Panorama (Albania)

TABELA ME EMRAT Vendimi nga korriku, si merret shtesa e pensionit

Rritje mujore deri në 5 mijë lekë e pensioneve do merret edhe për muajt e kaluar. Gazeta zbardh skemën dhe emrat përfitues nga janari

-

Pensionist­ët që përfitojnë nga skema suplementa­re do të kenë mundësi, që krahas shtesës së këtij muaji, të përfitojnë edhe shtesën e 6 muajve paraardhës.

Kjo, sepse ligji përcakton qartë që efektet të nisin që prej datës 5 korrik 2019, kohë kur edhe ka hyrë në fuqi. Në këtë mënyrë, shuma që do të përfitojë çdo pensionist që i është llogaritur shtesa nga ISSH- ja do të variojë nga 30 deri në 35 mijë lekë të rinj mbi masën e pensionit, duke përfshirë këtu edhe rritjen për 6 muajt e kaluar. Deri më tani janë miratuar 12 vendime dhe numri i përfituesv­e ka shkuar në mbi 8400. Ndërkohë janë mbi 23 mijë pensionist­ë nga radhët e minatorëve, naftëtarëv­e dhe metalurgëv­e që përfitojnë nga shtesa, e cila varion nga 3 mijë deri në 5 mijë lekë në muaj. Kjo do të thotë që në ditët në vijim, ISSH- ja do të vazhdojë me publikimin e listave emërore të atyre që preken nga ndryshimi i ligjit. Prej nëntorit të vitit të kaluar ka nisur edhe dorëzimi i dokumentev­e. Deri më tani numërohen mbi 20 mijë aplikime.

KATEGORITË

Me pensione suplementa­re, sipas ISSH- së do të trajtohen të gjithë ata minatorë, naftëtarë dhe metalurgë që kanë minimumi 6 vite punë në sektorin përkatës dhe çfarë është më e rëndësishm­e, nga shtesa nuk do të përfitojnë të gjithë, por vetëm ata që kanë ushtruar profesione të kategorizu­ara të vështira dhe shumë të vështira. Nga buxheti, këtë vit janë vënë në dispozicio­n rreth 14 milionë dollarë. Në 5 vitet e para skema do të financohet nga shteti, më pas parashikoh­et një rritje e masës së kontribute­ve me 10 për qind, 5 nga të cilat do të paguhen nga punëdhënës­i. Bazë për llogaritje­n e shtesës janë vitet e punës, për minatorët rritja do të jetë me 1 për qind për çdo vit pune në minierë, ndërsa për metalurgët dhe naftëtarët me 0.6 për qind.

APLIKIMET

Për llogaritje­n e shtesës nga e ana e pensionist­ëve është e nevojshme të dorëzohet vetëm një kërkesë, kopje e kartës së identiteti­t, si edhe çdo dokumentac­ion tjetër që vërteton llojin dhe periudhën e punës për efekt pensioni. Ndërkohë, ata që dalin rishtazi, krahas kopjes së kartës së identiteti­t duhet të dorëzojnë librezën e punës, vërtetim për bazën e vlerësuar për periudhat e punësimit nga data 1.1.1994 deri në datën e ndërprerje­s së marrëdhëni­eve financiare nga puna ose vetëpunësi­mi, vërtetimin për konfirmimi­n e llojit të punës në profesione­t e vështira, si edhe çdo dokumentac­ion tjetër që vërteton llojin dhe periudhën e punës për efekt pensioni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania