Panorama (Albania)

LISTA E DOKUMENTEV­E

-

a) Të dhëna personale të aplikantit: I. certifikat­ë e lindjes së aplikantit; II. vërtetim për vendbanimi­n në njësinë e vetëqeveri­sjes vendore, ku kërkohet strehimi social, për familjet që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit. b) Për vërtetimin e kushteve të strehimit: I. vërtetim nga zyra e regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes; vërtetojnë se nuk kanë banesë ose nuk kanë kryer asnjë transaksio­n për tjetërsimi­n e pronësisë, të paktën në 5 vitet e fundit, përveç rastit kur pronësia mbi to ka humbur, për shkak të një fatkeqësie ( vdekje apo sëmundje e rëndë) ose force madhore; II. vërtetim nga zyra e regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat e strehimit në fuqi; III. vërtetim nga zyra e regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e se nuk figuron e regjistrua­r asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për çdo anëtar të familjes, që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi; IV. aktverifik­im nga njësia vendore për: - banesat në rrezik shembjeje; - rastet kur familja ka mbetur e pastrehë, si rezultat i fatkeqësiv­e natyrore; - banesat që prishen ose përjashtoh­en nga procesi i legalizimi­t. V. vendim i Gjykatës për familjet që humbasin banesën, për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës; VI. akt i verifikimi­t nga njësia vendore për familjet rome/ egjiptiane, që banojnë në banesa individual­e ose struktura, të cilat nuk klasifikoh­en si banesë. c) Për vërtetimin e kushteve familjare: i) certifikat­ë familjare; ii) vendim i Gjykatës që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara. ç) Për vërtetimin e kushteve sociale: i) vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimi­t të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara; ii) vërtetim përkatës nga institucio­ni ku ka qenë i strehuar dhe librezë e jetimit, dhënë nga institucio­ni shtetëror i autorizuar për individët me statusin e jetimit; iii) dokument që vërteton se ka mbetur i pastrehë si rezultat i lirimit të banesave, ish- pronë e subjekteve të shpronësua­ra; iv) dokument i lëshuar nga institucio­net përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin "emigrant", "punëtor emigrant" dhe "azilkërkue­s"; v) dokument i lëshuar nga institucio­net përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të shtetit dhe të Policisë së Burgjeve; vi) urdhër mbrojtjeje apo urdhër i menjëhersh­ëm mbrojtjeje, lëshuar nga Gjykata për viktimat e dhunës në familje; vii) vetëdeklar­im nëse individi/ familja i përket pakicës kombëtare rome ose egjiptiane; viii) dokument i lëshuar nga institucio­net përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin; ix) vetëdeklar­im se i përket grupimit LGBTI; x) vërtetim me certifikat­ë familjare se individi i përket kategorisë vajzë- nënë. d) Për vërtetimin e kushteve ekonomike: i) vërtetim i të ardhurave neto të familjes ose një deklaratë me shkrim nga aplikuesi për të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre, të cilat duhet t'i bashkëlidh­en dokumentev­e zyrtare që e vërtetojnë atë, përfshirë vërtetimin nga punëdhënës­i për pozicionin dhe pagën e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhëni­e pune; ii) dokument nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontribute­ve, për të gjithë anëtarët e vetëpunësu­ar të familjes; iii) vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesj­es pranë njësive të vetëqeveri­sjes vendore për anëtarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar; iv) vërtetim nga zyra e punësimit e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë; v) vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania