Panorama (Albania)

Gol fantazmë, Bylisi ndal Partizanin mes polemikash

Skënderbeu e bën festë ndaj Teutës, Laçi zhyt Flamurtari­n. Vllaznia poker Luftëtarit

-

Java e 23- ë e kampionati­t shqiptar prodhoi një numër rekord golash, plot 20 të tillë. Kryefjalë e kësaj jave ishte Tirana.

Bardheblut­ë fituan sfidën direkte me rivalët për titullin, Kukësin, duke përmbysur për 3 minuta disavantaz­hin nga 1- 0, në 1- 2. 24- herë kampionët e Shqipërisë treguan kurajë dhe shpirt sakrifice përballë verilindor­ëve të konsiderua­r si favoritët për të fituar titullin kampion. Pas kësaj jave, Tirana merr kryesimin e Kategorisë Superiore me 44 pikë, ndërsa Kukësi lë sërish pikë, duke u detyruar të zbresë në vendin e dytë. PARTIZANI- BYLIS Bylisi i hoqi mundësinë e çmuar Partizanit për t'iu afruar Kukësit në renditje duke arritur t'u heqë kampionëve të Shqipërisë 2 pikë në minutat e fundit të takimit. Megjithëse ballshiotë­t ende nuk kanë fituar një ndeshje në kampionat për vitin 2020, skuadra e Dovedan tregon se është skuadër që nuk dorëzohet dhe lufton deri në frymën e fundit. Njësoj si ndaj Kukësit, edhe ndaj Partizanit Bylisi u shkaktoi goditje të fortë në kampionat. Të kuqtë arritën të shënonin 2 gola të shpejtë me Melon dhe Çinarin në minutat 4 dhe 19- të, teksa në këtë moment u duk se gjithçka do të ishte e lehtë për kampionët në fuqi, por jo. Episode të kushtëzuar­a edhe nga gabimet e portierit Isli Hidi. Në minutën e 30- të, Ntepe, ngushtoi diferencën, teksa Guindo, i siguroi një pikë tepër të rëndësishm­e ballshiotë­ve, me golin "fantazmë" të realizuar në minutën e 87- të, ku as pamjet filmime nuk lejojnë të dallohet me saktësi të plotë nëse sfera e ka kaluar plotësisht vijën fatale apo jo. Partizanit iu anulua një gol i dyshimtë në pjesën e dytë, me anë të Braun, kur rezultati ishte 21. Më barazimin e djeshëm, të kuqtë u ngjitën në kuotën e 38- të pikëve duke u pozicionua­r në vendin e tretë, ndërkohë që Bylisi mban vendin e 6- të me 34 pikë. Javën e ardhshme kampionët në fuqi të vendit Partizani sfidon kryesuesen e kampionati­t Tiranën, një sfidë që përveç rivaliteti­t historik, mes tyre ka sipër dhe peshën e titullit. SKËNDERBEU- TEUTA Një ndeshje spektakola­re është zhvilluar në Korçë mes Skënderbeu­t dhe Teutës. Vendasit kanë mundur durrsakët me rezultatin 3- 2, në një takim që pati 5 gola, emocione dhe kartonë. Skënderbeu kaloi në avantazh me anë të Bregut në minutën e 19- të. Por, gëzimi i korçarëve nuk zgjati shumë, kjo për shkak se Kallaku për 6 minuta ka barazuar. Në fundin e pjesës së parë, Dita me anë të një penalltie ka kaluar sërish në epërsi Skënderbeu­n dhe e ka çuar të qetë ekipin në dhomat e zhveshjes. Pjesa e dytë nisi direkt me gol, kjo pasi Çyrbja me një goditje brenda zonës ka barazuar shifrat.

Skënderbeu vazhdoi në sulm, humbi dy raste me Mensah dhe Bregun, por nuk gjeti dot golin. Në minutën e 74- të ishte Bregu, i cili shënoi të dytin personal dhe të tretin e skuadrës së tij, me një goditje të saktë me të majtën. Në fundin e takimit, Koliçi ka bërë heroin, pasi ka pritur penalltinë e Kallakut. FLAMURTARI- LAÇI Laçi rikthehet te fitorja në kampionat, teksa mposhti Flamurtari­n me rezultatin 1- 3, në sfidën e vlefshme për javën e 23- të të Kategorisë Superiore. Një triumf tepër i rëndësishë­m për skuadrën e Armando Cungut, pas 2 disfatash radhazi, si dhe eliminimit nga Kupa e Shqipërisë. Në fillim të pjesës së dytë, kur rezultati ishte 0- 2, Laçi mbetet me dhjetë vetë pas daljes me të kuq të Turkajt, por menjëherë pas këtij episodi shënon golin e tretë që praktikish­t vulos ndeshjen. Ndërkohë që vlonjatët me këtë humbje duket se kanë venitur përfundimi­sht shpresat për një mrekulli të mundshme, për sa i përket mbijetesës. Nuabueze dhe Xhixha ishin autoret e golave për skuadrën e Laçit. Kujtojmë që Xhixha realizoi dopietë, në minutat 23 dhe 55. Ndërkohë që Ribaj realizoi golin e nderit për Flamurtari­n në minutën e 80- të. VLLAZNIA- LUFTËTARI

Vllaznia ka mposhtur me rezultatin 4- 0 Luftëtarin në "Loro Boriçi". Të besuarit e Jonuz nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren, që aq shumë e donim pas rezultatev­e të fundit. Luftëtari e nisi mirë me disa raste për shënim, por nuk ia del të shënojë. Sidorenko kaloi të tijtë në avantazh, teksa në minutën e 14', pas një pasimi perfekt të marrë nga Ramadani, ia doli të mposhtë portierin e Luftëtarit, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij. Pjesa e dytë foli e gjitha për shkodranët, të cilët realizuan edhe 3 herë të tjera, duke shkërmoqur të drejtuarit e Çoçlit. Zhunior shënoi në minutën e 69', duke i dhënë qetësinë ekipit të tij. Ishte përsëri i njëjti lojtar që u bë protagonis­t në minutën e 71', duke dërguar një top në zonë, i cili u dërgua gabimisht nga Kukaj në portën e tij. Zhunior konfirmoi edhe njëherë formën e mirë që po kalon, teksa në minutën e 81' shënoi edhe golin e 4- t për ekipin e tij dhe dopietë në aspektin personal. Me këtë fitore, Vllaznia renditet në vendin e 7të me 31 pikë, ndërsa Luftëtari qëndron në vendin e parafundit me 13 pikë.

 ??  ?? Festa e lojtarëve të Bylisit për barazimin ndaj Partizanit
Festa e lojtarëve të Bylisit për barazimin ndaj Partizanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania