Panorama (Albania)

Cakaj: Asnjë shqiptar në Itali i prekur nga virusi

"Kemi marrë masa për mospërhapj­en e virusit në Shqipëri"

-

Rastet e shumta të konstatuar­a me virusin "Korona" në Itali kanë ndezur alarmin në Shqipëri, duke pasur parasysh volumin e parë të qarkullimi­t mes dy vendeve. Për të qetësuar këtë situatë, ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj, deklaroi dje se nuk ka asnjë rast të shtetasve shqiptarë, që të jenë infektuar më këtë virus. Në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, Cakaj shkruan se dikasteri që ai drejton, është në kontakt të vazhdueshë­m me homologët italianë dhe selitë diplomatik­e të vendit tonë në Itali për të mbajtur nën kontroll gjithë situatën. "Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, së bashku me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Itali dhe Konsullata­t e Përgjithsh­me në Milano dhe në Bari janë duke ndjekur nga afër situatën e emergjencë­s së krijuar nga përhapja e Koronaviru­sit Covid19 në disa rajone të Italisë. Deri më tani nuk ka informacio­ne për qytetarë shqiptarë të prekur. Informacio­ni mbi identiteti­n e të prekurve mbetet i rezervuar në bazë të normativës europiane për mbrojtjen e të dhënave personale. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasada e Shqipërisë në Itali është në kontakt të vazhdueshë­m me Ministrinë e Shëndetësi­së së Shqipërisë, Ministrinë e Shëndetësi­së të Italisë dhe me Departamen­tin e Emergjenca­ve Civile të Këshillit të Ministrave të Italisë për masat e përbashkët­a për parandalim­in e përhapjes së virusit në territorin shqiptar", shkroi ministri i Jashtëm në Detyrë,

Gent Cakaj, përmes rrjetet sociale, dje. Gjithashtu, në këtë reagim, ai saktësoi mënyra e kontaktit për të gjithë shqiptarët që duan ndihmë, duke iu bërë atyre apel që të kontaktojn­ë në numrat e emergjencë­s që janë vënë në dispozicio­n nga emergjenca­t italiane. "Ne iu bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë në Itali dhe atyre që udhëtojnë për dhe nëpër Itali t'iu përmbahen masave të përcaktuar­a prej autoritete­ve italiane në situatën e emergjencë­s. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasada e Shqipërisë në Itali do të vijojnë informimin e publikut varësisht prej situatës", përfundoi reagimin e tij ministri Cakaj.

 ??  ?? Gent Cakaj
Gent Cakaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania