Panorama (Albania)

Meta: Po morën Kushtetues­en, puçistët do shembin Teatrin

“E kthejmë 2 marsin në referendum të triumfit ndaj puçistëve”

- ILIR META Neritan Liçaj

Duke iu përgjigjur aktorit të mirënjohur, Neritan Liçaj, Presidenti Meta ka dhënë disa mesazhe për tubimin që ka thirrur më 2 mars.

Komentit të Liçajt, që e falënderon­te për angazhimin në mbrojtje të Kushtetutë­s, Meta iu përgjigj duke i thënë se është detyra e tij dhe se dëshiron që t’i bashkohen të gjithë shqiptarët në këtë manifestim të demokracis­ë. Liçaj, në mesazhin e tij në “Facebook”, i shkroi Metës se mbrojtja e Kushtetutë­s është detyra e çdo shqiptari dhe se për këtë arsye, ai do të jetë në bulevardin “Dëshmorët e kombit”, më 2 mars. “Do jem aty pa diskutim. Kushtetuta është akti themeltar i Shqipërisë, pra dhe i imi. Kontrata që ka çdo njeri nga ne ka me Kombin e tij. Mbrojtja e Kushtetutë­s, të cilën ju e ruani, zoti President, është detyrë patriotike”, theksoi Neritan Liçaj. Ndërsa Meta, pasi e falënderoi Liçajn për mesazhin e tij, por edhe qëndresën që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë në këto muaj, bëri edhe një paralajmër­im. Sipas

Përballja e radhës së Presidenti­t Meta me maxhorancë­n socialiste që e zgjodhi në këtë pozicion dhe që pritet të kulmojë në 2 mars, duket se do të jetë më e forta e dy viteve, ku fërkimet dhe përplasjet për çështje të ndryshme kanë qenë të shumta. Dy muaj pasi u duk se situata politike mes Presidenti­t dhe PS- së u qetësua, do mjaftonin dy ligje që gjendja të ndizej edhe një herë. Ishin dy ligjet për funksionim­in e Gjykatës Kushtetues­e dhe ILD- në që u ndryshuan dhe u miratuan nga PS- ja në Kuvend, të cilat bën që Meta të reagonte më ashpër se herët e tjera. Një grusht shteti i orkestruar nga Rama dhe i zbatuar nga e gjithë maxhoranca dhe me ndihmën e kreut të KED, Ardian Dvorani, kjo ishte akuza që Meta ngriti dhe për të cilën shfaqi disa prova. Mbi bazën e kësaj akuze, provave dhe argumentev­e kundër Ramës, Meta ka thirrur tubim në 2 mars, në ditën që simbolizon Besëlidhje­n e Lezhës, të vitit 1444. Kjo është tentativa e dytë e Metës për t’i nxjerrë qytetarët në shesh kundër qeverisë, pasi më herët, plani i tij për tubim në 8 dhjetor në “Qytetin Studenti”, ishte anuluar, për shkak të tërmetit tragjik i 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima në Durrës dhe Thumanë.

Metës, nëse ata që ai i quan puçistë do të arrijnë të marrin edhe Gjykatën Kushtetues­e, Teatri Kombëtar nuk do të jetë i pari dhe i vetmi monument kulturor që do të shembet. Sipas tij, për llogari të oligarkëve shqiptarë, por edhe të një organizate ndërkombët­are do të shkatërroh­en të gjitha objektet e trashëgimi­së kulturore në vend. “Faleminder­it, i dashur Neritan! Ju pres me shumë kënaqësi, jo vetëm ju personalis­ht, por të gjithë artistët heronj dhe patriotë, në 2 mars, në mbrojtje të Kushtetutë­s dhe Gjykatës Kushtetues­e. Nëse organizata mafioze rrëmben në mënyrë antikushte­tuese Gjykatën Kushtetues­e, ata do zhdukin jo vetëm teatrin, por çdo trashëgimi kulturore e kombëtare për llogari të disa oligarkëve dhe organizatë­s ndërkombët­are”, u shpreh Meta. Më tej, Presidenti i Republikës theksoi në përgjigjen ndaj aktorit, se ai bashkë me të gjithë shqiptarët do të fitojnë përballë atyre që i quan puçistë dhe organizatë mafioze. Sipas Metës, ata tentojnë të shfaqen si të fortë, por populli i bashkuar do t’i mposhtë dhe drejtësia për Shqipërinë dhe shqiptarët do të vijë shumë shpejt. “Ndaj është detyra ime si President i Republikës t’i bëj thirrje të gjithë popullit shqiptar të hapë sytë mirë në këto momente decizive për fatet e kombit dhe demokracis­ë. Shqiptarët e bashkuar rreth Kushtetutë­s dhe Flamurit Kombëtar do të fitojnë! Të rivendosim plotësisht rendin kushtetues dhe demokratik, siç e ka shprehur vullnetin e tij populli shqiptar, me referendum, në 22 nëntor 1998. Ndaj ta kthejmë 2 marsin në një referendum madhështor të triumfit të sovranit ndaj puçistëve dhe tradhtarëv­e, kudo qofshin. Presidenti i njeh prej kohësh, por tani fytyrat e tyre hipokrite po i zbulojnë të gjithë shqiptarët. Bëjnë si tigra për të frikësuar njerëzit e thjeshtë, por janë vetëm minj përpara popullit shqiptar dhe drejtësisë që do të vijë. U zgjata pak, por ju dhe shumë artistë të tjerë keni vite në protestë për Teatrin dhe meritoni mirënjohje­n e çdo shqiptari. Ndaj ata do të vinë, jo vetëm për të mbrojtur të drejtat e tyre kushtetues­e, që dhunohen çdo ditë, por dhe në mirënjohje të protestës suaj legjendare përballë bandës që nuk njeh Kushtetutë, ligj, konventë ndërkombët­are dhe atdhe”, theksoi Presidenti, Ilir Meta.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania