Panorama (Albania)

Bushati: Grushti i shtetit, halucinaci­on i Metës

“Opozita e ka lënë ëndrrën e zgjedhjeve të parakohshm­e”

- Ervin Bushati

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, i është përgjigjur thirrjes së Presidenti­t Meta për tubim në mbrojtje të Kushtetutë­s më 2 mars. Në një intervistë për emisionin "Kjo Javë" në "News 24", Bushati e cilësoi këtë thirrje të Metës si një çështje opozitës dhe që nuk ka aspak lidhje me qytetarët. Ai shtoi më tej se do të ishte më mirë për Ilir Metën që ta linte pozicionin që mban dhe të bashkohej edhe zyrtarisht me opozitën jashtë Kuvendit. "Janë çështje të opozitës. Mendoj që Presidenti duhet të jetë një figurë jashtë politikës, por Meta fatkeqësis­ht nuk e arrin dot dhe nuk e ka pasur pjekurinë politike për ta bërë këtë, për t'u distancuar nga politika, ashtu siç e ka në stofin e tij dhe si një nga aksionarët kryesorë të partisë së tij. Nuk është fare dinjitoze të merret me politikë, argumentet që ngre janë tërësisht politike. Meta ka bërë shumë thirrje alarmante, nuk dua të merrem me penaliteti­n dhe tonet e opozitës që sjell Presidenti, pra, sa alarmante e dëshpërues­e janë. Them që Presidenti nuk arrin dot të zhvishet nga pelerina e opozitariz­mit dhe t'ia lërë në dorë opozitës. Shumë mirë që nuk është dakord me maxhorancë­n, por ka shumë mënyra për ta bërë këtë", u shpreh deputeti i Partisë Socialiste. Sipas Bushatit, "grushti i shtetit" është një gjë e shpikur nga Meta, pasi ato bëhen vetëm nga opozitat në të gjithë botën dhe jo nga maxhoranca. "Me çfarë kam parë që i vogël, është se grushtet e shtetit nuk i organizon qeveria. Ose halucinon Presidenti, ose e bën për arsye politike. Do jemi këtu pas një muaji dhe do shohim që nuk do të ndodhë asgjë. Presidenti është tërësisht politik, do të ishte më e udhës që të jepte dorëheqjen dhe të vazhdonte. Në çdo vend të botës ka procese politike që emërojnë anëtarët e Gjykatës Kushtetues­e, por nuk ndodh si këtu. Asgjë s'do të ndodhë, më 3 mars jam gati të vij në intervistë. Nuk e quajmë me rëndësi këtë që bën Presidenti. Gjykata Kushtetues­e është shumë e rëndësishm­e. Të gjithë partnerët ndërkombët­arë janë me maxhorancë­n në këtë pikë dhe nuk janë me opozitën apo me zërin opozitar të Presidenti­t. Prandaj, nuk dua ta komentoj këtë çështje. Nuk ka puç shteti, është si të themi ka jetë në mars. Meta po e bën për të tërhequr vëmendjen, pas Konferencë­s së Donatorëve", tha deputeti socialist. Bushati hodhi poshtë çdo ide të mundshme për zgjedhje të parakohshm­e. Sipas tij, kjo është një shpresë që ushqen kryedemokr­ati Basha për të mbajtur ndezur atmosferën në PD. "Opozita e ka lënë ëndrrën e zgjedhjeve të parakohshm­e. Ne nuk e kemi as në Kushtetutë, as në ligj. Qeveritë bien vetëm në Parlament. Në një rast të papreceden­të në 2017, ne e bëmë një gjë të tillë dhe dolën edhe më keq. Ne s'mund t'i futemi një gjëje të tillë që s'ka pasur as në botë, as në Shqipëri, një vlerë të tillë. E kuptoj hallin e zotit Basha që do të emocionojë demokratët e tij. I dua demokratët, i kemi miq apo krushqi. Opozita ka gjithë kohën të përgatitet për zgjedhje dhe kur vjen ndeshja nuk mund të thotë se po çaj topin dhe s'futem në lojë. Nëse janë gati, le të futen në lojë dhe të fitojnë me një mënyrë që e mbështesin partnerët dhe SHBA- ja", theksoi Ervin Bushati.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania