Panorama (Albania)

NIS FAZA E DYTE

Shtëpi me kredi të butë, kushtet për të qenë fitues Dokumentet që duhet të plotësohen për fazën e dytë. Aplikimet e hapura deri në 17 mars, ja gabimet që nuk duhet të bëni për të qenë fitues

-

I gjithë informacio­ni i dhënë në formularin e aplikimit për kredi të butë gjatë fazës së parë, do të duhet të vërtetohet me dokumentac­ionin përkatës në fazën e dytë të aplikimeve.

Gazeta disponon listën e plotë të atyre që kërkohen, për çdo rast specifik që kërkon të përfitojë nga programi. Marrëdhëni­a e punës ( e detyrueshm­e për aplikim) e bën të vështirë mbledhjen në kohë të të gjithë dokumentac­ionit të duhur për aplikantët, ndaj këshillohe­t që kjo gjë të nisë sa më parë, sipas tabelës përbri shkrimit. Aplikimet janë hapur përpara një jave dhe janë të hapura deri më 17 mars. Në këtë fazë, mjafton të jesh mbi 18 vjeç, pa shtëpi në pronësi dhe në marrëdhëni­e pune për t'u kualifikua­r. Pas kësaj, të gjithë qytetarët futen në sitën e detajuar të Komisionit të strehimit në Bashki, që kërkon përveç të tjerash edhe kohë në mbledhjen e dokumentac­ionit, i cili nuk gjendet i gjithi në portalin e qeverisë e- albania. E gjithë procedura, me gjithë shqyrtimin e dosjeve pritet të mbyllet në muajin qershor.

KUSHTET SPECIFIKE

Kushtet e strehimit, ato familjare, sociale dhe ekonomike do të duhet të vërtetojnë që një familje në Tiranë meriton të marrë shumën që varion nga 4.4 deri në 7.5 milionë lekë, në varësi të anëtarëve të familjes dhe strukturës së apartament­it që dëshiron të blejë. Për të vërtetuar se plotëson kushtin e parë, atë për strehimin, së pari nevojitet një akt nga zyra e regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e për çdo anëtar të familjes që nuk kanë banesë në pronësi. Por nuk është kaq e lehtë. Aplikuesit, as nuk duhet të kenë pasur pronë në 5- vjeçarin e fundit. Për raste specifike, si ata që preken nga fatkeqësit­ë natyrore apo janë në rrezik shembjeje, ndryshon çështja. Për të vërtetuar kushtet familjare, mjafton certifikat­a në gjendje civile. Nënat që kanë fëmijë në ngarkim dhe hyjnë në kategoritë potenciale për ta përfituar kredinë, duhet të kenë dhe vendimin e gjykatës për fëmijën/ t në ngarkim. Në kategorinë e kushteve sociale nevojiten disa të dhëna. Për ata me aftësi të kufizuara dhe jetimët, raporti përkatës. Emigrantët e kthyer, azilkërkue­sit apo punëtorët emigrantë kanë përparësi. Si të tillë, do të duhet të kenë dokumentin nga institucio­net përkatëse shtetërore. Pakicat kombëtare, vajzat kryefamilj­are dhe ata të LGBT duhet të vetëdeklar­ojnë. Në listën e kushteve ekonomike nuk mjafton që aplikanti të vërtetojë se të ardhurat familjarë ndodhen midis kufirit të të ardhurave minimale e maksimale që kanë përcaktuar bankat. Të papunët në familje duhet të kenë vërtetim nga zyra e punësimit që janë trajtuar si të tillë, të vetëpunësu­arit deklarimin nga Tatim Taksat për hedhjen e kontribute­ve.

PËRZGJEDHJ­A

Për të gjithë treguesit e mësipërm ka një sistem pikëzimi, mbi bazën e të cilëve vendosen ata më prioritarë­t. Në të katërtin vit të zbatimit të programit, prioritet i bashkisë vijojnë të jenë çiftet e reja ( shumatorja e moshës së të cilëve nuk i kalon të shtatëdhje­tat) duke qenë se janë më të shumtët në numër, si dhe shikohen si potenciale për të paguar gjithë kohëzgjatj­en e kredisë. Po ashtu janë dhe nënat kryefamilj­are dhe grupet e margjinali­zuara si romët dhe egjiptianë­t, të cilëve u është dhënë prioritet. Ata vlerësohen me më tepër pikë, pra kanë më tepër shanse për të qenë në listën e fituesve. Për të aplikuar, bashkia vendos kushtet e saj, me qëllim për të përzgjedhu­r ata që realisht kanë nevojë dhe meritojnë të jenë pjesë e skemës. Aktualisht, duhet të kesh jo më pak se 31 mijë lekë dhe jo më shumë se 115 mijë lekë të ardhura në familje. Nga ana tjetër, banka ka të tjera kritere, pasi kërkon të sigurohet që familja ka aftësinë përballues­e për shlyerjen e kësteve. Banka sigurohet që përfituesi të blejë në treg një banesë, vlera e së cilës mbulohet deri në 85% nga kredia dhe pjesa tjetër duhet të sigurohet nga familja. Periudha e shlyerjes së kredisë do të jetë për 35 vjet maksimalis­ht, përveç rasteve kur përfituesi do të dojë ta shkurtojë këtë kohëzgjatj­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania