Panorama (Albania)

Arrestohen në Rinas tre persona me dokumente false

Me pasaporta të sozive të tyre tentuan të udhëtonin drejt BE

-

Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Tiranës, operacioni i koduar "Shpërblimi" u zhvillua nga Policia Kufitare e Rinasit, në bashkëpuni­m me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Në pranga u vunë tre shtetas nga Gana dhe Kameruni, si dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë nga Franca. Nga ky operacion u sekuestrua­n pasaporta e karta identiteti, që do përdoreshi­n me anë të ngjashmëri­së për të kaluar kufirin drejt vendeve të BE- së.

RASTET Në vijim të goditjeve të njëpasnjës­hme të realizuara nga Policia Kufitare e Rinasit, në bashkëpuni­m me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në Rinas u godit një tjetër rast i tentativës për kalim të kufirit me dokumente me ngjashmëri. Si rezultat i informacio­nit të marrë në rrugë operative dhe shkëmbimit në kohë të informacio­nit mes Policisë Kufitare të Rinasit dhe Seksionit për

Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe falë koordinimi­t të veprimeve në terren që zgjatën gati 48 orë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar "Shpërblimi", në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: J. B., 21 vjeç, lindur dhe banues në Kamerun ( organizato­r); B. A., 34 vjeç, lindur dhe banues në Gana; J. B., 23 vjeç, lindur dhe banues në Kamerun dhe u shpallën në kërkim shtetasit francezë D. I. dhe B. Y.

SHPËRBLIMI Nga hetimet e kryera nga ana Policisë ka rezultuar se shtetasi B. A., kundrejt shpërblimi­t monetar, ka siguruar nga shtetasi J. B. një pasaportë franceze që i përkiste shtetasit D. I. dhe duke përfituar nga ngjashmëri­a fizike me këtë shtetas ka tentuar të udhëtojë me këtë pasaportë nga Aeroporti i Rinasit në drejtim të vendeve të BE- së. Po nga hetimet ka rezultuar se 23vjeçari J. B., kundrejt shpërblimi­t monetar ka siguruar nga 21- vjeçari J. B. një kartë identiteti franceze që i përket shtetasit B. Y. dhe duke përfituar nga ngjashmëri­a fizike me këtë shtetas ka tentuar të udhëtojë me këtë pasaportë nga Aeroporti i Rinasit, në drejtim të vendeve të BE- së.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania