Panorama (Albania)

Rruga e klandestin­ëve, furgoni bie në humnerë, vdesin 2 sirianë

Makina ra nga 100 metra lartësi, arrestohet shoferi 28- vjeçar shqiptar. Si hyjnë ilegalisht shtetasit sirianë për të shkuar në BE

- XHENTILA GJOSHI

Një aksident rrugor u ka marrë jetën dy refugjatëv­e sirianë, të cilët tentonin të hynin në vendet e BE- së nga Shqipëria.

Shtatë të tjerë mbetën të plagosur, pasi makina që po bënte transporti­n e tyre humbi kontrollin në aksin rrugor Korçë- Gramsh, duke dalë nga rruga. Automjeti tip "Fuoristrad­ë", që po transporto­nte nëntë refugjatët klandestin­ë nga Siria, Iraku dhe Jemeni, doli nga rruga mbrëmjen e së shtunës në fshatin Çekrez. Dy viktimat ishin shtetas sirianë, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit, Mikel Gjeli, 28 vjeç. Ky i fundit përfundoi në pranga ditën e djeshme, për akuzën "Shkelja e rregullave të qarkullimi­t rrugor me pasojë vdekjen" dhe "Kalim të paligjshëm të personave në kufi". Sipas Prokuroris­ë, 28- vjeçari rrezikon të dënohet me 15 vjet burg.

AKSIDENTI

Rreth orës 22: 00 të së shtunës, automjeti doli nga rruga dhe ra nga një lartësi prej 100 metrash, ku humbën jetën 2 sirianë dhe u plagosën 7 të tjerë, drejtuesi i mjetit dhe refugjatët që vinin nga vendet e treta. Të plagosurit u dërguan me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, me fraktura dhe trauma të ndryshme, por fatmirësis­ht ndodhen në gjendje të stabilizua­r. Shtetasit sirianë që mbetën të plagosur janë: Syrjan Hamat, 32 vjeç; Ali Qerredi, 24 vjeç; Seif Azxherbahi­t, 23 vjeç; Arnaif Merzhid, 40 vjeç; Muhamet Nurhisi, 33 vjeç; Abdyl Aliasiu 26 vjeç dhe një person me emrin Advokado, 26 vjeç, mbiemri i të cilit nuk bëhet i ditur. Automjeti që po bënte transporti­n e shtetasve të mësipërm është kthyer përmbys, pasi ra nga 100 metra lartësi.

EMIGRIMI I SIRIANËVE

Çdo vit, në Shqipëri ndalohet një numër i konsiderua­r i emigrantëv­e sirianë. Gjatë dhënies së dëshmive, ata shprehen se emigrojnë për shkak se vendi i tyre është zonë lufte dhe nuk kanë asnjë të ardhme atje. Për këtë, ata shprehen se detyrohen të bëjnë mijëra kilometra rrugë, me qëllim për t'u futur në vendet e BE- së, për të bërë një jetë më të mirë. Shumica e klandestin­ëve sirianë hyjnë në Shqipëri nëpërmjet kufirit të Kapshticës apo edhe nga Kakavija. Nga aty, synimi i tyre është të kalojnë në Pikën

Kufitare Hani i Hotit, në Shkodër. Një vit më parë, i dëshpëruar nga ndalimi i Policisë shqiptare, shtetasi sirian Ahmsed Allos ka treguar se para se të mbërrinte në Han të Hotit, kishte kaluar në këmbë kufirin nga Siria në Turqi, kishte udhëtuar me kamion drejt Greqisë dhe ishte kontraband­uar ilegalisht në Shqipëri. "Kam paguar 1200 euro për të mbërritur në Mal të Zi, pasi kam dëgjuar se atje është hapur një qendër azilantësh", është shprehur Allos para punonjësve të Policisë së Shkodrës.

DESTINACIO­NI

Mali i Zi u kthye në një stacion për klandestin­ët, pasi hapi të parën qendër për azilkërkue­sit në shkurt të vitit 2014 në Podgoricë. Qendra është e vogël dhe ka një kapacitet prej 65 shtretëris­h, por kjo nuk i pengon qindra klandestin­ë të nisen drejt këtij destinacio­ni. Në këtë udhëtim të gjatë që shkoi dëm,

Ahmsed Allos dhe të afërmit e tij u ndihmuan nga trafikantë­t ndërkombët­arë dhe udhërrëfye­sit shqiptarë për të mbërritur në vendet e BE- së. Sipas të dhënave të Policisë, përgjatë një viti, numri i klandestin­ëve që ndalohen kryesisht në qytetin e Korçës dhe Elbasanit është mjaft i lartë. Janë identifiku­ar 110 raste të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Një vit më parë, i dëshpëruar nga ndalimi i Policisë shqiptare, shtetasi sirian, Ahmsed Allos, ka treguar se para se të mbërrinte në Han të Hotit, kishte kaluar në këmbë kufirin nga Siria në Turqi, kishte udhëtuar me kamion drejt Greqisë dhe ishte kontraband­uar ilegalisht në Shqipëri.

 ??  ??
 ??  ?? Gjatë transporti­mit në spital të të plagosurve
Gjatë transporti­mit në spital të të plagosurve
 ??  ??
 ??  ?? Makina e aksidentua­r
Makina e aksidentua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania