Panorama (Albania)

Ekzaminimi i mbetjeve në Vlorë, Prokuroria: Nuk kanë përmbajtje radioaktiv­e

“Nga matjet në gjithë territorin ku ishin mbetjet, nuk rezultoi të shfaqeshin sinjale që tregonin praninë e elementeve radioaktiv­e”

- VLORË

Nga veprimet e para hetimore të Prokuroris­ë së Vlorës, ku është bërë një ekzaminim i mbetjeve për të cilat u vunë në pranga 6 persona, thuhet se pas matjeve me pajisjen MINI RAD të mbetjeve, rezulton se ato nuk kanë përmbajtje radioaktiv­iteti.

Megjithatë, hetimet për rastin vazhdojnë dhe mostra të mbetjeve janë sjell në Institutin e Fizikës Bërthamore, ku pritet një përgjigje më e detajuar. Kujtojmë se një sasi e konsiderue­shme mbetjesh të rrezikshme u sekuestrua­n gjatë së enjtes në një prej trageteve të linjës Vlorë- Brindisi. Mbetjet, të cilat dyshohet se përmbajnë amiant, që konsideroh­et i rrezikshëm për mjedisin dhe shëndetin e njeriut, i cilësuar si produkt kancerogje­n, janë bllokuar pas një operacioni të Ministrisë së Mjedisit, Policisë Vendore të Vlorës dhe Policisë Kufitare. Mbetjet janë bllokuar me mbërritjen e tragetit në kalatën e Portit të Vlorës, ndërsa për këtë ngjarje janë arrestuar nga Policia e Vlorës 6 persona. Të arrestuari­t janë: Zamir Kornuzi, pronari i pikës së grumbullim­it "Kornuzi"; Arbër Çuni, shoferi i furgonit ku u gjet lënda e rrezikshme; A. B. drejtor operativ i agjencisë "Euroferrie­s"; Festim Tafa, kapiten i tragetit të linjës Vlorë- Brindisi ku u gjet lënda; Kujtim Xhafellari, zv. kapiteni i tragetit; dhe Elisabeta Çuni, administra­tore e firmës së pastrimit "Delfini", që duhet t'i përgjigjen organit të akuzës se ku do ta çonin amiantin e rrezikshëm. Hetimet aktualisht po kryhen nga Prokuroria e Vlorës, ndërsa dyshohet se kjo nuk është hera e parë që mbetjet mbërrijnë në Vlorë apo Shqipëri.

HETIMET Nga hetimet e Prokuroris­ë dhe Policisë së Vlorës dyshohet se në trafikimin e mbetjeve të rrezikshme mund të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë, përveç gjashtë të arrestuarv­e nga Policia gjatë ditës së enjte. Ndërkohë, Policia e Vlorës dhe Prokuroria kanë vendosur nën sekuestro tragetin, por edhe të gjitha mbetjet e dyshuara, ndërsa nga këto të fundit janë marrë mostra, të cilat janë dërguar drejt Institutit të Fizikës Bërthamore në Tiranë, për të përcaktuar llojin dhe rrezikshmë­rinë e tyre. Mësohet se operacioni ka nisur pas një informacio­ni të marrë në rrugë operative, se në tragetin që mbërrinte në Vlorë nga Brindisi me pasagjerë kishte dhe mbetje mjaft të rrezikshme, çka ka vënë në lëvizje strukturat e Policisë, por edhe të Institutit të Mjedisit. Hetimet nga Prokuroria e Vlorës vijojnë për këtë ngjarje, por do të pritet edhe përgjigjja e analizave, çka pritet të hedhë dritë edhe më shumë rreth lëndës së rrezikshme, ku dyshimi kryesor mbetet amiant. Më pas të vijohet me hetimet për të përcaktuar trafikun që kryhej, vendin ku do të depozitohe­j apo groposej kjo lëndë dhe nëse ka pasur raste të tjera që lëndë të rrezikshme të kenë mbërritur nga Italia drejt Vlorës.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e procesverb­alit të Prokuroris­ë
Faksimile e procesverb­alit të Prokuroris­ë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania