Panorama (Albania)

PD: Prokuroria shqiptare Të bashkëpuno­jë me atë të Leçes

-

Partia Demokratik­e i kërkoi dje Prokuroris­ë shqiptare që të bashkëpuno­jë me homologët e saj në Leçe, për të zbardhur të vërtetën në lidhje me mbetjet të dyshuara si kancerogje­ne që ndodhen prej disa ditësh të bllokuara në një traget në Vlorë. Drejtuesi i Departamen­tit të Mjedisit, Jamarber Malltezi, ishte dje pranë Portit të Vlorës ku ndodhet edhe ngarkesa ku u shpreh se shqiptarët po bëhen pre e luftës së klaneve mafioze të PS- së. “Prokuroria shqiptare i detyrohet popullit të Vlorës që të mos mbyllë sytë, por të bashkëpuno­jë me Prokurorin­ë e Leçes për të hetuar këtë trafik ndërkombët­ar mbetjesh të rrezikshme, të sjellin Polici shkencore dhe të marrin mostrat për t’i analizuar në Laboratorë­t e Akredituar të Mbetjeve të rrezikshme pasi në Shqipëri nuk ka asnjë laborator të akredituar për këto lloj mbetjesh. Shqiptarët nuk kanë pse bëhen kurban të luftës së klaneve në PS, që duan të bëjnë biznes me vdekjen”, u shpreh Malltezi. Drejtuesi i Departamen­tit të Mjedisit në PD akuzoi qeverinë se dy ditë më parë tentoi që të fshehë ngjarjen, duke e hedhur poshtë mundësinë që materialet e sekuestrua­ra në tragetin e ankoruar në Vlorë të jenë kancerogje­ne. Sipas tij, vendi ynë nuk ka mundësi që të bëjë analiza të tilla për mbetjet. “Kjo qeveri duhet hequr qafe si një mbetje e rrezikshme për qytetarët. Në përpjekje për të fshehur importin e kancerit, qeveria dje tentoi të gënjente sikur nuk janë mbetje të rrezikshme, por ky vend nuk ka laboratorë të akredituar të mbetjeve të rrezikshme, ndërsa mbetjet radioaktiv­e janë pjese e vogël e mbetjeve të rrezikshme. Azbesti dhe vajrat e ndotura nuk janë radioaktiv­e, por janë mbetje toksike kancerogje­ne”, vijoi Malltezi.

AKUZAT PËR KRYEMINIST­RIN Malltezi risolli dje në vëmendje debatin e ashpër pak vite më parë për ligjin e importit të mbetjeve. Ligj i cili nuk u miratua nga qeveria socialiste, por kreu i Departamen­tit të Mjedisit në PD akuzoi Kryeminist­rin Rama se e ka zëvendësua­r ligjin me një Vendim të Këshillit të Ministrave. “Të gjithë mbani mend sesi Edi Rama u përpoq të kalonte ligjin për importin e mbetjeve para pak vitesh me përbetimet se Portet dhe Doganat Shqiptare ishin të sigurta. Ndonëse nuk e miratoi dot ligjin, Rama lejon importin e mbetjeve nën etiketën si kimikate, përmes VKM 665, të datës 21.09.2016, ‘ Për eksportin dhe importin e kimikateve të rrezikshme’”, vijoi Malltezi. Anëtari i kryesisë së PD- së akuzoi kreun e qeverisë se ka miqësi me pronarin e kompanisë që trajton mbetjet dhe se ngarkesa e 15- të e ardhur nga Italia, sipas tij, është kapur për shkak të prishjeve të pazareve.

 ??  ?? Mbetjet e dyshuara si kancerogje­ne
Mbetjet e dyshuara si kancerogje­ne
 ??  ?? Drejtuesi i Departamen­tit të Mjedisit në PD, Malltezi
Drejtuesi i Departamen­tit të Mjedisit në PD, Malltezi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania