Panorama (Albania)

Makina me sirianë bie në humnerë, 2 të vdekur e 8 të plagosur

-

GRAMSH - Ka dështuar në mënyrë tragjike tentativa e trafikimit të disa shtetasve sirianë në drejtim të vendeve të BEsë, të cilët ishin futur ilegalisht në territorin shqiptar. Automjeti që po i transporto­nte ata drejt veriut të vendit është aksidentua­r, duke përfunduar në greminë. Raportohet se dy persona kanë mbetur të vdekur dhe 8 të tjerë janë plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 22: 00, 3 kilometra larg nga Gramshit, në vendin e quajtur ish- depot ushtarake ose Çekrez. Për të shmangur kontrollet e mundshme nga ndonjë patrullë Policie në rrugët kryesore, trafikantë­t kanë zgjedhur rrugët e Gramshit, ku ndodhi dhe aksidenti. Për pasojë, shoferi që dyshohet se është shtetas shqiptar dhe një pasagjer shtetas sirian kanë mbetur të vdekur në vend.

Ndërsa 8 të tjerët kanë mbetur të plagosur dhe janë transportu­ar me urgjencë drejt spitalit. Viktimat dhe të plagosurit dyshohet të jenë sirianë, që e kanë përdorur Shqipërinë si transit për të dalë në vendet e BE- së. Automjeti me të cilin po udhëtonin 10 persona, përfshirë dhe shoferin, ishte një fuoristrad­ë tip “Mercedes Benz ML” dhe dyshohet se për shkak të errësirës ka dalë nga rruga, duke rënë në humnerë në fshatin Çekrez të Gramshit. Burime të rezervuara nga Policia e Elbasanit thanë mbrëmë se një nga viktimat dhe të plagosurit dyshohet të jenë sirianë, që e kanë përdorur Shqipërinë si transit për të dalë në vendet e BE- së. Dyshohet se ata ishin futur ilegalisht në afërsi të Korçës dhe po udhëtonin drejt Shkodrës, nga ku më pas dyshohet se do të kalonin po në mënyrë ilegale drejt Malit të Zi. Megjithatë, të paktën deri në orët e vona të mbrëmjes, ende nuk ka pasur një informacio­n zyrtar nga ana e Policisë së Shtetit. Ndërsa burimet thanë se në vendngjarj­e kanë mbërritur forca të Policisë dhe Ambulanca dhe ekspertët po kryejnë veprime për të saktësuar shkaqet e aksidentit.

 ??  ?? Paratë dhe armët e sekuestrua­ra
Paratë dhe armët e sekuestrua­ra
 ??  ?? Një nga të plagosurit
Një nga të plagosurit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania