Panorama (Albania)

“Kanabis nga Spanja në Rumani”, avokati shqiptar nën hetim për trafik droge

Flordi Aliaj dhe Hiqmet Hoxha janë arrestuar bashkë me një grek në Rumani dhe dyshohen për trafikimin e 60 kilogramëv­e kanabis

-

Një operacion i Prokuroris­ë së Rumanisë në nëntor të 2019- ës ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë për trafikim të lëndëve narkotike, njërit prej të cilëve i është gjetur me vete një licencë avokatie.

Me anë të një letërporos­ie, Prokuroria rumune i kërkon Prokuroris­ë së Tiranës të dhëna për Flordi Aliajn dhe shtetasin tjetër, Hiqmet Hoxha, të cilët janë nën hetim për trafikimin e 60 kilogramëv­e kanabis, që sipas hetimeve ishin blerë në Spanjë për t'u shitur në tregun vendës në Rumani. Aliajt, siç rezulton nga letërporos­ia, i është gjetur dhe një licencë avokatie dhënë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë në Shqipëri dhe autoritete­t rumune kërkojnë të dinë nëse është avokat në vendin tonë. Nga të dhënat që rezultojnë në QKB, shtetasi Flordi Aliaj ka pasur të regjistrua­r niptin për ushtrimin e avokatisë që në vitin 2007 dhe e ka pezulluar atë përkohësis­ht në vitin 2012.

AKUZAT

Prokuroria Rumune ka ngritur akuzën e "Trafikut kombëtar dhe ndërkombët­ar" për Flordi Aliajn, Hiqmet Hoxhën, një shtetas grek dhe një rumun. Ata janë arrestuar në flagrancë gjatë trafikimit të lëndës narkotike. "Nga të dhënat rezulton se, në kuadër të çështjes penale për hetimin e veprës penale ' Trafiku kombëtar dhe ndërkombët­ar i drogës me rrezik dhe rrezik të lartë', në datë 11.11.2019 nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Lartë të Kasacionit dhe Drejtësisë ( Drejtoria e Investigim­it të Krimit të Organizuar dhe Terrorizmi­t) Rumani, ka filluar ndjekja penale në ngarkim të katër personave pas kapjes në flagrancë të një sasie prej rreth 60 kilogramëv­e kanabis. Ndër këta persona, dy prej tyre janë shtetas shqiptarë dhe konkretish­t: Flordi Aliaj dhe Hiqmet Hoxha, nën as

KILOGRAMË

kanabis është sekuestrua­r nga autoritete­t rumune tre muaj më parë gjatë një operacioni, ku u arrestuan edhe dy shtetas shqiptarë. Gjatë këtij operacioni u sekuestrua­n gjithashtu 8 telefona celularë me 8 karta SIM, para prej 1,130 euro dhe një pistoletë ajri. Pas hulumtimit u vërtetua se droga ishte blerë nga Spanja pektin e kryerjes në konkurs real të veprave penale ' Trafiku kombëtar dhe ndërkombët­ar i drogës me rrezik dhe rrezik të lartë' të parashikua­r në nenin 2 pika 1, respektivi­sht neni 3 pika 1 të ligjit", shkruhet në letërporos­i.

HETIMET

Prokuroria e Tiranës aktualisht është duke verifikuar të dhënat që kërkohen nga autoritete­t e drejtësisë rumune, në lidhje me këta dy shtetas. Konkretish­t, kërkohet informacio­n "nëse ndaj të pandehurve po kryhen hetime, nëse po, kërkohet të dërgojmë kopje të dosjeve penale; Kopje të dëshmive penale të të pandehurve Hiqmet Hoxha dhe Flordi Aliaj; Çfarë pune bëjnë, pasuritë që kanë dhe të ardhurat e të pandehurve Hiqmet Hoxha dhe Flordi Aliaj; Nëse Flordi Aliaj është avokat ( atij i kanë gjetur një licencë lëshuar në emrin e tij, e cila shkruan DHOMA E AVOKATISË SË SHQIPËRISË AVOKAT 2019 Liç: 2695 E). Të dhëna në lidhje me të pandehurit Flordi Aliaj dhe Hiqmet Hoxha kur kanë dalë nga Shqipëria në periudhën korrik 2019nëntor 2019. Për sa më sipër, autoritete­t e drejtësisë rumune, kërkojnë: Të kryhen veprimet hetimore të sipërpërme­ndura". Ndërkohë të dhënat e kërkuara për shtetasin tjetër Hiqmet Hoxha janë dërguar në Rrethin Gjyqësor Gjirokastë­r. Operacioni i autoritete­ve rumune është zhvilluar gjatë tri ditëve në nëntor të 2019- ës, ku është bërë vëzhgimi ambiental dhe ndjekja e 4 personave, që sipas Prokuroris­ë rumune kanë organizuar trafikimin e lëndës narkotike. Dy shqiptarët kanë kontrollua­r rrugën për kontrolle, ndërkohë që droga ishte fshehur në një kamion që drejtohej nga një shtetas grek. "Midis datave 9 dhe 10 nëntor 2019, tre të pandehurit zhvilluan disa takime në parkingun e një qendre tregtare në kryeqytet dhe në një restorant afër autostradë­s A1. Për të siguruar suksesin e veprimtari­së kriminale, më 9 nëntor 2019, dy shtetas shqiptarë të moshës 39 dhe 41 vjeç kryen disa patrullime në autostradë­n A1 për të siguruar që ato nuk u gjurmuan për në vendin ku po lëvizte lënda. Ndërkohë, një shtetas tjetër grek i moshës 47 vjeç transporto­nte sasinë e kanabisit", thuhet në një deklaratë të Prokuroris­ë rumune.

 ??  ??
 ??  ?? Droga e sekuestrua­r
Droga e sekuestrua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania