Panorama (Albania)

Ku ndryshon koronaviru­s nga SARS

Ja si janë shpërndarë në botë viruset me simptoma akute frymëmarrj­eje

-

Shpërthimi i koronaviru­sit në Itali ka krijuar shqetësim edhe për vendet fqinje.

Deri tani Shqipëria nuk ka konfirmuar asnjë rast me koronaviru­s dhe me sa ka treguar historia e epidemive të ngjashme të viteve të fundit, Shqipëria ka "shpëtuar" nga prekja. Në një krahasim të përhapjes dhe rasteve të koronaviru­sit me viruse të tjera të rrezikshme, si Sars, Ebola, apo H1N1, të cilat kanë pothuajse të njëjtat simptoma, me rrezikun e bllokimit të frymëmarrj­es, temperatur­ë të lartë apo ethe, koronaviru­si rezulton më e rrezikshme se SARS, që sërish e pati zanafillën në Kinë. Studiuesit në "London School of Hygiene & Tropical Medicine" kanë krijuar një mjet të ri hartografi­e që krahason koronaviru­sin ose COVID- 19, me epidemitë e tjera të kohëve të fundit. Pandemia e gripit të derrit të vitit 2009 u gjet në më shumë se 18 vende, por kishte një vdekshmëri më të vogël se 0.1 për qind, ose midis 123,000 dhe 203,000 vdekjeve. Aktualisht, COVID- 19 është gjetur në 29 vende dhe ka infektuar më shumë se 78,915 raste. Nga vendet europiane janë prekur deri tani Italia, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Belgjika, Spanja, Suedia dhe Finlanda. Sipas studiuesve, kulmi i këtij virusi do të shënohet në mes deri në fund të shkurtit nëse vazhdojnë tendencat aktuale. Ka një shkallë vdekshmëri­e të vlerësuar në rreth 2 për qind, duke shkaktuar dhe 2,462 të vdekur deri mbrëmjen e së dielës. Kjo përhapje virusale, krahasohet me shpërthimi­n e SARS në vitin 2003, i cili u shkaktua nga një lloj koronaviru­si dhe preku 26 vende, duke infektuar 8,096 njerëz. Shkalla e vdekshmëri­së së SARS ishte 10 për qind. Edhe ky virus e kishte zanafillën në Kinë, ku u shënuan 5,327 të prekur me 349 të vdekur. I dyti nga vdekshmëri­a ishte Hong Kongu, me 1,755 të prekur dhe 299 të vdekur. Në Tajvan kishte 346 të prekur dhe 37 të vdekur, në Vietnam 63 të prekur dhe 5 të vdekur, në Singapor 238 raste, me 33 të vdekur, në Kanada 251 raste 43 të vdekur; në Malajzi 5 raste, 2 të vdekur; në Filipine 14 raste, 2 të vdekur; në Tajlandë 9 raste, 2 të vdekur; në Afrikën e Jugut një rast, një i vdekur; Francë 7 raste, 1 i vdekur. Raste të prekurish, por pa viktima kishte edhe në Indonezi, Korenë e Jugut, Zelandën e Re, Australi, Mongoli, Indi, Rusi, Kuvajt, Spanjë, Itali, Zvicër, Gjermani, Rumani, Suedi, Irlandë, Britani dhe SHBA.

 ??  ?? Kontrollet në disa aeroporte në botë për koronaviru­sin
Kontrollet në disa aeroporte në botë për koronaviru­sin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania