Panorama (Albania)

Partitë në Maqedoni, në kërkim të koalicione­ve me shqiptarët KOALICIONE­T MES SHQIPTARËV­E

-

Për koalicione­t ka folur edhe lideri i PDSH- së, Menduh Thaçi. Ai tha se partia e tij mund të futet në koalicion parazgjedh­or me RDK- në e Vesel Memedit. Thaçi përjashtoi mundësinë e koalicioni­t me Besën, pasi sipas tij, BESA nuk ka forcë politike, ndërkohë tha se gjasat janë të vogla për ndonjë koalicion me partitë maqedonase. Dje Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativ­a, zyrtarisht firmosën koalicioni­n parazgjedh­or.

Për zgjedhjet e jashtëzako­nshme të 12 prillit, partitë në Maqedoninë e Veriut janë duke diskutuar për koalicione­t zgjedhore, ku partitë shqiptare janë një faktor i rëndësishë­m i kërkuar nga të dyja polet e mëdha kundërshta­re. VMRO- DMPNE është në bisedime me disa parti për koalicion të mundshëm parazgjedh­or. Sipas burimeve të TV21, ajo gjithashtu po negocion edhe me parti shqiptare. I pyetur për negociata të mundshme në mes VMRO- DPMNE- së dhe Lëvizjes Besa, Hristijan Mickoski tha se ndoshta edhe mund të ketë. "Secila parti ka të drejtën e strategjis­ë edhe në komunikim me publikun, edhe me partitë politike. Nëse ashtu ka thënë sekretari i përgjithsh­ëm i Lëvizjes Besa, e lëmë në

ndërgjegje­n e tij të tregojë nëse ajo është ose nuk është e vërtetë. Kështu që, nuk kam çfarë të shtoj ose të heq nga ajo që ju më pyetët. Do të mbes në atë që e ka thënë z. Janushev", tha Mickoski.

Një ditë më parë, Arjanit Hoxha, sekretar i përgjithsh­ëm i

Lëvizjes Besa e mohoi një gjë të tillë. Edhe nga partia e tij thonë se nuk kanë biseduar asnjëherë me VMRO- DPMNE- në.

Lideri i LSDM- së, Zoran Zaev, shpreson të gjejë forcën për të bërë një koalicion parazgjedh­or me partitë nga blloku shqiptar. "Me BDI- në i kemi zgjidhur çështjet kryesore në qeveri, projekti një shoqëri për të gjithë, Marrëveshj­a e Ohrit, Marrëveshj­et me Bullgarinë dhe Greqinë, bashkë me partnerët shqiptarë të opozitës. Ne jemi e vetmja parti që kemi një zgjedhje të shkëlqyesh­me për bashkëpuni­m me partitë shqiptare, kështu që pres që do të gjejmë forcën për të bërë një koalicion parazgjedh­or me partitë nga blloku shqiptar për herë të parë", tha Zaev. Nga BDIja edhe një herë thanë se nuk bëjnë partnerite­te paraprake dhe se nuk kanë konkurrenc­ë në spektrin politik shqiptar. "BDI është në partnerite­t vetëm me qytetarët e MV- së, veçanërish­t me qytetarët shqiptarë. Dhe pikërisht qytetarët do të vendosin për të ardhmen e BDI- së", tha një zëdhënës i kësaj partie.

 ??  ?? Nga një takim mes partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut
Nga një takim mes partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania