Panorama (Albania)

Strakosha me shokë s’ndalen, Lacio mposht Xhenoan dhe kërcënon Juven

-

Lacio vazhdon me paraqitjet pozitive, teksa ditën e djeshme në mesditë ka mposhtur me rezultatin 3- 2 Xhenoan në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25- të në Seria A. Të besuarit e Inzagit tani duken si pretendent­ët kryesorë për fitimin e titullit kampion, pasi ndodhen vetëm 1 pikë pas Juventusit kryesues. Për të kaluar te ndeshja, ishte Marusiç që i dha avantazhin të kaltërve, që në minutën e dytë të ndeshjes, i cili pasi iu shkëput mbrojtjes kundërshta­re, ia doli ta dërgojë topin në rrjetë. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi përsëri me Lacion në sulm. Ishte i zakonshmi Çiro Imobile që shënoi golin e dytë për ekipin e tij, para se Kasata të ngushtonte shifrat në 2- 1. Pas këtij goli, vendësit nisën të merrnin terren në fushë, por ishte përsëri Lacio që shënoi këtë herë me Kataldin në minutën e 71', i cili me një gjuajte të bukur nga goditja e dënimit e dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 90', Goran Pandev fiton një penallti për Xhenoan, të cilën e kthen në gol Krishito, por vetëm kaq pasi Xhenoa nuk ia doli të shënonte edhe një gol për të marrë të paktën 1 pikë nga kjo ndeshje.

ÇIREKORD - Nëse Lacio fluturon, meritë ka edhe Çiro Imobile që ka zhvilluar një sezon për kornizë falë 27 realizimev­e në kampionat. Rekord personal që rinovohet çdo javë dhe nëse 34 golat e Higuainit me Napolin janë ende disi larg, bomberi lacial, dje ka kapur Anxhelilon i cili në 1959 ndalej pikërisht në kuotën 27 gola kampionati. Falë kësaj ecurie, Imobile bëhet i pari lojtar pas 61 vitesh që arrin këtë kuotë golash pas 25 javësh kampionat.

STRAKOSHA - Pavarësish­t dy golave të pësuar në të cilët nuk ka faje, ndaj Xhenoas ka shkëlqyer edhe Thomas Strakosha. "Eurosport" e vlerësonte me notën 6.5 nën motivimin: "Gabon pak dhe nuk ka asnjë faj në dy rastet që ndëshkohet. Paraqitjet e tij i japin siguri shokëve".

Edhe "Tuttomerca­toweb" nuk i ka kursyer elozhet për shqiptarin. "I kujdesshëm në çdo situatë. Ç'aktivizon çdo rrezik në pjesën e parë. Në magjinë e Kasatës nuk mund të bënte asgjë, por kartonin e verdhë mund ta shmangte", shkruante portali i njohur, duke e vlerësuar Strakoshën me notën 6.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania