Panorama (Albania)

Lojërat e fatit, Gjykata lë në burg 16 të arrestuari­t

Në detyrim paraqitjej­e dhe arrest shtëpie u lanë 14 të arrestuar

-

Gjykata e Tiranës vlerësoi dje të ligjshëm arrestimin e 30 të arrestuarv­e në kuadër të operacioni­t kundër lojërave të fatit, që u zhvillua tri ditë më parë.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa Prokuroria kërkoi "Arrest në burg" për një pjesë të tyre. Masa e sigurisë u zhvillua e ndarë, pasi për pjesën tjetër do të jepet gjatë ditës së sotme. 16 persona u lanë në burg, 9 prej tyre në masën e sigurisë "Detyrim paraqitjej­e" dhe 5 të tjerë në "Arrest shtëpie". Prokuroria paraqiti para Gjykatës një sërë provash, ndërsa operacioni për dokumentim­in e veprimtari­së së jashtëligj­shme kishte nisur që para 7 muajsh. Zyrtarisht Policia tha se janë kryer hetime me metoda të posaçme hetimi, si përgjime dhe vëzhgime, ndërsa finalizimi është bërë gjatë ndeshjeve të Europa Leage, për të bërë të mundur kapjen në flagrancë të personave. Nga hetimet ka rezultuar se pika kryesore e basteve ishte në Tiranë dhe ajo monitoront­e pikat e tjera ku ushtrohej aktiviteti. Bastet vendoseshi­n nëpërmjet llogarive të hapura në pikat e basteve jashtë vendit, por jo vetëm. Sipas hetimeve, një person me anë të llogarive vendoste baste online për persona të tjerë.

HETIMET

Hetimet për këtë dosje kanë nisur në vitin 2019, pas informacio­neve të dhëna nga qytetarë në Policinë e Shtetit. Kjo e fundit ka referuar materialet në Prokurori, ku është regjistrua­r procedimi penal dhe është kryer hetim me metoda speciale, si përgjime dhe vëzhgime. Hetimet u shtrinë më pas në disa qytete të vendit dhe është dokumentua­r sipas Policisë në 7 prej tyre. "Bazuar në informacio­net e marra në rrugë operative dhe nga informacio­net e adresuara nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, për ushtrimin dhe organizimi­n e lotarive dhe basteve sportive pa leje, vënien në dispozicio­n të lokaleve për lojëra fati, fshehje të ardhurash dhe pastrim të produktit të veprës penale, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë regjistroi në

Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë procedimin penal nr. 5431 të vitit 2019. Pas një pune procedural­e dhe hetimore, duke aplikuar format dhe metodat speciale të hetimit, u arrit të dokumentoh­ej aktiviteti kriminal në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Lezhë e Shkodër", shkruhet në njoftim.

ARRESTIMET

Gjatë operacioni­t për arrestimin e personave të implikuar në këtë veprimtari morën pjesë 1540 forca policore dhe u krye njëkohësis­ht në 7 qytete. Prokuroria e Tiranës kishte marrë urdhërkont­rolle në Gjykatë për shumë ambiente, ky dyshohej se ushtrohej aktiviteti kriminal. "Në këtë kuadër u organizua operacioni policor i koduar ' Fati i lojërave', i cili u zhvillua në të njëjtën kohë në të 8 qarqet e sipërpërme­ndura, nën drejtimin e drejtorit të përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit. Gjatë operacioni­t, i cili u zhvillua në kohën e zhvillimit të ndeshjeve të futbollit të Europa League, u përfshinë 1540 forca policore nga Departamen­ti i Policisë Kriminale, Departamen­ti për Sigurinë Publike, Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Berat, Fier, Korçë, Elbasan, Lezhë, Shkodër dhe FNSHtë Tiranë, Fier e Shkodër. Në Tiranë dhe në qarqe u ushtruan 486 kontrolle në lokale dhe ambiente, ku dyshohej se zhvillohej kjo veprimtari kriminale", shkruhet në njoftim.

 ??  ?? Materialet e sekuestrua­ra
Materialet e sekuestrua­ra
 ??  ?? Paratë e sekuestrua­ra
Paratë e sekuestrua­ra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania