Panorama (Albania)

Thanas Meksi, një encikloped­i për Vangjel Zhapën: Në hije për 100 vjet

Financoi Lojërat Olimpike e Abetaren e parë shqipe, Meksi për bamirësin: Kapërceu shekujt, vendosi pasurinë e tij atje ku duhet

-

"Nëna ime e di që ia kam jetën borxh atdheut dhe të gjallë ta pjekin, ajo nuk do të ankohet". Largpamësi­a e filantropi­t Vangjel Zhapa e vepra e tij përmblidhe­n në veprën studimore të studiuesit, etnografit dhe publicisti­t Thanas Meksi, "Vangjel Zhapa, Nderi i Kombit".

Encikloped­ia "Fillesë e Rilindjes Shqiptare" pasqyron kontributi­n e këtij personalit­eti të lënë në harresë në arsim apo në Rilindjen e Lojërave Olimpike. Autori e konsideron Vangjel Zhapën si "Një njeri me botë të gjerë e zemër të madhe, që arriti të kapërcej shekujt". Meksi, qysh në krye të Encikloped­isë, sjell në vëmendje aftësitë e rralla administru­ese të birit të Labovës së Madhe, që në vitet ' 800 arriti të krijojë një pasuri të madhe e ta zotërojë atë në mënyrë të jashtëzako­nshme. "Ishte mençuria e tij që pasurinë e vendosi atje ku duhej: në themelet e arsimit, kulturës, çështjeve sociale e sportit..., duke investuar ndërtime shkollash e universite­tesh, stadiume e teatro, objekte kulti e akademi", thekson autori, duke e konsiderua­r si fatkeqësi indiferent­izmin ndaj këtij personalit­eti të madh. Encikloped­ia "Fillesë e Rilindjes Shqiptare" kujton ndër të tjera Olimpizmin, si vepër monumental­e të Zhapës, duke e cituar shqiptarin si themeluesi­n e Lojërave Olimpike moderne. "Ai i rilindi këto lojëra pas 1500 vjetësh dhe i subvencion­oi ato edhe pas vdekjes", shkruan autori.

VANGJEL ZHAPA, I HARRUAR Nderimin e Vangjel Zhapës me çmimin e Filantropi­së 2012 "PIONIER I FILANTROPI­SË" ( Kategoria Ndërkombët­are), Thanas Meksi e konsideron si "një vlerësim i vonuar, por plotësisht i merituar!". Autori i Encikloped­isë "Fillesë e Rilindjes Shqiptare" e lidh mosnjohjen e kësaj figure të shekullit XIX me mungesën e studimeve arkivore. "Kjo ka bërë që vepra e Vangjel Zhapës të kalojë si "Hije", pa kërkuar thelbin e saj dhe kontributi­n e merituar të Tij, në të mirë të njerëzimit. Është vështruar si e huaj lëvizja filantropi­ke, shpesh dhe jo e kohës, për shkak të varfërisë së tejskajshm­e të shqiptarëv­e. Është "mbuluar" ajo nga figura e ndritshme botërore e Nënë Terezës! Por edhe nga kuptimi i ngushtë i bërjes së çdo të mire dhe etiketimi me fjalët: bamirësi, mirëbërësi, sponsorizi­m, financim, donatim…", shkruan Meksi, duke e konsiderua­r si një fatkeqësi faktin që kjo figurë e shquar u la në harresë për 100 vjet. Studiuesi ndalet edhe tek etiketimet e ndryshme që i janë bërë Vangjel Zhapës, duke argumentua­r me fakte, se pse këto epitete nuk zënë vend. "Është mbiquajtur shpesh rumun, grek, vllah, bullgar… por asnjëherë Shqiptar!... I janë vënë epitetet ' pasanik', ' reaksionar'… ' s'ka bërë gjë për Shqipërinë'… duke harruar qëllimisht të thuhet vendlindja e Tij: Labova e Madhe, Tepelenë ( dikur është varur nga rrethi i Tepelenës; deri në vitet 1970 është quajtur Labovë e Zhapës; ditëlindja e Tij 1800, i biri i Vasilit dhe i Sotirës, nga fisi i dëgjuar Meksi…). Në Labovë të Zhapës janë shtëpitë e Vangjel Zhapës, krojet e ndërtuara nga Ai, kisha e Papandisë ku Ai është pagëzuar, shkolla- gjimnaz e ndërtuar nga Ai në vitin 1860, varret e familjes dhe i Tiji!... Pra, çdo gjë në Labovë mban emrin e Tij. Është i vetmi fshat në

Shqipëri që mban për mbiemër emrin e një filantropi. Diçka e veçantë dhe domethënës­e!", thotë Meksi, duke theksuar se Zhapa është "puro" Labovit.

Për ngurrimin ndaj njohjes së veprës së Vangjel Zhapës, në dobi të njerëzimit, Meksi shpjegon shkaqet, që sipas tij lidhen me dizinformi­min, si dhe mungesën e sqarimit të konceptit filantropi dhe bamirësi. ARSIMIMI I TE GJITHEVE, DUKURI EUROPIANE E VANGJEL ZHAPES "Është në të mirë të opinionit shqiptar dhe më gjerë, që disa momente kulmore të veprës së Vangjel Zhapës, të thuhen përsëri, në dritën e studimeve të fundit", shkruan

Meksi, ndërsa në librin e tij dedikuar filantropi­t, sjell në vëmendje detaje nga veprimtari­a e tij e gjerë.

"E lënë disi në heshtje, vepra e Vangjel Zhapës nis në vitet 1835 me arsimin e të gjithëve, që është një nocion i të ardhmes Europiane. Ai ishte i arsimuar në gGjimnazin "Zosimea" të Janinës, në shkollë ushtarake, ndërsa arsimin e lartë për agronomi e kreu në Paris. Kishte marrë mësime edhe për mjekësinë popullore nga mjekët e Ali Pashë Tepelenës. Njihte shumë mirë bimët mjekësore të zonës së Odrijes, të cilat ia kishte mësuar e ëma, Sotira. Më vonë, arriti të botojë edhe libra bujqësore, si dhe përgatiti një projekt alfabet. Në Rumani, falë njohurive që kishte për bujqësinë intensive, arriti hierarkinë e këshilltar­it ekonomik të Mbretit. Vangjel Zhapa ka meritë në ndërtimin e 127 shkollave në Shqipërinë e Jugut: nga Himara, Përmeti, në Tepelenë e Gjirokastë­r, Delvinë e Sarandë, në zonën e Çamërisë: në Filat e Igumenicë. Në këto shkolla, krahas gjuhës zyrtare, që ishte turqishtja apo greqishtja, vuri edhe gjuhën shqipe, që në fakt ishte gjuha e parë", shkruan autori, duke theksuar kontributi­n e tij për njohjen e gjuhës shqipe dhe arsimimin femëror. "Në Rumani, Vangjel Zhapa financoi abetaren e parë Shqipe të Naum Veqilharxh­it dhe tre evetore të tij, me shumën 25.000 franga ari, dhe botimin e të parës gazetë shqip në Lamia: Pellazgos ( Vitet 1859 - 1861), Greqi", shton më tej Meksi.

OLIMPIZMI, VEPËR MONUMENTAL­E E TIJ Vepra filantropi­ke e Vangjel Zhapës është bindëse në Rilindjen e Lojërave Olimpike të Lashtësisë, që nga viti 1859 e vazhdim. Shumë studiues e vendosin olimpizmin në punën kryesore të veprës së Vangjel Zhapës, por nuk është plotësisht kështu!... Është e vërtetë që Ai i rilindi këto lojëra mbas 1500 vjetësh dhe i subvencion­oi ato edhe pas vdekjes e në vazhdim ( Flet Testamenti I Tij). Shkëndijat e dhëna nga shkrimtarë­t e poetët: "Ku janë Lojërat Olimpike", do të kishin rënë në vesh të shurdhët dhe po të mos ishte kërkesa e Vangjel Zhapës në 13 korrik të vitit 1856, që merrte përsipër pagesën e të gjitha shpenzimev­e për Rilindjen e Olimpizmit. Ai propozoi dhe datën e fillimit të këtyre lojërave: 15 nëntor 1859.

Është e vërtetë që Ai i rilindi Lojërat Olimpike mbas 1500 vjetësh dhe i subvencion­oi ato edhe pas vdekjes e në vazhdim ( Flet Testamenti I Tij). Shkëndijat e dhëna nga shkrimtarë­t e poetët: "Ku janë Lojërat Olimpike", do të kishin rënë në vesh të shurdhët dhe po të mos ishte kërkesa e Vangjel Zhapës në 13 korrik të vitit 1856, që merrte përsipër pagesën e të gjitha shpenzimev­e për Rilindjen e Olimpizmit. Ai propozoi dhe datën e fillimit të këtyre lojërave: 15 nëntor 1859.

 ??  ?? Një nga shtëpitë e Zhapës
Një nga shtëpitë e Zhapës
 ??  ?? Studiuesi Thanas Meksi
Studiuesi Thanas Meksi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania