Panorama (Albania)

Rama: Jemi gati për ta përballuar Koronaviru­sin

"Mos bini pre e lajmeve të rreme, se shteti shqiptar po e bën detyrën"

-

Duke shpërndarë deklaratën e mjekes Silva Bino, Kryeminist­ri Rama ka shuar çdo aludim se deri më tani mund të ketë të infektuar me Koronaviru­s në Shqipëri.

Sipas Kryeminist­rit, virusi nuk ka mbërritur në vendin tonë dhe nuk ka as të dyshuar, por rreziku potencial, si për të gjithë botën, është i pranishëm. "Koronaviru­si nuk e ka prekur Shqipërinë! Por si për gjithë botën është një kërcënim potencial, për të cilin janë marrë të gjitha masat, në rast se do të na duhet ta përballim", sqaroi Kryeminist­ri. Por, ashtu si në rastin e tërmetit dhe panikut që u krijua të qytetarët, edhe këtë herë, Rama ka bërë apel që të mos përhapen lajme të rreme. Duke i cilësuar si gojëligësi, Rama thotë se janë të njëjtët njerëz që ngjallën panik te qytetarët pas tërmetit të 26 nëntorit. "Të njëjtat mendje të shthurura, që ju shqetësuan keq me lajmet false dhe me gojëligsin­ë e tyre gjatë ditëve e netëve të gjata pas tërmetit, janë në veprim", shprehet Kryeminist­ri, Edi Rama. Kreu i qeverisë garanton me tej se të gjitha instancat shtetërore janë në gatishmëri të plotë për t'i bërë ballë një situate të mundshme nëse virusi i rrezikshëm do të shfaqet në Shqipëri. Ai shton se gatishmëri­a është në nivele të larta dhe me profesiona­lizëm. "Mos bini pre e tyre dhe jini të sigurt se shteti shqiptar po e bën prej kohësh detyrën për të qenë gati në rast shfaqjeje të Koronaviru­sit, të cilin jemi të gatshëm ta përballim me organizim dhe profesiona­lizëm të lartë", saktëson kreu i qeverisë, Rama. Ky është reagimi i parë i Kryeminist­rit në lidhje me këtë çështje. Gjendja e ankthit dhe alarmit u rrit akoma dhe më tepër te qytetarët pas rasteve të shtuara në Itali dhe disa viktimave në moshë të thyer, të cilët duhet theksuar se vuanin edhe nga sëmundje të tjera kronike. Gjithashtu, më herët, edhe ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u, ka garantuar se janë bërë të gjitha përgatitje­t e nevojshme për përballimi­n e situatës, nëse në Shqipëri do të evidentohe­t ndonjë rast me Koronaviru­s.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania