Panorama (Albania)

Supergol dhe asist, Kamberi mahnit Skocinë e Xherardin

Trajneri i Rejnxhërs: Floriani ndryshoi ndeshjen sa hyri

-

Supergol dhe një asist. Kështu ka zgjedhur Florian Kamberi të prezantohe­t me skuadrën e tij të re, Rejnxhërs, dhe tifozët e saj.

Pas 100 minutash të luajtura në kampionati­n skocez dhe në Ligën e Europës me ekipin e ri, erdhi edhe goli i parë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ( ende po pret të bëjë debutimin) shënoi një gol spektakola­r, duke i mahnitur të gjithë në barazimin 2- 2 kundër St. Xhonston. Pas një krosimi nga e majta, 24vjeçari lëshon një predhë në hyrje të zonës, e cila i shtang të gjithë dhe shërben për të barazuar përkohësis­ht shifrat në 1- 1. Trajneri Stiven Xherard e kishte lënë në stol dhe e aktivizoi Kamberin si zëvendësue­s në fillimin e pjesës së dytë dhe pas 5 minutash lojë, shqiptari barazoi shifrat. Ai ishte në një ditë fantastike, sepse provoi me të gjitha mënyrat që të shënonte gol, por portieri kundërshta­r e ndali. Kamberi u bë sërish protagonis­t në minutën e 71- të kur dha asistin për golin e avantazhit nga Aribo, por për fatin e tij të keq, ndeshja u barazua dhe Xherard mori vetëm një pikë. Katër gola - Për Florian Kamberin ky ishte goli i katërt në këtë sezon të kampionati­t skocez. Sulmuesi shqiptar u transferua nga Hibernian drejt Rejnxhërsi­t në merkaton e janarit dhe lëvizja duket se është e goditur. Tre gola më parë i ka shënuar me Hiberniani­n, ndërsa dje u zhbllokua me Rejnxhërsi­n. Kamberi është grumbullua­r nga trajneri Edi Reja për dy ndeshjet e fundit eliminator­e, por nuk mundi të debutonte, për shkak të mungesës së dokumentac­ionit dhe për një dëmtim të vogël që pati në seancat stërvitore. Dëshira e tij është të luajë për kuqezinjtë.

Elozhe - Trajneri Stiven Xherard e ka vlerësuar maksimalis­ht sulmuesin shqiptar dhe thotë se aktivizimi i tij ndryshoi lojën. "Të gjithë ndoshta janë duke folur për performanc­ën e Florianit dhe bëjnë mirë. Ishte fantastik. Shënoi një gol të mrekullues­hëm dhe pasimi për golin e dytë ishte fantastik. Sapo ai u fut në fushë, ekipi nisi të krijonte shumë raste dhe dinte çfarë të bënte. Megjithatë, jam i zhgënjyer me fazën mbrojtëse", tha trajneri i Rejnxhërsi­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania