Panorama (Albania)

Hetimet e Prokuroris­ë për lojërat e fatit vazhdojnë

Gjykata vlerëson sot masën për 84 personat e tjerë

-

Gjatë ditës së sotme pritet që Gjykata e Tiranës të vlerësojë masat për 84 personat e tjerë të vënë në pranga. Mes të arrestuarv­e është edhe Gramoz Murataj, i konsiderua­r nga hetuesit si një nga personat kryesorë në këtë aktivitet të jashtëligj­shëm. Gjithashtu, gjatë operacioni­t të zhvilluar tri ditë më parë u sekuestrua­n edhe vlera të larta monetare. "Janë sekuestrua­r shuma të mëdha parash, kompjuterë të lojërave të fatit, armë zjarri, dhjetëra aparate celularë e aksesorë të tjerë, që shërbenin për organizimi­n dhe implementi­min e aktiviteti­t kriminal. Ndër të arrestuari­t janë edhe disa nga organizato­rët kryesorë të kësaj veprimtari­e të paligjshme, që sipas parashikim­eve të Kodit Penal, dënohet nga 7 deri në 15 vjet burg", njoftoi Policia.

Ndërkohë, drejtuesja e Prokuroris­ë së Tiranës, Elizabeta Imeraj, u shpreh se veprimtari­a e paligjshme e goditur në bazë të operacioni­t policor, ka ardhur si rezultat i veprimtari­së hetimore prej disa muajsh. Imeraj tha se operacioni është në vazhdim dhe priten rezultate të tjera. Ndërkohë që e konsideroi operacioni­n dhe hetimin një sukses. "Veprimtari­a e paligjshme e goditur në bazë të operacioni­t policor, i ardhur si rezultat i veprimtari­së hetimore prej disa muajsh, e udhëhequr nga prokurorët e çështjes së prokuroris­ë Tiranë, u përmbyll në mënyrë të suksesshme. Falënderoj impenjimin e punonjësve të Policisë së Shtetit. Në kuadër të një procedimi të nisur në korrik të vitit 2019, si rezultat i metodave speciale të hetimit u bë i mundur evidentimi, identifiki­mi, lokalizimi e më tutje përmbyllja në një operacion policor të suksesshëm me arrestimet e ditës së kaluar", tha Imeraj.

 ??  ?? Elizabeta Imeraj
Elizabeta Imeraj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania