti, ajo, ajo... A është jetë kjo? Qytetarja: Të marrësh bukën me listë në 2020- ën... Lulzim Basha: Po ti punon?

Qytetarja: Jo, nuk punoj. Kam edhe tre çuna pa punë. Ku do punojnë? Shkojnë nga 2- 3 muaj në jashtë edhe vijnë. Kurrë nuk kemi jetuar si kjo ditë. Nuk e dimë se çfarë do bëhet.

Qytetarja: Ne jemi të dy burrë e grua pa punë, pa lekë, pa bukë. Marrim kredi në bankë. Dritat janë pa paguar, burrin e kam pa punë, se e nxori nga puna. Është dhe me një këmbë. Vajti për të marrë kempin për këmbën dhe Kryeminist­ri ynë i dashur ka vënë ligjin që t'i kesh të dyja këmbët e prera që të marrësh kemp.

Qytetarja: As ta fërshëllen njeri fare. Mua më ka vdekur burri, ka 8 vjet. Kam një biznes. Ma la burri një lokal. Unë mundohem, nuk e mbaj kafen 700, 800, 1 mijë, 500 u

them. Aq sa të ushqej fëmijët e mi me forcat e mia. Kjo s'ka punë e kërkon, unë e kam shteti më dërmon. Xhiroja bie, tatimet janë ku s'ka ku të vejë më.

Qytetarja: Si nuk u rrit pak pensioni në 7 vjet?

Kryedemokr­ati, pasi dëgjoi shqetësime­t e grave fierake, u kërkoi atyre që të bëhen bashkë për të luftuar për të drejtat. Sipas Bashës, pushtetarë­t e sotëm nuk kanë dëshirën dhe mundësinë për t'i dëgjuar hallet e qytetarëve dhe se për këtë arsye, duhet bashkim për të luftuar për këto të drejta. "Këta nuk kanë vesh për t'i dëgjuar hallet tuaja. Këta s'kanë zemër për t'i kuptuar problemet tuaja. Këta e kanë mendjen vetëm për të zhvatur. Do ta tejkalojmë edhe këtë, vetëm duhet të jemi bashkë. Sepse kur jemi bashkë, askush nuk iu cenon dot në dinjitet, as në liri dhe as në mundësi. Me nënat dhe gratë fierake që rrisin fëmijët dhe mbajnë shtëpinë, duke u përballur përditë me varfërinë dhe padrejtësi­të që rriten. Edhe pse në kushtet e mbijetesës, ato janë me kurajë dhe dinjitet, por edhe me shpresë se # DitëMëTëMi­ra do vijnë për to dhe për familjet e tyre. Sepse fierakët dhe gjithë shqiptarët meritojnë të nesërme më të mirë. # PotëDëgjoj", deklaroi Lulzim Basha nga Fieri. Gjatë javës kryetari i PDsë ishte edhe me naftëtarët e stacionit të pompimit në Poçem, të cilët janë në grevë urie prej disa ditësh. Basha premtoi për ta mbështetje dhe kërkoi nga qeveria që të krijojë mundësinë që ata të marrin pagat e 12 muajve, që nuk iu janë dhënë gjatë vitit të shkuar.

 ??  ??
 ??  ?? Basha, dje në Fier
Basha, dje në Fier

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania