Panorama (Albania)

Enver Hoxha: Djali i Mehmetit bën jetë të shthurur dhe skandale

“Pse shkoi nga shiu në breshër, nga jeta e shthurur amorale, në krushqi me një familje shumë reaksionar­e”

-

Qëndrimet e tij me shokët e tij në punë i quan sporadike, bile “i kupton dhe i ndreq, saqë i del dhe gjumi”. Por, për çudi, këto gabime i harron shpejt dhe i përsërit. Këto nga ana e tij janë bërë një vijë kundër vijës dhe normave morale dhe politiko- ideologjik­e të Partisë. Nuk është e vërtetë se shokët dhe jo vetëm unë, nuk ia kemi vënë në dukje gabimet kur i ka bërë, bile shumë herë këto ia kemi kritikuar me ashpërsi pajisur me teori. Në botë ka që e mësojnë shumë teorinë tonë dhe bile e dinë mirë, por jo vetëm që janë kundër saj, por edhe e luftojnë. Mehmeti përqendroh­et në të vetmin gabim që ka bërë në lidhje me fejesën e djalit, por harron që gjatë gjithë jetës së tij ka bërë dhe gabime të tjera. Qëndrimet e tij me shokët e tij në punë i quan sporadike bile “i kupton dhe i ndreq, sa që i del dhe gjumi”. Por, për çudi, këto gabime i harron shpejt dhe i përsërit. Këto nga ana e tij janë bërë një vijë kundër vijës dhe normave morale dhe politiko- ideologjik­e të Partisë. Nuk është e vërtetë se shokët dhe jo vetëm unë, nuk ia kemi vënë në dukje gabimet kur i ka bërë, bile shumë herë këto ia kemi kritikuar me ashpërsi. Por këto gabime, këto qëndrime, këto veprime të tij kanë rrjedhime të rënda dhe bëhen shumë të rrezikshme, kur je në një detyrë me kaq rëndësi, me të cilën është ngarkuar Mehmeti. Këto çështje, Mehmeti i filozofon, por i nxjerr si gjëra të parëndësis­hme, gati të zakonshme, derisa nuk arrin të thotë se shokët s’duhet të më vënë re, pse jam impulsiv etj., etj., se puna dhe lufta ime janë ’ aq kolosale’, sa që këto janë meskinërir­a nga ana e shokëve, që sulmohen publikisht, që cilësohen antiparti dhe trockiste kur s’janë të tillë. Këto çështje flasin për botëkuptim­e të huaja nga ana e tij për Partinë. Ky është një arsenal borgjez, ku e kanë burimin vese jo komuniste të Mehmetit, siç janë tek ai mendjemadh­ësia, arroganca, prepotenca dhe keqpërdori­mi i pozitave të tij, në Parti dhe në pushtet. Mehmeti nuk mungon të vërë vetë në dukje vlerën e luftës së tij, të cilën askush s’ia mohon dhe askush s’duhet t’ia mohojë. Por lufta e Mehmetit ka pasur edhe anë të dobëta dhe gabime. Cilat janë këto? Shkurtimis­ht na bie detyrë me këtë rast t’ia ripërmendi­m. Mehmeti nuk e kishte pasë kuptuar si duhet vijën e masave dhe atë të Luftës Nacionalçl­irimtare. Për problemin e “zabitëve” që udhëhiqnin repartet, ekzistojnë letra dhe dokumente në Komitetin Qendror, të shkruara nga Mehmeti. Në këtë çështje, nuk qëndron ajo se s’ka, ose s’ka të drejtë komuniste të bëjë një vërejtje, rëndësi ka orientimi politik i Partisë dhe interesi i Luftës Nacionalçl­irimtare në shfrytëzim­in e kapacitete­ve dhe të influencës së këtyre njerëzve, që nuk ishin në atë kohë dhe që për atë kohë, as nulitete, as kundër vijës së Partisë. Gjatë kohës së luftës, te Mehmeti janë shfaqur mendime dhe janë kryer veprime të dënueshme, anarkiste dhe terroriste, që e dëmtonin luftën dhe nuk e ndihmonin. Te Mehmeti, majtizmi në mendime dhe në veprime, në çdo kohë është konsiderua­r si vijë e vërtetë marksistel­eniniste e Partisë. Çdo gjë jashtë këtyre pikëpamjev­e të tij, konsideroh­ej haptazi ose në heshtje si liberale, oportunist­e. Kjo është një e metë e madhe, një mungesë objektivit­eti në vijë e Mehmetit si në kohën e luftës, ashtu dhe në periudhën e pasluftës. Kjo të çon në egocentriz­ëm, në besim të madh te vetja dhe në mosbesim te të tjerët. Këto janë shkaqet që mund të sjellin tronditje në unitetin e Partisë, në vijë dhe në drejtim. Kjo e ka çuar Mehmetin në një gabim të rëndë në vijën e Partisë, të cilën udhëheqja e di dhe e ka analizuar në mënyrë revolucion­are në kohën e vet. Për këtë gabim të rëndë ekziston autokritik­a e tij në dosjen personale, që ruhet në Komitetin Qendror. Ky gabim i kryer nga ana e tij s’kish asnjë bazë, asnjë arsye, se gjoja unë, kur u likuidua Beria, kisha humbur besimin te Mehmeti, i cili pa kërkuar prej meje as më të voglin shpjegim, pse nuk ekzistonte asnjë bazë, shkoi drejt e fishek te ambasadori sovjetik Leviçkin dhe iu qa atij për mua dhe njëkohësis­ht për t’i shprehur se ishte dakord me vijën e re të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Pra, Mehmeti, që hiqesh dhe hiqet se e di mirë teorinë, në vend që të vinte dhe ta sqaronte këtë çështje në Parti, shkoi te Leviçkini. Gabimi i tij i fundit ngjet me të parin. Edhe në të parin ai nuk erdhi në Parti, edhe në të dytin e harroi Partinë ta pyeste. Për gabimin e tij të parë erdhi më vuri në korent Leviçkini, se e dinte rrezikshmë­rinë, po të mos ma denonconte Mehmetin. Gabimin e fundit të Mehmetit e mësova nga rruga. Sidoqoftë, edhe atëherë, edhe tani, Memeti duhet të dijë se hrushovian­ët i dinë këto ndodhi dhe vetëm udhëheqja e drejtë e Partisë i pengon revizionis­tët sovjetikë t’i përdorin për të na përçarë. Prandaj, përsëritja e gabimeve të rënda politike nga ana e Mehmetit, me dashje apo pa dashje, i japin armë armikut të shfrytëzoj­ë rrethanat në dëmin e socializmi­t dhe të udhëheqjes, Partisë së Punës të Shqipërisë. Partia ka kaluar nga shumë rreziqe. Rreziqe të tjera do t’i turren asaj në rrugë. Prandaj duhet të shtrëngojm­ë radhët, të tregohemi të vendosur në vijë dhe ta kuptojmë drejt këtë vijë, pse me betime dhe premtime grant elokuente Partia, socializmi dhe atdheu nuk mbrohen. Enveri

13 nëntor 1981"

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania