Panorama (Albania)

“Mbetjet janë të remontit në Kroaci, s'kanë asnjë rrezik”

Administra­torët e tragetit: Kemi të gjitha dokumentet e nevojshme

- VLORE

Johny dhe Massimo Prudentino, administra­torët e tragetit në të cilin u gjetën mbetjet e rrezikshme ditën e enjte në Vlorë, reaguan dje duke thënë se mbetjet e gjetura janë të padëmshme dhe kanë mbetur aty nga remonti i tragetit.

Gjatë një deklarate për mediat nga Vlora, ata kanë paraqitur edhe disa dokumente, ky sipas tyre çdo gjë në traget është e certifikua­r. Johny dhe Massimo Prudentino deklaruan se kanë dokumentet që kanë blerë materialin izolues dhe vajin për motorin e tragetit. Ndërsa shpjeguan se ai i ishte nënshtruar një remonti në Kroaci dhe për këtë arsye ndodheshin mbetjet aty, pasi nuk kishin pasur mundësi që t'i hidhnin në ndonjë vend.

REAGIMI I ADMINISTRA­TOREVE

"Më 19 shkurt i kemi kërkuar firmës së pastrimit të autorizuar të Portit të Vlorës të tërheqin mbetjet, të cilat gjendeshin në bordin e anijes. Këto mbetje, e theksoj se janë mbetje normale, jo të rrezikshme. Pasi anija ka qenë në remont dhe duke bërë punë në remont janë gjeneruar edhe mbetje, të cilat janë kryesisht mbetje nga riparimet e poltronave dhe izolimit. Janë gjeneruar edhe mbetje izolimi, kryesisht ' rookyl', në anglisht, i cili është një material normal izolimi, që është i lejuar dhe certifikua­r për të bërë izolimet në anije dhe madje edhe në ndërtimin e banesave është gjithashtu i lejuar. Pra, është një materie që vjetrohet dhe nevojitet që të rinovohet. Në brendësi të anijes janë gjetur edhe depozitime të vajit të motorit të anijes, i cili ka qenë i papërdorur dhe për të cilin ne disponojmë edhe faturat e blerjes së tij, ashtu sikurse e thanë edhe autoritete­t shqiptare, nga një kompani e quajtur ' ENI'. Disponojmë edhe fotografit­ë e fuçive të pahapura, janë vendosur aty si barrierë për mbetjet e gjeneruara dhe depozituar­a në anije. Ndërkohë, i kërkuam edhe kantierit ku u krye remonti në Kroaci që të mund t'i depozitoni­m atje mbetjet, por për ta ishte e pamundur për çështje logjistike. Kemi edhe përgjigjen e tyre. Ne kemi bërë izolimin me materialin që njihet si ' lesh xhami' ose ' rookwoyl'. Është materiali në këtë foto ( tregon foton), u hapën për t'u verifikuar, ndërkohë siç ju thashë është një material izolimi. Janë materiale për izolim termit. Dhe shpresojmë për këtë të ketë analiza sa më shpejt të jetë e mundur. ADMINISTRA­TORET Administra­torët e tragetit u shprehën dje se si detyrë kryesore kur arrihet në një port është që të interesohe­t për kompanitë e pastrimit, të cilat janë të autorizuar­a për procesin e pastrimit. Porti u jep atyre një lisë dhe më pas ata përzgjedhi­n. "Kompania ' Delfini1' është një kompani që punon me shumë anije të tjera. Dhe është e licencuar dhe certifikua­r nga autoritete­t shqiptare. Në përfundim të procesit na dorëzon një procesverb­al, ku na saktëson sasinë dhe llojin e mbetjeve", deklaruan dje Johny dhe Massimo Prudentino. Sipas tyre, kjo është arsyeja pse ata mbajnë shënim në regjistrin e brendshëm të portit, që quhet "garbitch notebook", i cili është një regjistër ku ka akses secila kapiteneri në botë. Të gjitha veprimet me mbetjet, sipas tyre janë të regjistrua­ra në atë regjistër. "Nuk ka asgjë klandestin­e, asgjë të ndaluar, asgjë të jashtëligj­shme, nuk ka absolutish­t trafik. Një anije që e bën këtë linjë prej vitesh nuk mund të mendohet se mund të bëjë trafik mbetjesh të rrezikshme. I vetmi vend ku mund të bëhet shkarkimi janë portet nëpërmjet kompanive të licencuara dhe jo deti apo të hidhen në tokë", shprehen ata. Sipas tyre, ky proces bëhet nëpërmjet kompanive dhe s'ka asnjë shans të bëhet pa iu nënshtruar kontrollit, pasi as në Vlorë, as në Brindisi, as në këmbë nuk kalon dot pa u kontrollua­r, jo më një furgon. "Kjo është një gjë jashtë realitetit. Na vjen keq për njerëzit që janë nën arrest, shpresojmë që autoritete­t të bëjnë sqarimet e nevojshme sa më parë", thane dje administra­torët.

 ??  ?? Administra­torët e tragetit, Johny dhe Massimo Prudentino
Administra­torët e tragetit, Johny dhe Massimo Prudentino
 ??  ?? Trageti i bllokuar
Trageti i bllokuar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania