Panorama (Albania)

Masat për parandalim­in e Koronaviru­sit

“Nga larja e duarve, te mosmarrja e antibiotik­ëve”

-

Koronarvir­usi shfaq të njëjtat simptoma sikurse edhe gripi, duke filluar nga temperatur­a e lartë, ethet, vështirësi në frymëmarrj­e, dhimbje muskulore etj. Në situatën kur virusi vdekjeprur­ës është duke u përhapur me shpejtësi, Organizata Botërore e Shëndetësi­së ka apeluar për respektim të kushteve higjieno- sanitare. Rregullat për parandalim përfshijnë larjen e duarve shpesh përgjatë ditës, shmangien e kontakteve me personat e prekur nga infeksione­t respirator­e akute, përdorimin e maskave, shmangien e përdorimit të antibiotik­ëve dhe më e rëndësishm­ja është që kur të vëreni një nga shenjat e mësipërme, të mos paraqiteni në urgjencë, por të telefononi në numrin 127. "Në rastin e kushteve të tilla, pacientët me simptoma të lehta dhe pa mbivendosj­e me situata të tjera kronike, si sëmundje mushkërish apo zemre, problem me veshkat apo me të dhëna komprometu­ese të sistemit imunitar, që e vendosin atë në një rrezik të shtuar për të zhvilluar komplikaci­one, mund të trajtohet në ambientin e shtëpisë", apelon ISHP- ja. Koronaviru­set ( CoV) janë një familje e madhe virusesh, që shkaktojnë sëmundje nga më të lehtat deri tek ato tepër të rënda. Ndër format më të zakonshme për marrjen e Koronaviru­sit janë nëpërmjet kollitjes dhe teshtimave. Stërkalat, kontaminim­i i sendeve apo objekteve prej tyre konsideroh­en sipas mjekëve rrugët kryesore të transmetim­it të virusit, ndaj edhe në çdo rast të dyshuar, pyetja e parë që i bëhet është nëse ka udhëtuar në Kinë apo ka pasur kontakt me një person që ka ardhur prej andej. Kjo hedh poshtë edhe lajmet që kanë qarkulluar jo pak në rrjetet sociale këto ditë, duke ngjallur panik te qytetarët, mbi rrezikun e infektimit nga mallrat apo produktet që vijnë nga Kina. "Duke qenë se prek rrugët respirator­e, frika është gjithmonë nga stërkalat që shpërndan një pacient i infektuar nëpërmjet kollitjes apo teshtimave. Sigurisht që nëpërmjet kollitjes dhe teshtimave, ai mund të infektojë edhe sipërfaqe të ndryshme, siç janë tavolinat, dorezat e dyerve etj. Edhe nëse ka vendosur dorën para gojës dhe ka teshtirë apo kollitur dhe me duart ka prekur objekte që mund të prekim edhe ne, po ashtu është një rrugë transmetim­i. Sa kohë që rrugët e transmetim­it mbeten këto, përjashtoh­en rrugët e tjera. Deri tani, të tilla mallra apo produkte nuk mund të quhen objekte të kontaminua­ra nga stërkalat dhe se virusi vetë nuk mund të mbijetojë për një kohë të gjatë", ka pohuar më herë mjekja infeksioni­ste Entela Kolovani.

 ??  ?? MJEKET NE AEROPORTIN E RINASIT
MJEKET NE AEROPORTIN E RINASIT

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania