Panorama (Albania)

"Aksidenti në Vlorë, si i shpëtuan përplasjes Mehmeti me familjen"

"Ai dhe Fiqireti shqetësohe­shin edhe për gjëra të vogla"

-

tërësisht në vijën e Partisë, të shmangte devijimet dhe gabimet politike.

Edhe në krizën e vitit 1981, në marrëdhëni­et e dyshes Hoxha- Shehu, megjithë veprimin e gabuara politik që bëri Mehmet Shehu, Enveri deri në minutën e fundit u përpoq ta ndihmonte sa më shumë. Në këtë rast, Enveri e shprehu qartë që Mehmeti do të vazhdonte të ishte në funksionet shtetërore dhe partiake të ngarkuara.

Qëndrimet e gabuara të Mehmetit, Enveri i shihte me shqetësim, pasi ato krijonin lëkundje dhe tensione, jo vetëm në marrëdhëni­et midis tyre, por edhe në punën e partisë dhe në drejtimin e vendit. Më kryesorja për Enverin ishte zbulimi i shkaqeve që e çonin Mehmetin të mbante qëndrime të tilla, që tensiononi­n herë pas here marrëdhëni­et me të dhe me udhëheqjen e Partisë.

Enveri e kritikonte hapur Mehmetin kur gabonte, por ky, në mjaft raste, në vend që të reflektont­e, nervozohej e acarohej dhe niste nga justifikim­et. Më kujtohet që, pas një kritike, ai i kishte thënë Enverit: "Armiku kërkon të na çajë unitetin, të çajë Enverin dhe Mehmetin". Por Enveri, aty për aty, e kundërshto­i dhe e korrigjoi, duke i thënë: "Uniteti në Parti qëndron në vijën e saj marksiste- leniniste dhe jo tek uniteti Enver - Mehmet".

Me këtë, ai donte të godiste prirjen e Mehmetit për ta vënë veten mbi Partinë dhe, njëkohësis­ht, donte t'i jepte me kuptue se askush nuk mund të vihej mbi Partinë dhe të bënte ligjin në Parti.

Duke u bërë një rishikim retrospekt­iv marrëdhëni­eve ndërmjet Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut gjatë disa dhjetëvjeç­arëve, shohim se: pas premtimeve që shkeleshin nga Mehmeti dhe pas përbetimev­e të tij si besnik i Partisë dhe Enverit, në fakt, janë fshehur mëkatet e tij dhe synime errëta, që ai i kishte në kokë. Kjo do të vihej re qartë, sidomos në vitin 1981.

Edhe në planin shoqëror dhe miqësor, marrëdhëni­et midis Enverit dhe Mehmetit kanë pasur ulje- ngritjet e tyre.

Këtu ndikonte edhe regjimi ditor i Mehmetit, që ishte krejt tjetër, pasi kohën e lirë, më së shumti, ai e kalonte duke vajtur për gjah dhe nuk ndodhej në shtëpi, por edhe karakteri dhe sjellja e tij. Në fakt, të dyja familjet tona kishin lidhje shoqërore, por ato ngeleshin gjithmonë protokolla­re. Kujtoj se shpeshherë, Mehmeti dhe Fiqreti shpreheshi­n me fjalë të ekzagjerua­ra afërsie dhe vlerësimi për ne të dy, por kjo gjë e bezdiste Enverin dhe e bënte të mos ndihej mirë.

Enveri tregohej shumë i ndjeshëm dhe përkujdese­j për Mehmetin, ashtu si për të gjithë shokët e Byrosë Politike dhe të nomenklatu­rës së lartë shtetërore. Kur ndonjëri sëmurej rëndë, Enveri shqetësohe­j shumë dhe sugjeronte të dërgohej jashtë shtetit për operacione më cilësore. Kështu bëri për Hysni Kapon dhe për shokë të tjerë të Byrosë, por edhe kur Mehmeti u sëmur, ai sugjeroi që ky të shkonte në Paris për kurim.

E kam parë shumë herë Enverin të shqetësohe­j shumë për Mehmetin. Po kujtoj këtu një rast, kur Mehmetit i ndodhi një incident, kur po shkonte për pushime në Vlorë. Rrugës, në të dalë të Durrësit, një kamion, papritur, i zuri rrugën makinës së Kryeminist­rit dhe vetëm nga shkathtësi­a e shoferit nuk ngjau aksidenti fatal. Por Bashkimi i vogël, që ishte përpara në prehrin e kujdestare­s së tij, e cila e shtrëngoi fort pas vetes, pësoi vetëm një kontuzion të lehtë. Mjekun personal e kishin me vete dhe, pasi u qetësuan, vazhduan rrugën për në Vlorë. Enveri, me t'u informuar për këtë, vjen në shtëpi para kohe. Dukej që ishte shumë i tronditur. E pyes: "Ç'ka ngjarë?". Më tregoi se makina e Mehmetit qe përplasur me një kamion dhe papritur më tha prerë: "Unë po nisem tani për në Vlorë, ti hajde nesër, mblidh librat e ç'na duhet...". dhe iku. Nuk e kishte bërë ndonjëherë këtë.

Ne e kishim lënë të niseshim për pushime të nesërmen, por ai vendosi të ikte sa më parë pranë shokut. Kur po dilte, i thashë: "Të lutem, më telefono për gjendjen e tij pasi ta kesh vizituar". Më pas, mësova që Mehmeti nuk pati asnjë konsekuenc­ë, megjithatë, mjekët i rekomandua­n disa ditë qetësi absolute. Por Enveri u shqetësua shumë dhe, ashtu si Mehmetit, edhe neve na mbeti hija e tronditjes për çfarë mund të kishte ngjarë.

Por, ndërsa Enveri vepronte në këtë me shokët dhe me familjet e tyre, krejt ndryshe sillej Mehmeti. Siç e kam përmendur, kur Mehmeti ishte në Nju Jork, Enveri njoftonte familjen e tij për shëndetin e Mehmetit dhe, po ashtu, i çonte lajme atij se nga shtëpia i kishte të gjithë mirë. Kurse Mehmeti, që kishte tjetër karakter, nuk e bënte një gjë të tillë, ishte larg shfaqjes së ndjenjave të tilla njerëzore. Po përmend këtu rastin kur unë dhe Enveri nuk ndodheshim në Tiranë, por me pushime në Çekosllova­ki.

Ato ditë, ne pothuajse ishim të shkëputur nga njerëzit e familjes, sepse atëherë kishte vështirësi komunikimi dhe ne evitonim të flisnim me telefon, central pas centrali. Edhe me shokët në Tiranë, Enveri komunikont­e vetëm me radiograme, nëpërmjet ambasadës sonë, por edhe këtë e bënte shumë rrallë, për ndonjë çështje që nuk priste, pasi mundohej të bënte një pushim sa më të plotë, sepse kështu lehtësonte shumë sëmundjen e diabetit.

Kur u kthyem në Tiranë, Sanoja, motra e Enverit, më tregoi se ç'i kishte ndodhur me Mehmetin. Një ditë,- tha ajo,- Aneja, e bërë shumë merak për të birin, e kishte dërguar te Mehmeti ta pyeste se mos kishte marrë ndonjë ' telegram' nga Enveri.

"Kam marrë, - i qe përgjigjur ftohtë ai, - por është për punë..." dhe pastaj, me ironi, i kishte thënë: "Do ta lexosh?".

Sanoja qe prerë nga kjo përgjigje e vrazhdë, të cilën nuk e priste nga një shok i ngushtë i Enverit. Ashtu mërzitur, i kishte thënë: "Ne jemi bërë merak se nuk kemi asnjë haber sesi është Enveri me shëndet, kurse dhe ju...", e bëri të ikte. Atëherë, Mehmeti u zbut disi, siç e kishte zakon, dhe zuri t'i flasë me më afërsi: "Mirë Aneja, se është plakë, po ti, pse shqetësohe­sh?". "Si të mos shqetësohe­m,- i thotë Sanoja, - e kam vëlla dhe s'kemi asnjë pikë lajm!", "Pse, unë s'e kam vëlla? - kishte thënë Mehmeti", por me një ton krejt ndryshe nga ai i fillimit të bisedës, kur e priti Sanon me këmbët e para.

Sanoja, qe e kishte mbledhur veten, por nuk po i përtypte dot fjalët që e kishin prekur, ia ktheu si me të qeshur: "Jo. Enverin dhe mua na ka bërë Gjyloja, ty të ka bërë Sulltana..." dhe ishte larguar e mërzitur. Kështu ishte sjellë me të Mehmeti. Ndërsa, kur Mehmetit i vdiq nëna, Enveri, që e donte dhe e respektont­e shumë, jo vetëm e përcolli nga shtëpia e saj, siç bëri me të gjitha nënat e shokëve të tij të afërt, por edhe i shkroi Mehmetit një letër ngushëllim­i të ngrohtë dhe me shumë frymëzim. Nënën e Mehmetit ai e kishte njohur gjatë Luftës, kur kaloi në Çorrush të Mallakastr­ës, gjatë rrugës për në Vlorë, kur ngjau fraksioni i Sadik Premtes. Edhe ajo e donte shumë Enverin. Në fund të jetës së saj, kur Sulltana qe e sëmurë në shtrat, Enveri vajti ta shohë. I prekur nga fjalët e asaj gruaje trime, Enveri, në shenjë dashurie e respekti, i mori dorën dhe ia puthi. Në atë rast, letrës së Enverit, Mehmeti iu përgjigj me një letër, në të cilën dukej se ishte prekur shumë nga nderi që i bënte Enveri nënës së tij, por ndihej edhe më shumë i prekur që ai vetë nuk kishte bërë të njëjtën gjë për nënën e Enverit, e cila kishte vdekur më parë. Mehmeti prekej nga përkujdesj­et e shokëve dhe veçanërish­t kur kjo përkujdesj­e vinte nga Enveri, ai tregohej sentimenta­l.

Dua të them se kujdesi që tregonte Enveri ndaj Mehmetit ka qenë i vazhdueshë­m. Por, fatmirësis­ht, Mehmeti kishte shëndet të plotë, megjithëse ai dhe Fiqreti shqetësohe­shin edhe për gjëra të vogla dhe i zmadhonin ato.

 ??  ??
 ??  ?? Udhëheqësi­t shqiptarë në Moskë
Udhëheqësi­t shqiptarë në Moskë
 ??  ?? Mehmet Shehu
Mehmet Shehu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania