Panorama (Albania)

Basha mbështet Presidenti­n për Kushtetues­en, Meta: 2 marsi, referendum ndaj puçistëve

“Si qytetarë duhet t’i përgjigjem­i çdo thirrjeje në mbrojtje të Kushtetutë­s”

- MARIGLEN KUME

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, ka konfirmuar se mbështet thirrjen e Presidenti­t Ilir Meta për të dalë në shesh më 2 mars, për besëlidhje­n, për të mbrojtur Kushtetutë­n.

Në një postim në “Facebook”, kreu i selisë blu përforcoi akuzat ndaj kreut të qeverisë Edi Rama se po kapë të gjitha institucio­net e drejtësisë, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetues­e. “Shqipëria gjendet në një krizë të thellë kushtetues­e, krahas krizës ekonomike që të gjithë shqiptarët e përjetojnë përditë. Si qytetarë, nuk mund të mbyllim sytë kur shteti ligjor merret peng, kur institucio­net shkatërroh­en dhe demokracia është në rrezik. Kapja e Gjykatës Kushtetues­e do të thotë asgjësim i të drejtave dhe lirive të çdo qytetari. Ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të kthehet 30 vite prapa”, shkroi Basha. Kreu i selisë blu sqaroi se ai mbështet thirrjen e Presidenti­t si qytetar për të mbrojtur demokracin­ë. “Thirrja e Presidenti­t nuk është për partitë politike ose për të djathtët apo të majtët, por për qytetarët shqiptarë, që të mbrojnë themelin e demokracis­ë që është Kushtetuta. Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidim­it të demokracis­ë, duhet t’i përgjigjem­i çdo thirrje në mbrojtje të Kushtetutë­s dhe funksionim­in demokratik të institucio­neve të pavarura. Prandaj, unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutë­n”, vijoi Basha. Për të konfirmuar se mbështetja ndaj thirrjes së Presidenti­n nuk nënkupton rrëzimin e kësaj qeverie me dhunë, kryedemokr­ati thekson në statusin e tij se vendi ka nevojë për zgjedhje të parakohshm­e, në mënyrë që qytetarët të zgjedhin të lirë drejtuesit e tyre lokalë. “Duhet ta kujtojmë gjithmonë se sovrani është populli. Dhe ushtrimi më i lartë i këtij pushteti është të largojmë me zgjedhje të lira e të ndershme këtë qeveri të dështuar. Kudo ku shkoj dhe këdo që takoj, kërkesa kryesore e qytetarëve është të kenë një qeveri të zgjedhur prej tyre dhe që kujdeset për ta, që i dëgjon dhe që është e ndershme me ta. Unë dhe opozita kemi qenë dhe jemi fare të qartë: Kushtetuta ka zgjidhje demokratik­e: përfundimi në kohë i Reformës Zgjedhore dhe menjëherë mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme”, shkroi Basha. E ndërsa gjithnjë e më shumë data 15 mars po shihet si një datë ambicioze për përfundimi­n e Reformës Zgjedhore, Basha shkruan se opozita po punon çdo ditë për ta mbyllur në kohë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania