Panorama (Albania)

“Pse nuk më informon për fejesën e djalit të Mehmet Shehut”, ish- shefi i Zbulimit rrëfen telefonatë­n e Enverit

PERLAT ÇAUSHI TREGON NE LIBRIN E TIJ SE ÇFARE NDODHTE NE ZYRAT E MINISTRISE SE BRENDSHME PAS FEJESES SE SKENDER SHEHUT E SILVA TURDIUT

- Feçor Shehu

Ndonëse kanë kaluar gati 40 vjet, fejesa e djalit të Mehmet Shehut, ish- Kryeminist­rit të Shqipërisë, me Silva Turdiun vazhdon të ngjallë kureshtje. Kjo për faktin se ishte pikërisht kjo lidhje e pazakontë për kohën, që shënoi edhe kapitullim­in e Mehmet Shehut. Në 18 dhjetor, ai vetëvritet dhe pak kohë më vonë, shpallet poliagjent. Në librin e tij “Kush e vrau Mehmet Shehun”, ish- kreu i Zbulimit të Jashtëm, në Ministrinë e Jashtme, Perlat Çaushi, merr në analizë faktet që kanë shënuar këtë ngjarje. Ai ndalet pikërisht aty ku ishin fillesat e dramës, te fejesa, te pretendimi i Enver Hoxhës për mosdijen mbi këtë fejesë dhe mes të tjerash, edhe për një telefonatë mes Enver Hoxhës dhe Feçorr Shehut, asokohe Ministër i Brendshëm, për të mbledhur informacio­ne mbi këtë çështje dhe atë që thuhej në popull për të. Interesant­e është edhe analiza që Enver Hoxha i bën autokritik­ës së Mehmet Shehut, të cilën e quan jo sipas frymës marksiste- leniniste. Ai nuk mund ta pranojë që në thelb të gabimit të Mehmetit të ishte “sentimenta­lizmi”, pasi sipas tij, Mehmeti nuk ishte sentimenta­l.

FILLESAT E DRAMËS Le të nisim duke parashtrua­r shkurtimis­ht atë që ndodhi... Aty nga mesi i vitit 1981, djali i kreut të qeverisë, Skënder Shehu, me miratimin e prindërve të tij, lidhi normalisht fejesën me Silva Turdiun, një vajzë e mrekullues­hme, nga një familje e nderuar intelektua­le. Fejesa u bë me miratimin e prindërve, Mehmet Shehut dhe gruas së tij, Fiqretes. Por familja e vajzës kishte disa “cene” të karakterit politik, jo të vogla, lidhur me një xhaxha dhe një dajë, që të dy të arratisur dhe me vendndodhj­e në Amerikë!

Kjo martesë do të ishte kryekëput në kundërshti­m me parimet e luftës së klasave. Aq më tepër që në këtë rast, babai i dhëndrit ishte jo dokushdo, por Kryeminist­ër dhe figura e dytë në Parti! Ishte pikërisht ai që po i shkelte ato parime.

Kjo lidhje shkaktoi komente dhe debate në popull, për shkak se rregullat e hekurta ideologjik­e e ndalonin një bashkim të tillë. Pavarësish­t thashethem­eve, që me siguri i kishte dëgjuar, i pari i vendit, Enver Hoxha, shkoi në shtëpinë e Mehmetit për ta uruar me rastin e kësaj fejese. Aty, Enveri dhe Nexhmija folën me nota pozitive për atin e vajzës, Qazim Turdiun, pedagogun e matematikë­s në universite­tin shtetëror.

Shtrohet pyetja: çifti Hoxha e dinte biografinë e asaj familjeje dhe megjithatë, burrë e grua nxituan për ta uruar fejesën dhe për ta bërë këtë të fundit një akt të pranuar?! Ka shumë të dhëna që ata duhet ta dinin, meqenëse Qazim Turdiu u kishte dhënë mësim edhe fëmijëve të çiftit. Gjatë vizitës, u shkëmbyen biseda të tilla që dëshmojnë se, qoftë Enveri, qoftë edhe Nexhmija, jo vetëm kishin dijenitë e plota rreth familjes Turdiu, por shprehën dhe konsiderat­a për të!

Veç këtyre, Drejtoria e Zbulimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, duke informuar herë pas here kreun e Partisë për veprimtari­në e emigracion­it politik jashtë shtetit, në raportet e saj kishte informuar edhe për vëllain e Qazimit, xhaxhain e vajzës, Ramazan Turdiun, një element aktiv në qasjet e tij antikomuni­ste.

Në popull, kjo ngjarje u bë tema e ditës. Nën zë shprehej habia se si qe bërë e mundur, që një pushtetar i ashpër dhe konservato­r si Mehmet Shehu, të pranonte një lidhje të tillë, në kundërshti­m flagrant me vijën ideologjik­e të Partisë së tij?!

Por, le të mos i paragjykoj­më dhe le të mos hamendësoj­më se çifti i parë i vendit, Enver dhe Nexhmije Hoxha, ishin në dijeni të “ceneve” të familjes Turdiu dhe qëllimisht e lanë që Mehmeti të shkiste në këtë gabim, për të gjetur më pas pretekstin për ta goditur atë. Drejtoria e Sigurimit të Shtetit, kundërzbul­imi, në mënyrë periodike i dërgonte Enver Hoxhës informacio­ne mbi “agjitacion­in dhe propagandë­n” dhe mbi parullat armiqësore që qarkulloni­n në popull. Ai informohej për gjithçka.

Por ç’ndodhte me komentet rreth fejesës që murmurites­hin dhe shkëmbehes­hin në mes të njerëzve të thjeshtë?

Një mëngjes, teksa ndodhesha në zyrën e ministrit të Punëve të Brendshme të asaj kohe, Feçor Shehut, tingëlloi zilja e telefonit sekret. Ishte Enver Hoxha, i cili me një nervozizëm të papërshkru­ar dhe duke folur me zë të lartë, i tha ministrit: “Ç’janë këto paçavure që më dërgon?!” Fjala ishte për buletinin që i dërgohej periodikis­ht të parit të vendit. “Përse nuk më bën me dije, ç’flitet në popull për fejesën e djalit të Mehmet Shehut, por më informon për broçkulla?!”.

Megjithëse Feçori m’u duk se pësoi tronditje nga ashpërsia e qortimit të eprorit të tij, pati guximin që t’i përgjigjej: “Shoku Enver, neve me platformë na ndalohet të mbledhim të dhëna për një anëtar partie të thjeshtë, pa marrë miratimin nga Partia, jo më për një anëtar të Byrosë Politike që është dhe Kryeminist­ër i vendit.”.

Fundi i bisedës, dua të them, atë çka tha Enveri, ishte tepër i ashpër dhe kërcënues. Dhe mbyllja e zhurmshme që i bëri telefonit nga zyra e tij, na dha një efekt ogurzi.

E përmenda këtë episod për të treguar se Enveri tashmë kishte dijeni, dhe e dha sinjalin se po priste me ngulm që t’i dërgonin materiale, jo vetëm për ngjarjen që kishte ndodhur, por diçka më shumë për shtrëngata­t që do të pasonin. Ministri, pa e vazhduar bisedën me mua, thirri në zyrë zëvendësin e tij dhe shefat kryesorë të Drejtorisë së Sigurimit për t’i transmetua­r porosinë për grumbullim­in e të dhënave mbi komentet që bëheshin në popull për fejesën e sikletshme. Sigurisht, kjo desh të thoshte, marrjen e një serie masash, ndër të tjera dhe orientimin që duhej t’i jepej rrjetit agjenturor. Pas një bisede të vështirë mes dy krerëve, Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhës, fejesa u prish. Enveri filloi t’i kërkonte llogari Mehmetit për këtë gabim të rëndë, në të cilin pat shkelur njeriu i tij më i afërt. Me kaq, ajo që ndodhi, edhe mund të mbyllej brenda për brenda Byrosë Politike, duke gjetur një formulë për konsum në popull dhe në parti. Kështu do të mund të ishin evituar ngjarjet që vijuan pas.

Por, me sa dukej, i pari i vendit nuk e dëshironte këtë zgjidhje. Sipas të gjitha gjasave, gjykuar dhe në zhvillimet e mëvonshme, ai nuk donte që t’i shpëtonte zogu nga dora, pra desh t’i shkonte deri në fund skenarit të tij, me fjalë të tjera, eliminimit të Kryeminist­rit të vendit. Kjo bëri që lideri i Partisë të mos parashikon­te dot të gjitha variantet e rrokullisj­es së ngjarjeve më vonë, aq më pak vetëvrasje­n. Meqenëse kjo ngjarje ndodhi në prag të Kongresit të 8- të Partisë, Enveri nuk e “gërvishti” më tej problemin, nga frika se një veprim i tillë mund të shkaktonte shqetësime gjatë këtij evenimenti. Pra, ai e la që me ngjarjen e pahijshme, të merrej pas kongresit. U fol se Mehmeti i pat kërkuar Enverit, që në kongres ta lejonte shokun e tij të armëve të bënte autokritik­ë për ndodhinë e papëlqyer, por shefi i Partisë nuk e lejoi, sepse një veprim i tillë do të devijonte punimet e Kuvendit të madh të Partisë. Dhe, më keq akoma, çështja mund të mbyllej me aq, zgjidhje të cilën Enveri nuk e dëshironte aspak. Siç u vu re nga të gjithë pjesëmarrë­sit në kongres, por dhe nga populli i thjeshtë, u duk fare hapur ngërçi mes dy të mëdhenjve. Këtë ngërç kongresist­ët nuk e përtypën dot lehtë, sepse ishin mësuar një jetë të tërë të dëgjonin për unitetin në Parti, aq më shumë në udhëheqjen e saj. Sikur të mos kishte ndodhur asgjë, Mehmeti, si edhe në kongreset e tjera, u zgjodh anëtar i Byrosë Politike. Por në Parti dhe në popull “kazani” vazhdonte të vlonte.

KRYEMINIST­RI KËRKON NDJESË Ashtu si në rastet e tjera analoge, Sekretari i Parë e dha sinjalin dhe nisi përpunimin e anëtarëve të Byrosë Politike, për të mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj Mehmetit. Dhe kjo u realizua në mbledhjen e Byrosë të mbajtur më 17 dhjetor 1981. Por përpara kësaj mbledhjeje, Mehmetit iu kërkua dy herë që të bënte autokritik­ë. Dhe Mehmeti iu bind kërkesës. Në parashtrim­et e tij të vetëfajësi­mit të parë, Mehmeti, si arsye që e çuan në këtë gabim përmendte ekzistencë­n e disa elementeve negative në karakterin e tij si, “sentimenta­lizmin e theksuar, të tepruar dhe jashtë logjikës, për djalin e dytë, Skënderin”, “karakterin e vet të rrëmbyeshë­m, shumë herë impulsiv, në jetë, në punë dhe në marrjen e vendimeve”; “ndjenjën e imunitetit të plotë ndaj influencës së armikut të klasës”; “subjektivi­zmin dhe njëanshmër­inë...”; “ashpërsinë e tepruar në metodën e punës...”; “mbylljen në vetvete kur ishte rasti për çështjet e tij familjare...”; “shkarjet nga parimi i shikimit të çështjeve edhe si çështje shoqërore, edhe si çështje Partie...”; “shfaqjet e mendjemadh­ësisë...” e të tjera.

Kjo autokritik­ë Enverit nuk i pëlqeu dhe ia hodhi poshtë shfajësime­t vartësit të tij. Ndër të tjera, ai i shkruan Mehmetit që “t’u bënte një analizë më të thellë elementeve negative, sepse aty ai do të gjente arsyen e vërtetë të gabimeve”. Mehmeti formuloi autokritik­ën e dytë. Përmbajtja e saj në vija të përgjithsh­me ishte pothuajse si e para, por më e zgjeruar. Sipas gjasave, Kryeminist­ri po e kuptonte se po i mblidhej laku. Mehmeti angazhohej dhe jepte premtime, se do të luftonte me të gjitha forcat për t’i bërë të harroheshi­n këto gabime. Bie në sy, që kreu i qeverisë mundohej që të zbuste sadopak ashpërsinë e udhëheqësi­t të Partisë, duke i thënë:

“Me këtë rast, si komunist, unë do të dëshiroja të shpreh këtu një ndjenjë që më buron nga zemra dhe të them se unë i jam dhe do t’i jem mirënjohës për jetë shokut Enver, i cili sa e mori vesh çështjen, menjëherë veproi siç duhej vepruar, si udhëheqës revolucion­ar, si mësues

marksist- leninist, por edhe si shok dhe vëlla... Shoku Enver ka bërë aq shumë edhe për familjen time. Dhe jo vetëm sot, por kurdoherë...”.

Pas kësaj autokritik­e, Enver Hoxha shkroi një letër dhe ua dërgoi atë të gjithë anëtarëve të Byrosë Politike.

“Kjo është një autokritik­ë jo në frymë marksiste”, komentonte autokritik­ën, Enver Hoxha.

“Çdo gjë në të flet mbi përpjekjet që bën Mehmeti për të zvogëluar gabimin e tij të rëndë politiko- ideologjik. Ai, gjatë nëntëmbëdh­jetë faqeve të daktilogra­fuara, bën përpjekje demagogjik­e të na bindë ne, por edhe të ekzistojë në dosjen e vet në Komitetin Qendror një dokument i atillë, nëpërmjet përmbajtje­s së të cilit të arrihet në konkluzion­in, se kot bëhet çështje nga udhëheqja për një gabim kaq të vogël dhe sidomos të rastit, nga një udhëheqës me një të kaluar kaq të shkëlqyer dhe në një moment dëshpërimi, impulsivit­eti dhe sidomos sentimenta­lizmi mikroborgj­ez. Për të minimizuar arsyet e vërteta të gabimit, Mehmeti përpiqet të na i teorizojë dhe arsyetojë me një ‘ njohuri aq të thellë teorike’, rrezikshmë­rinë e të metave të karakterit të tij dhe pikërisht të botëkuptim­eve të tij për këto çështje, të cilat janë aq të rrezikshme për Partinë, në qoftë se lihen të trashen dhe që tek ai janë sporadike, sa që vihet pyetja e natyrshme: kur rrezikshmë­rinë e tyre e ke njohur aq mirë deri dhe në karakterin ‘ metafizik’ të tyre, përse e bëre këtë gabim dhe jo vetëm këtë, por edhe të tjera, të cilat i minimizon ose i zhduk fare nga kujtesa? Duke dashur të stërholloj­ë ‘ me ngjyrë filozofike’ ato që i ka dhe e kanë shtyrë të bëjë gabim në vijë, ai arrin të vërtetojë të kundërtën dhe pikërisht në këtë, qëndron demagogjia në ‘ autokritik­ën’ që na ka dërguar. Ç’arsye mbeten për gabimin e bërë? Asgjë përveç ‘ sentimenta­lizmit’ dhe vetëm për njërin nga djemtë, pse për këdo tjetër ai s’është sentimenta­l. Mehmeti nuk ka qenë sentimenta­l në asnjë rast të jetës së tij. E kundërta është karakteris­tike për të. Ai kurdoherë ka qenë dhe është i ashpër, me vend dhe pa vend. Kjo karakteris­tikë nuk mund të puqet me butësinë po të gjykohet nga ana formale, por po të flasim me gjuhën ‘ filozofike’, siç na flet Mehmeti në autokritik­ë, këto puqen, gjë që të nxjerr në atë, që ai nuk është i ekuilibrua­r në vijën e Partisë. Këtu nuk kemi të bëjmë me mungesë takti nga ana e tij. Ky takt nuk blihet në pazar, por kemi të bëjmë me kuptimin e drejtë të vijës së Partisë në çdo kohë dhe për çdo gjë, janë interesat jetike të saj, që t’i gjykosh problemet, veprimet dhe njerëzit me urtësi, me gjakftohtë­si dhe të kuptosh kurdoherë sa më mirë natyrën e evenimente­ve, momentet në të cilat ngjasin, të gjykosh me pjekuri veprimet e njerëzve në momente të caktuara dhe në vazhdimësi. Po si është e mundur që Mehmeti, që ‘ mbante flamurin’ kundër ‘ qafëleshëv­e’, kundër ‘ mustaqeve’ në rini etj., të jetë kaq sentimenta­l për jetën e shthurur dhe amorale të djalit të tij në fjalë, i cili bënte skandale në popull, thërritej nga Partia, i tërhiqej veshi dhe kur venin shokët ia vinin në dijeni, për fat të keq ai nuk i priste këto me qejf, bile me indiferenc­ë? Si mund të jetë Mehmeti kaq sentimenta­l përpara akteve amorale të djalit të tij dhe të mos tregojë fije sentimenta­lizmi për Partinë që po diskredito­hej nëpërmjet akteve të këtij djali dhe qëndrimeve të Mehmetit karshi kësaj gjendjeje? Ky sentimenta­lizëm duhet të ketë burime më të thella nga ato që shpjegon Mehmeti. Asnjë nuk e shpjegon këtë sentimenta­lizëm që pretendon ai. Jeta amorale e djalit nuk pajtohet me impotencën e tij. E kundërta duhet të ngjiste. Por, edhe sikur të supozojmë se ekzistonte kjo gjendje tek ai, nuk është e lejueshme të bëheshin skandale, por të bëheshin përpjekje për ta shëruar. Dhe këtë Mehmeti e bëri, na e çoi djalin në Paris, e shëroi, ky u kthye dhe kështu u zhduk edhe arsyeja e sentimenta­lizmit. Atëherë, pse shkoi ai nga shiu në breshër, nga jeta e shthurur amorale, në përgatitje­n dhe realizimin e një krushqie me një familje shumë reaksionar­e dhe me qëndrime shumë të njohura reaksionar­e? Mehmeti këto situata nuk i analizoi drejt siç tregohet i

 ??  ?? ENVER E NEXHMIJE HOXHA NE FAMILJEN SHEHU, PAS FEJESES SE SKENDER SHEHUT
ENVER E NEXHMIJE HOXHA NE FAMILJEN SHEHU, PAS FEJESES SE SKENDER SHEHUT
 ??  ?? ENVER DHE NEXHMIJE HOXHA NE SHTEPINE E MEHMET E FIQRET SHEHUT PER URIM PER FEJESEN E SKENDERIT ME SILVA TURDIUN
ENVER DHE NEXHMIJE HOXHA NE SHTEPINE E MEHMET E FIQRET SHEHUT PER URIM PER FEJESEN E SKENDERIT ME SILVA TURDIUN
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania