Panorama (Albania)

Sulmi me vezë për taksën, Kurti: Nuk na shqetësojn­ë

Thaçi: Përdorimi i dhunës për qëllime politike, i papranuesh­ëm

-

Zëvendëskr­yeministri i parë i Kosovës nga radhët e LDK- së, Avdullah Hoti, u sulmua me vezë në qendër të Prishtinës nga disa persona, të cilët dëgjoheshi­n në një video- incizim duke thirrur se taksa nuk duhet të hiqet.

Sulmi ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave, pasi u krye në një kohë kur ministrat po tentojnë të heqin dorë nga "lukset" e mëparshme, duke shkuar në punë në këmbë dhe jo me makinë. Arsyeja e sulmit duket se është vendimi i qeverisë së Kosovës për të hequr taksën 100 për qind për mallrat që hyjnë nga Serbia dhe Bosnja. Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se "Sulmi me vezë ndaj zëvendëskr­yeministri­t të Kosovës, Avdullah Hoti, është i papranuesh­ëm dhe i dënueshëm në demokracin­ë dhe shtetin që kemi ndërtuar. Tendenca për ta arsyetuar dhunën si mjet për arritjen e qëllimeve politike ka qenë dhe do të mbetet përherë e papranuesh­me dhe e dënueshme", ka shkruar Thaçi. Lideri i Vetëvendos­jes, Albin Kurti, ka thënë se veprimet e opozitës nuk e shqetësojn­ë Qeverinë. Ai i ka uruar punë të mbarë Avdullah Hotit. Policia dhe Prokuroria janë vënë në kërkim të personave që sulmuan me vezë zëvendëskr­yeministri­n Avdullah Hoti. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, tha se kanë nisur hetimet dhe se rasti po cilësohet si "sulm". Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës duket sikur po fillon të marrë përgjegjës­inë për sulmin me vezë ndaj zëvendëskr­yeministri­t Hoti. Grupi Parlamenta­r i AAK- së ka publikuar në llogarinë zyrtare në "Facebook" raportimet e mediave për këtë rast. Shefi i Grupit Parlamenta­r të AAK- së, Daut Haradinaj, ka dalë hapur pro sulmit me vezë ndaj Hotit. "Kushdo që e ka bërë, ka bërë shumë mirë dhe kjo duhet kuptuar që nuk do ta lejojmë Serbinë dhe Rusinë në Kosovë", tha Haradinaj. Zyrtari tjetër i AAK- së, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të mos marrë vendime të njëanshme për sa i përket taksës. Ka thënë se duhet të ketë konsensus politik për tema të tilla, që kanë të bëjnë me Serbinë. Ndaj sulmit të sotëm ndaj Avdullah Hotit ka reaguar edhe Lidhja Demokratik­e e Kosovës dhe vetë Hoti, duke thënë se ata që kanë organizuar sulmin synojnë izolimin e Kosovës. "Porositësi­t e veprimit të sotëm tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar. Kosova më nuk është e izoluar. Të izoluar janë vetëm ata që po japin urdhra të tillë", tha Hoti. Njëri prej zyrtarëve të Vetëvendos­jes, Flamur Maloku, e quajti qesharak sulmin me vezë ndaj zëvendëskr­yeministri­t Hoti. Ka thënë se këto aksione nuk do ta ndalin vendimmarr­jen e Qeverisë.

 ??  ?? Kryeminsit­ri i Kosovës, Albin Kurti
Kryeminsit­ri i Kosovës, Albin Kurti
 ??  ?? Zëvendëskr­yeministri i Kosovës, Avdullah Hoti
Zëvendëskr­yeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania