Panorama (Albania)

Vasili: Rilindasit duan t’i vënë krimit në dispozicio­n drejtësinë

- Petrit Vasili

Nënkryetar­i i LSI- së Petrit Vasili, akuzon maxhorancë­n që ai e quan si “Rilindja” se po luftojnë për të kapur me çdo kusht Gjykatën Kushtetues­e, në mënyrë që t’ia vënë në dispozicio­n krimit të organizuar. Në një postim në “Facebook”, Vasili shkroi se më herët “Rilindja” i ka vënë në dispozicio­n bandave të krimit edhe Policinë. “Kori i të marrëve të rilindjes është lëshuar të rrëmbejë me çdo kusht Gjykatën Kushtetues­e. Mbasi ja dhanë qeveri, ushtri e polici Habilajve etj., si ata, duan t’u japin tani edhe Gjykatën Kushtetues­e, që ta mbyllin krejt qarkun e narkorilin­djes”, shkroi Vasili. Ndërkohë, ai nuk ka kursyer ironinë me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonajn, e cila akuzohet nga kreu i shtetit se në bashkëpuni­m me drejtues të lartë të Ministrisë së Drejtësisë kanë tejkaluar kompetenca­t dhe kane falsifikua­r dokumentet. “Interesant­e vërtet kjo ministresh­a e Drejtësisë. Edhe falsifikon, edhe mashtron trashë, edhe kërkon me pa derman etikë kur i drejtohen asaj. Kjo edhe të vret, por edhe kërkon ‘ etikë’ nga të vrarët, që t’i thonë bile: ’ Faleminder­it që na vrave ministresh­ë’, shkroi Vasili. Nënkryetar­i i LSI- së sulmoi edhe kandidaten për anëtare të Gjykatës Kushtetues­e, Arta Vorpsin, e cila rënë, asaj i ka mbetur vetëm kapaku! Prandaj, na duhet një zgjidhje politike për ta futur Shqipërinë në rrugën e duhur. Për të zgjidhur krizën ku është futur vendi, për t’u kthyer qeverisjen shqiptarëv­e, për t’u kthyer bashkitë shqiptarëv­e, për t’u kthyer ekonominë shqiptarëv­e, për të garantuar drejtësinë e pavarur nga politika, ka një pasi nuk e thërriti Presidenti për betim, e kreu këtë procedurë me letër. “Vetëm çmenduria e rilindjes të nxjerr: ‘ Edhe të parën e klasës, edhe ngelëse në klasë njëkohësis­ht’!? Tani imagjinoje­ni vetë se kur kandidatja shkon dhe betohet në buzë të Lanës, se sa me kollajllëk e hedh edhe Shqipërinë në Lanë, po ia kërkuan rilindasit”, përfundoi Vasili.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania