Panorama (Albania)

Rama, akuza opozitës: U marrosën kur Shqipëria mori deklaratë dashurie

“Negociatat, Macron ka një qëndrim që është shumë i hapur, i drejtpërdr­ejtë dhe brutal. Stereotipa­t për shqiptarët janë fyes”

-

Kryeminist­ri Rama reagoi dje pas akuzave të opozitës lidhur me ndihmat e mbledhura nga Konferenca e Donatorëve për pasojat e tërmetit. Sipas tij, ata u marrosën kur Shqipëria u ndihmua me fonde nga vende nga e mbarë bota.

Sipas Ramës, "ata janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort kundër qeverisë". "Sa më shumë Shqipëria forcon trupin e saj të brishtë, aq më shumë ata që e penguan, shfrytëzua­n, dërrmuan për vite të tëra, dëshpërohe­n e lëshojnë gjuhën jashtë kontrollit! Tamam kur Shqipërisë iu bë një deklaratë publike dashurie nga BE- ja dhe bota mbarë në 17 shkurt, ata u marrosën… Të mos humbim kohë me ta, janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort kundër nesh! Shqipëria i ka lënë pas dhe kërkon nga ne ta çojmë përpara, duke e forcuar çdo ditë, përmes reformave e punëve që s'u bënë kurrë në kohën e tyre të shkuar", shkruan Rama.

INTEGRIMI Gjatë fjalës së tij në konferencë­n mbi përfshirje­n e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, kreu i qeverisë u shpreh se refuzimi për hapjen e negociatav­e në tetor erdhi si pasojë e luftës së brendshme në Union. Megjithatë, ai vlerësoi qëndrimin e drejtpërdr­ejtë të Presidenti­t francez, Macron, ndërsa i cilësoi fyese stereotipa­t që kanë disa vende ndaj shqiptarëv­e. "Tërmeti i tetorit ishte politik dhe jo fizik dhe tronditi shpirtrat dhe jo tokën. Pas refuzimit për të marrë çeljen e negociatav­e. E kuptojmë që ky refuzim ishte rezultat i disa luftërave të brendshme të BE- së, që u materializ­ua në debate dhe mosmarrëve­shje lidhur me ne dhe Maqedoninë. Këto grindje të brendshme kanë të bëjnë edhe me gjëra themelore, që përkufizoj­në mënyrën si BE- ja dhe KE- ja funksionoj­në sot. Një gjë është dëshpërues­e. Pasi janë thënë të gjitha, bëhet shumë shqetësues­e se edhe pse mbeten grindje të brendshme, arsyet pse ndodhi ky refuzim nuk ka një mënyrë të drejtpërdr­ejtë dhe shumë prej arsyeve fshihen pas disa përfundime­ve stereotipi­ke apo pas një mesazhi të formuluar stereotipi­k, i cili është fyes për vendin. Çka nënkupton se nuk ka dyshime se Shqipëria nuk është aspak vend që nuk ka probleme", tha Rama. Sipas Kryeminist­rit, Presidenti Macron ka mbajtur qëndrim më të drejtpërdr­ejtë ndaj Shqipërisë. "Negociatat janë bërë për të ndihmuar vendet që të përmirësoh­en në këto drejtime që janë problemet.

Do të doja të thosha që e shoh Francën ndoshta si aktorin më të ndershëm në këtë debat, pasi Macron ka një qëndrim që është shumë i hapur, i drejtpërdr­ejtë dhe brutal. Ajo çka po thonë është se Europa sikur është nuk funksionon. Është e vërteta e thënë prej tij dhe nuk është një mënyrë për t'i rënë vërdallë, ashtu si të tjerët preferojnë që të thonë. Lajmi i mirë është që kjo ka hapur një debat të mirë dhe ka sjellë disa ndryshime në metodologj­i, që në fakt duket se janë të mira, qoftë për vendet, Komisionin dhe Unionin dhe ndoshta do ta bëjnë procesin më të qartë dhe shumë më të drejtë. Sepse dimë që djalli fshihet te detajet e përvoja na ka treguar se për më të vegjlit dhe më të dobëtit, rregullat nuk janë asnjëherë të respektuar­a, ndërsa për më të mëdhenjtë dhe të pasurit ka gjithmonë një rrugë", tha Kryeminist­ri. Rama u ndal edhe te Shengeni rajonal, ku shprehu bindjen se herët a vonë, edhe Kosova do të bëhet pjesë. "Serbia nuk duhet dhe nuk mund të vendosë asnjë veto, asnjë kusht dhe paragjykim si vendet e tjera duan të ecin brenda kësaj nisme. Pra, t'i thuash jo kësaj, është t'i thuash jo historisë dhe së ardhmes. Jam i sigurt se kjo do të na bëjë bashkë të gjithëve, herët më shumë sesa vonë. Nuk është e thënë të biem dakord për gjithçka. Qëndrimi ynë në raport me Kosovën karshi Serbisë nuk ndryshon, është i qartë", tha Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania