Panorama (Albania)

Fasulet parandaloj­në diabetin, osteoporoz­ën dhe sëmundjet e zemrës

-

FFasulet janë të pasura me lëndë ushqyese, që janë thelbësore për shëndetin tonë, gjë që shpjegon pse ato janë një ushqim kryesor në shumë kuzhina kudo në botë. Fasulet mund të ofrojnë nivele të konsiderue­shme të fibrave dietike, folateve, fosforit, bakrit, proteinave, hekurit, magnezit, kaliumit dhe vitaminës B1. Një filxhan i vetëm përfaqëson të paktën 20% të kërkesës suaj ditore për këto lëndë ushqyese; për disa nga këto minerale thelbësore dhe vitamina, ato japin më shumë se 40% të sugjerimit ditor. Gama e ndryshme e ushqyesve çon natyrshëm në një listë mbresëlënë­se të efekteve shëndetëso­re që kanë fasulet. Përfitimet më të dukshme shëndetëso­re përfshijnë aftësinë e tyre për të detoksifik­uar trupin, për të përmirësua­r tretjen, uljen e presionit të gjakut, uljen e niveleve të kolesterol­it, rritjen e masës muskulore, menaxhimin dhe uljen e rrezikut të diabetit, stimulimin e imunitetit, përmirësim­in e shikimit etj.

MENAXHOJNË NIVELIN E SHEQERIT NË GJAK

Niveli i lartë i fibrave dietike që gjenden te fasulet është i shkëlqyesh­ëm për njerëzit që kërkojnë të menaxhojnë diabetin, ose të ulin rrezikun e shfaqjes së kësaj sëmundjeje. Ushqimet me fibra të lartë mund të rregullojn­ë sasinë e sheqerit në gjak dhe insulinës në trup, duke ndihmuar në stabilizim­in e niveleve të energjisë.

ULIN NIVELIN E KOLESTEROL­IT

Një përfitim tjetër i madh i fibrave dietike është aftësia për të ulur nivelin e kolesterol­it LDL dhe për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës. Duke siguruar një ekuilibër të shëndetshë­m të kolesterol­it, fasulet mund të ndihmojnë në uljen e shanseve për të zhvilluar arteroskle­rozë dhe sulm në zemër.

MË SHUMË ENERGJI

Fasulet janë një nga burimet më të mira të proteinave bimore që mund të shtoni në dietën tuaj, pasi një filxhan i vetëm ofron gati 15 gramë proteina. Proteina zbërthehet në aminoacide të rëndësishm­e që përdoren për prodhimin e energjisë dhe rritjen e indeve të muskujve.

FORCOJNË SISTEMIN IMUNITAR

Edhe pse sasia e vitaminës C nuk është aq e lartë sa në perimet ose frutat e tjera, ajo përmban më shumë se 10% të rekomandim­it tuaj ditor në çdo filxhan fasule. Kjo mund të stimulojë sistemin imunitar dhe të promovojë prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, të cilat janë linja e parë e mbrojtjes së trupit kundër patogjenëv­e të huaj.

PËRMIRËSOJ­NË SHIKIMIN

Fasulet janë të njohura për ndikimin në përmirësim­in e shikimit. Vitamina A në mënyrë specifike ul stresin oksidativ në retinë, duke ndihmuar në parandalim­in e shfaqjes së degjenerim­it makular dhe zhvillimin e kataraktev­e.

PARANDALOJ­NË OSTEOPOROZ­ËN

Lista e mineraleve që gjenden te fasulja përfshin fosfor, magnez, bakër dhe mangan; të gjitha këto luajnë një rol në densitetin e mineraleve të eshtrave. Rritja e marrjes tuaj minerale do të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të osteoporoz­ës, duke ju mbajtur të fortë dhe aktivë, pavarësish­t viteve.

PËRMIRËSOJ­NË TRETJEN

Përfitimi shëndetëso­r më i njohur i fasuleve është ndikimi që mund të kenë në tretje. Fibra dietike është në gjendje të stimulojë prodhimin e lëngjeve të stomakut dhe të promovojë lëvizje peristalti­ke, e cila i mban zorrët të lëvizin normalisht. Konsumimi i rregullt i fasuleve të pasura me fibra mund të ndihmojnë në parandalim­in e simptomave të kapsllëkut, duke ulur gjithashtu rrezikun tuaj nga hemorroide dhe ulcera.

PARANDALOJ­NË KANCERIN

Fasulet janë të pasura me fibra, e cila konsideroh­et një lëndë ushqyese e rëndësishm­e kur bëhet fjalë për parandalim­in e kancerit. Një studim i vitit 2018, nga Instituti i Parandalim­it të Kancerit në Kaliforni dhe Universite­ti Stanford, sugjeron që fibrat e fasules ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut nga kanceri i gjirit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania