Panorama (Albania)

Nishani: Vrasjet, lojëra fëmijësh përballë këtij krimi

“Shqipëria, e dyta në Europë për vdekjet nga kanceri i aparatit të frymëmarrj­es ”

-

Lajmi për zbulimin e ngarkesës me lëndë të dyshuar si kanecrogje­ne në Portin e Vlorës ka sjellë reagimin e Partisë Demokratik­e. I pari që reagoi ishte ish- Presidenti, Bujar Nishani, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, e cilësoi këtë gjë shumë të rrezikshme. Sipas tij, trafiku i drogës dhe vrasjet mafioze janë si lojëra fëmijësh përballë këtij lloj krimi që prek gjithë masën e qytetarëve dhe mosreagimi i qeverisë, e bën gjendjen edhe më të rëndë. "Një krim i rëndë kundër jetës dhe shëndetit të shqiptarëv­e e fëmijëve të tyre ka dalë rastësisht në dritë. Trafikimi dhe depozitimi në territorin e vendit tonë të lëndëve kancerogje­ne nga vendet e tjera konfirmon pushtetin e mafias dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Trafiku i drogës dhe vrasjet mes bandave të krimit duken si diletantiz­ëm përballë trafikut dhe hedhjes mes shqiptarëv­e të helmeve kancerogje­ne, duke e kthyer Shqipërinë në një gropë vdekjeprur­ëse për shqiptarët. Tashmë këto ditë doli në dritë nga media një rast që besoj se është një pikë uji në det, nga sjellja dhe depozitimi në Shqipëri i mbetjeve kancerogje­ne.

Tentativa për ta varrosur këtë skandal të përmasave jetësore është po aq kriminale sa dhe hedhja e atyre mbetjeve në frymën, gjakun dhe ushqimin e shqiptarëv­e. Media hesht, e ashtuquajt­ura shoqëri civile është zhdukur në drejtim të paditur, intelektua­lët e mbetur fshihen të tromaksur. Ata heshtin, kur në fakt duhet ulëritur. Ndërkohë, çdo ditë, muaj e vit, ndotja bëhet më vrasëse ndaj të gjithë neve, ndaj familjeve e fëmijëve tanë. Vdekjet e shqiptarëv­e nga ndotja e mjedisit janë bërë të frikshme me rritje galopante. Në Shqipëri, vdekjet nga ndotja rezultojnë të jenë dy herë më të larta se në Europë", shkroi Nishani. Më tej, ai publikoi disa të dhëna të rënda për numrin e lartë të të prekurve nga sëmundjet kancerogje­ne në vendin tonë në vitet e fundit dhe sipas tij një nga shkaktarët kryesorë janë edhe këto mbetje që depozitohe­n në mënyrë mafioze. "Shqipëria renditet e dyta për peshën më të lartë të vdekjeve të shkaktuara nga kanceri i aparatit të frymëmarrj­es në Europë. Trafikimi dhe depozitimi i mbetjeve kancerogje­ne në Shqipëri përbën jo vetëm një krim ndaj mjedisit, por dhe një krim ndaj njeriut. Shqiptarët, përveçse po i përzënë nga vendi i tyre, edhe po i vrasin në vendin e tyre. Trafikimi dhe depozitimi në Shqipëri i mbetjeve kancerogje­ne është një fakt i shtuar, pse mafia ndërkombët­are financon dhe lobon pa pushim për mbajtjen në pushtet në forma dhe metoda fashiste të qeverisjes së rilindjes", tha Nishani. Pas këtij reagimi të Nishanit, Partia Demokratik­e publikoi disa deklarata të Ramës kundër mbetjeve, duke theksuar që edhe për këtë çështje ai ka gënjyer.

 ??  ?? Ish- presidenti Nishani
Ish- presidenti Nishani
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania