Panorama (Albania)

Bie nga kati i gjashtë, 30- vjeçarja rëndë në spital, mister shkaku

-

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në qytetin e Korçës, ku një vajzë e re ka rënë në rrethana misterioze nga tarraca e një lokali. Sipas informacio­neve nga blutë e qytetit, ngjarja ndodhi në një lokal në qendër të qytetit, ndërsa nuk dihet nëse 30- vjeçarja ka rënë aksidental­isht apo është hedhur. Ajo është transportu­ar në gjendje të rëndë në spital, nga persona që ndodheshin në vendin e ngjarjes. Sipas dëshmive të dhëna në vendin e ngjarjes, vajza mësohet se nuk ka rënë në tokë, por në ballkonin e katit të dytë të pallatit. Ajo është transportu­ar me shenja jete në spital, por në gjendje të rëndë shëndetëso­re. Sipas dëshmitarë­ve në vendin e ngjarjes, vajza nuk ka qenë duke konsumuar kafe në bar. Ajo është ngjitur në katin e fundit dhe është hedhur nga kangjellat. "Më datë 23.02.2020, në Lagjen Nr. 3, një shtetase rreth 30 vjeçe, pasi ka hyrë në ambientet e një lokali, ka dalë në ballkonin e tij në katin e gjashtë dhe dyshohet se është vetëhedhur, ku për pasojë ka rënë në katin e dytë të kësaj ndërtese. Kjo shtetase u transportu­a në Spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e Policisë. Ndërkohë, pas ngjarjes Policia ka marrë në pyetje edhe familjarët e 30- vjeçares të plagosur rëndë, për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje të rëndë. Sipas burimeve të Policisë, ata janë shprehur të shokuar për ngjarjen e ndodhur, ndërsa nuk kanë qenë në gjendje të mirë të japin detaje lidhur me ngjarjen.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania