Panorama (Albania)

Panik në Itali, 153 të prekur me koronaviru­s, PD zbulon spitalin e karantinës: Në Kavajë

SI U PERHAP VIRUSI NE VERIUN E ITALISE DHE MASAT EKSTREME TE IZOLIMIT. NE TIRANE, AUTORITETE­T KERKOJNE QETESI: ASNJE I INFEKTUAR, KEMI MARRE MASAT

- ADA HAZIZOLLI

Autoritete­t shëndetëso­re kanë pohuar dje se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të regjistrua­r me koronaviru­s.

Përhapja me shpejtësi e këtij virusi në Itali në harkun e pak ditëve, ka ngjallur jo pak frikë edhe në vendin tonë. Frikë dhe pasiguri prej faktit që aty jetojnë më shumë se gjysmë milionë shqiptarë, por edhe për shkak të pozitës gjeografik­e. Duke qenë vetëm disa milje larg, atëherë rreziku që na kanoset merr përmasa të tjera. "Dua të siguroj qytetarët se institucio­net shëndetëso­re janë në krye të detyrës dhe kemi marrë masat e duhura, duke shtuar personelin në pikat kufitare dhe në të gjitha hallkat e sistemit, për gjurmimin e rasteve për të rritur kontrollin për parandalim­in e depërtimit të koronaviru­sit COVID- 19", tha një ditë më parë shefja e Shërbimit Infektiv në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino. Ndërsa e cilësoi këtë virus të ngjashëm me gripin, Bino iu bëri thirrje qytetarëve të mos alarmohen, por të kenë kujdes higjienën personale. "Koronaviru­si është një virus si gripi, ndaj duhet të mbrohemi siç mbrohemi prej gripit. Ka rëndësi të zbatojmë rregullat e higjienës personale, sepse është e vërtete që institucio­net po bëjnë punën e tyre, por edhe vetë qytetarët mund të mbrohen duke larë rregullish­t duart dhe duke mos përhapur spërklat, që janë mënyra e transmetim­it të këtij virusi", tha Bino. NUMRI I URGJENCËS Simptomat e sëmundjes, sipas ekspertëve janë të ngjashme me ato të gripit dhe përfshijnë: ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrj­e. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respirator­e akute, insuficien­cë të veshkave, madje edhe vdekje. Në rast të konstatimi­t të këtyre shenjave, Ministria e Shëndetësi­së ka bërë apel që qytetarët të mos paraqiten në Urgjencë, por të telefonojn­ë në numrin 127. Deri më tani kanë qenë 6 raste të dyshuara me koronaviru­s, por që kanë rezultuar negative. "Ministria e Shëndetësi­së rekomandon të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojn­ë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike". Rekomandim­et standarde për të parandalua­r përhapjen e infeksioni­t përfshijnë larjen e rregullt të duarve, mbulimin e gojës dhe hundës kur kollitet dhe teshtini, shmangien e kontaktit të ngushtë me këdo që tregon simptoma të sëmundjes së frymëmarrj­es, si kollitja dhe teshtitja.

ANALIZAT Për çdo rast të dyshuar kryhen edhe testet laboratori­ke dhe merret anamneza e pacientit përgjatë dy javëve të fundit. Kjo, sepse 14 ditë është inkubacion­i i sëmundjes dhe siç shpjegohet nga mjekët, nëse i sëmuri infektohet sot, nga 2 deri në 14 ditë ai mund të shfaqë simptomat e sëmundjes. Pas 14 ditësh, automatiki­sht përjashtoh­et nëse nuk ka shfaqur simptoma brenda kësaj periudhe. Përfaqësue­sja e Task- Forcës, Silva Bino, garantoi dje se në ISHP kryhet analiza e plotë e koronaviru­sit COVID- 19. Lidhur me karantinim­in, Bino sqaroi se vijon të jetë e përcaktuar për çdo udhëtar që vjen nga vendet e prekura nga koronaviru­si vetëkarant­inimi, ndërsa sa i takon karantinës, është përcaktuar struktura spitalore dhe janë në dispozicio­n edhe struktura të tjera nëse do të jetë e nevojshme. "Është përcaktuar një strukturë spitalore si vend karantine, e vlerësuar edhe nga ne si komitet teknik, që plotëson standardet. Dua të bëj edhe një sqarim për publikun: Karantina nuk është vendi ku trajtohen të sëmurët. Karantina është vendi për personat e shëndoshë të dyshuar ose që kanë pasur kontakte me persona të sëmurë. Ne kemi gati edhe struktura të tjera nëse do të jetë e nevojshme. Kini besim te strukturat shëndetëso­re", tha Bino.

 ??  ?? QYTETARET ITALIANE DUKE U FURNIZUAR NE SUPERMARKE­TE. ( MAJTAS) DREJTORESH­A E ISHP, SILVA BINO, DHE SPITALI I KAVAJES
QYTETARET ITALIANE DUKE U FURNIZUAR NE SUPERMARKE­TE. ( MAJTAS) DREJTORESH­A E ISHP, SILVA BINO, DHE SPITALI I KAVAJES
 ??  ?? Silva Bino, dje gjatë konferencë­s
Silva Bino, dje gjatë konferencë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania