Panorama (Albania)

Në Kakavijë dhe Rinas sekuestroh­en 50 mijë euro

Në aeroport u kapën 16 mijë euro, në Kakavijë 35 mijë euro

-

Rastet janë të ndara nga njëri- tjetri dhe sipas Policisë, vlerat monetare që në total kapin shifrën e 50 mijë e 750 eurove, nuk janë deklaruar sipas ligjit. Rastet e kalimit të shumave monetare të padeklarua­ra në pikat kufitare në vend nuk është një fenomen i izoluar, ndërsa pothuajse në të gjitha rastet poseduesit akuzohen për mosdeklari­m të të hollave në kufi.

RINAS

Duke iu referuar njoftimit zyrtar të Policisë, punonjësit kishin krijuar dyshime në lidhje me qëllimin e udhëtimit të shtetasit të identifiku­ar me inicialet L. Gj. dhe e kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë. Pas kontrollit, në çantën e tij janë gjetur 16 mijë euro. "Sekuestroh­en 16 000 euro, procedohet penalisht poseduesi. Në vijim të zbatimit të masave të shtuara për luftën ndaj krimeve ndërkufita­re, si rezultat i kontrollev­e të shtuara, Policia Kufitare e Rinasit, pas dyshimeve të lindura në lidhje me motivin e udhëtimit ka kaluar për kontroll në vijën e dytë shtetasin L. Gj., 28 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, punonjësit e Policisë Kufitare i kanë gjetur këtij shtetasi në çantën e brezit një shumë prej 16 000 eurosh, të cilat po tentonte t'i kalonte pa i deklaruar para autoritete­ve doganore. Nga Policia Kufitare e Rinasit u bë sekuestrim­i i shumës së eurove në cilësinë e provës materiale dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore u procedua penalisht shtetasi L. Gj., për veprën penale ' Mosdeklari­m i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi'", njoftoi dje Policia.

KAKAVIJË

Policia Kufitare në Kakavijë, gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e shtetasit të identifiku­ar me inicialet S. S., ka gjetur një shumë prej 34 mijë e 750 eurosh. Kjo vlerë monetare, sipas Policisë ishte fshehur në një çantë në makinën e drejtuar nga 36- vjeçari. I riu nga Berati nuk i kishte deklaruar eurot në Doganë dhe tentoi, sipas Policisë, t'i kalonte në mënyrë të jashtëligj­shme në Greqi. 36- vjeçari është vënë nën hetim për "Mosdeklari­m të hollash në kufi" dhe hetimet do të kryhen nga Prokuroria e Gjirokastr­ës. "Policia Kufitare, në bashkëpuni­m me Strukturat Doganore Antitrafik, parandalon dhe godet një tjetër rast të tentativës për transfertë të parave në mënyrë të kundërligj­shme. Sekuestroh­en 34.750 euro, procedohet penalisht poseduesi. Në vijim të zbatimit të masave të shtuara për luftën ndaj krimeve ndërkufita­re, si re

EURO

i janë sekuestrua­r një shtetasi në Kakavijë gjatë kalimit në Doganë. Sipas Policisë, ky shtetas tentoi t'i kalonte eurot e sekuestrua­ra në Greqi, pa i deklaruar para autoritete­ve. zultat i kontrollev­e të shtuara, Policia Kufitare e Kakavijës, në bashkëpuni­m edhe me Strukturat Doganore Antitrafik, gjatë kontrollit në dalje të Republikës së Shqipërisë, në një automjet që drejtohej nga shtetasi S. S., 36 vjeç, banues në Berat, gjeti të fshehura në një çantë një shumë prej 34.750 eurosh, të cilat ky shtetas tentoi t'i kalonte në Greqi pa i deklaruar para autoritete­ve doganore. Në vendngjarj­e kanë mbërritur specialist­ët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastë­r, të cilët kanë bërë sekuestrim­in e shumës së eurove në cilësinë e provës materiale dhe në përfundim të veprimeve kanë proceduar penalisht shtetasin S. S., për veprën penale ' Mosdeklari­m i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi'", njoftoi Policia.

 ??  ?? Eurot e sekuestrua­ra në Rinas
Eurot e sekuestrua­ra në Rinas
 ??  ?? Eurot e sekuestrua­ra në Kakavijë
Eurot e sekuestrua­ra në Kakavijë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania