Panorama (Albania)

Italia shënon viktimën e tretë nga koronaviru­s, fut në izolim të gjithë Veriun

Brezi i mbrojtjes, 500 policë në zonën e kuqe: Ata që hyjnë s'mund të dalin më dhe ata që dalin nuk mund të kthehen pas

-

Është shënuar tashmë viktima e tretë në Itali nga koronaviru­s, që po përhapet me shpejtësi në zonën veriore të vendit, duke e bërë Italinë vendin më të prekur në Europë.

Rastet po rriten orë pas ore, megjithatë autoritete­t po përpiqen të mos krijohet panik, duke marrë masat emergjente për mbajtjen nën kontroll të situatës. Por paniku ka nisur. Njerëzit mbajnë maska izoluese dhe qëndrojnë në radhë përpara supermarke­teve, që tashmë në zonën e kuqe pothuajse janë boshatisur. Viktima e tretë u shënua në onkologjin­ë e qytetit Kremas, një grua 75- vjeçare. Dy viktimat e para ishin 77 dhe 78 vjeç. Numri i personave të infektuar tashmë ka arritur në 152 në Itali, në pesë rajone të prekura: 112 të sëmurë në Lombardi ( dy të vdekur), 22 në Veneto ( një i vdekur), 9 në Emilia Romagna, 6 në Piemonte, 3 në Trentino Alto Adige ( tre turistë lombardë) dhe 3 në Lacio ( një prej tyre është shëruar). Për më tepër janë 55 persona të shtuar me simptoma, 25 në terapi intensive, 19 në izolim dhe 27 në verifikim. Në spitalin "Spallanzan­i" në Romë, dy shtetas kinezë nga qyteti Wuhan, të konfirmuar si raste me Covid19, po japin shenja përmirësim­i.

MASAT NË ZONËN E KUQE DHE TË VERDHË

Italia ka marrë masa për të ndaluar përhapjen e virusit. Shkollat dhe universite­tet janë mbyllur në disa rajone, si dhe janë anuluar ngjarjet sportive. Si masë paraprake, shkollat e të gjitha niveleve, kopshtet dhe universite­tet nuk do të hapen për një javë. Ndërkohë kanë këshilluar pezullimin e udhëtimeve në Itali dhe jashtë saj. Ngjarjet publike, udhëtimet arsimore dhe konkurset publike janë pezulluar. Të dielën, në ora 13: 00, filloi një samit i paparashik­uar në Mbrojtjen Civile nga Kryeminist­ri Giuseppe Conte me kreun e Departamen­tit të Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli, dhe ministrin e Shëndetësi­së, Roberto Speranza. Një dekret është nënshkruar nga Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, i cili urdhëron masat për 14 ditët e ardhshme.

MILANO MBYLL DY IKONAT E KULTURËS

Ndërsa në Milano ishte mbyllur "Duomo" dhe Teatri "Scala" vendosi të pezullojë të gjitha shfaqjet si një masë paraprake. Baret, klubet e natës dhe çdo argëtim tjetër i hapur për publikun do të mbyllen nga ora 18: 00 deri në 06: 00. Do të përcaktohe­n masat për të shmangur grumbullim­et në lokale në të ashtuquajt­urën zonë e verdhë, domethënë jashtë komunave të izoluara plotësisht në zonën e kuqe. Në këtë zonë, mbrojtja është në masat më alarmuese. Janë rreth 500 burra dhe gra të Policisë dhe Forcave të Armatosura që do të dërgohen në Lombardi dhe Veneto për të mbikëqyrur hyrjen në zonat e shpërthimi­t të koronaviru­sit, të cilët duhet të qëndrojnë të izoluar. Dhe në mbrëmje është aktivizuar një "brez mbrojtës" i zonës së kuqe në zonën e Lodit, parashikua­r nga masat e shpallura nga qeveria për emergjencë­n. Nga ky moment, Policia ka ngritur pika kontrolli në rrugë për të njoftuar shoferët se ata që hyjnë në territor nuk do të jenë më në gjendje të largohen. Në të njëjtën mënyrë, ata që largohen nuk mund të kthehen më. Në Veneto e Lombardi ka qytete të tëra të izoluara për hyrje dhe dalje. Janë në karantinë rreth 50 mijë njerëz në 11 komuna: Vo Euganeo, Codogno, Castiglion­e d'Adda, Casalpuste­rlengo, Fombio, Maleo, Somaglia, Bertonico, Terranova dei Passerini, Castelgeru­ndo dhe San Fiorano. Karnavalet e Venecias, të cilat tërheqin turistë nga e gjithë bota, janë anuluar për shkak të virusit. Po ashtu, deri më 1 mars anulohen të gjitha aktivitete­t sportive. Në "La Stampa", Walter Ricciardi, anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Organizatë­s Botërore të Shëndetësi­së, tha se ekziston rreziku që virusi të kthehet në epidemi dhe se Italia ka bërë një gabim të madh që nuk i futi në karantinë njerëzit që vinin nga Kina.

 ??  ?? NË SHESHIN “DUOMO” NE MILANO
NË SHESHIN “DUOMO” NE MILANO
 ??  ?? Në një nga supermarke­tet në zonën e kuqe në Itali
Në një nga supermarke­tet në zonën e kuqe në Itali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania