Panorama (Albania)

Tabaku: Shqipëria, në listën gri të vendeve për pastrimin e parave

-

Përfshirja e Shqipërisë sërish në listën gri të vendeve sa i përket pastrimit nga Task- Forca Financiare e MONEYVAL, ka sjellë reagimin e opozitës. Ishte ish- deputetja Jorida Tabaku, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka cilësuar këtë lajm si një fatkeqësi, që tregon vullnetin politik të maxhorancë­s së sotme për ta luftuar këtë fenomen. Sipas Tabakut, bumi i ndërtimeve në dy vitet e fundit dhe raportet e Guardia di Finanza për trafikun e drogës, janë tregues edhe të këtij vlerësimi për pastrimin e parave në Shqipëri. "Shqipëria në listën gri të pastrimit të parave. Fatkeqësis­ht, dje Shqipëria është vendosur në zonën gri nga Moneyval, institucio­ni që merret me shqyrtimin e vendeve ku pastrohen paratë. Jemi vendi i vetëm në Europë që jemi përfshirë në këtë listë dhe kjo tregon që mekanizmat dhe vullneti politik për të luftuar paratë e pista mungon. Afërmendsh, milionat që shpenzohen sa nga ndërtimi e në fusha të tjera, droga që qarkullon në vend që prej shtatë vitesh me një volum qindra herë më të lartë, siç raporton edhe Guardia Di Finanza, janë prova të qarta", shkroi Jorida Tabaku në rrjetet sociale. Më tej, ajo thekson se lufta ndaj këtij fenomeni do të jetë një nga prioritete­t më të mëdha të Partisë Demokratik­e sapo të vijë në pushtet. Sipas saj, lufta kundër pasurive të krimit mund të bëhet shumë e fortë me anë të ligjit antimafia. "Lufta kundër pastrimit të parave të pista ka qenë një nga kauzat që PD- ja ka ngritur që në fillim, duke kërkuar angazhim serioz kundër një prej krimeve ekonomike më vdekjeprur­ëse për ekonominë, punësimin dhe shoqërinë. Këtij pushteti i mungon ky vullnet, sepse siç është vërtetuar, ai është i lidhur drejtpërdr­ejt me pastrimin e parave. Spektakli politik me zyrtarë të kamufluar që thërrasin emrat e të fortëve që më pas shpallen të pafajshëm, është pastrim figure dhe jo luftë ndaj krimit. Prandaj, PDja ka propozuar një ligj që do të luftojë deri në fund logjikën e sotme të ekonomisë së pastrimit të parave. Ligji antimafia do të luftojë jo vetëm oligarkinë për ta çliruar tregun nga duart e oligarkëve, por edhe do të mundësojë luftën ndaj pastrimit të parave. Me parimin ' ndiq paranë', ne do të mundësojmë sekuestrim­in e aseteve të vendosura nga krimi i organizuar, do të luftojmë në çdo ind të ekonomisë krimin ekonomik dhe do të vendosim përpara drejtësisë fajtorët", shkroi ishdeputet­ja demokrate.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania