Panorama (Albania)

"Spitali i Kavajës, karantinë për koronaviru­sin"

Bardhi: Kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve

-

Spitali i Kavajës do kthehet në karantinë për të sëmurët e mundshëm me koronaviru­s. Vendimi është denoncuar dje nga sekretari i përgjithsh­ëm i PD- së. Zyrtarë të qeverisë nuk kanë pranuar publikisht të tregojnë se kush është zona apo ndërtesa e vendosur si karantinë për të sëmurët e mundshëm me koronaviru­s. Gjetja e vendit ku do të bëhet karantina, pra izolimi i të sëmurëve që do trajtohen me koronaviru­s, është e ndryshme sipas vendeve. Zakonisht janë ambiente të veçanta, që transformo­hen nga autoritete­t në zona karantine. Në Kinë u ndërtua një spital i posaçëm brenda pak kohësh për të pritur të sëmurët. Ndërsa në vende të tjera përdoren edhe ambiente brenda spitaleve ekzistuese, por duhet të jenë super të izoluara, në mënyrë që virusi të mos prekë të sëmurët apo banorët e tjerë. Kjo është arsyeja që këshillohe­t fort që të dyshuarit si të infektuar, të mos shkojnë në ambientet e spitaleve, por të telefonojn­ë dhe të jenë mjekët që shkojnë në shtëpi për të vendosur si do të jetë kura.

AKUZA E BARDHIT "Sot ( dje) në repartin e Patologjis­ë dhe Urgjencës në Spitalin e Kavajës kanë nisur përgatitje­t, me urdhër të ministres së Shëndetësi­së, për ta kthyer në karantinë. Kjo është papërgjegj­shmëri! Zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve. Ky është një provokim i rëndë me Kavajën. U bëj thirrje të gjithë bashkëqyte­tarëve të mi të mos e pranojnë trajtimin nga Edi Rama si banorë të parëndësis­hëm, jeta e të cilëve nuk ka rëndësi për Kryeminist­rin. Karantinën ta ndërtojë në shtëpinë e tij në Surrel, jo në Kavajë".

 ??  ?? Gazment Bardhi
Gazment Bardhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania