Panorama (Albania)

Loja me tërheqjen e PPP, ku do shkojë toka e Teatrit?

Veliaj ripublikon projektin e ‘ Bjarke Ingels’, me 3 mijë m2

-

Tërheqja e bashkisë nga formula e këmbimit të tokës shtetërore me Teatër dhe insistimi për të ndërtuar të njëjtën Teatër, nxjerr tepricë në llogari.

Dje, bashkia u tërhoq formula PPP e investimit. Po dje, kryetari i bashkisë publikoi një status në “Facebook” ku sqaronte situatën dhe kërkesat e artistëve dhe theksonte se: “Komuniteti i artistëve jomilitant­ë kishte më shumë kërkesa teknike dhe kërkonte kalendar më të shpejtë punimesh se ç’ishte në gjendje të ofronte privati. Qeveria shqiptare dhe Bashkia Tiranë do ta ndërtojnë vetë Teatrin e ri Kombëtar, më shpejt e me gjithë teknologji­të ekstra për skenën”. Veliaj kishte postuar dje fotot e projektit të vjetër të Teatrit të ri Kombëtar, atij të ‘ Bjarke Ingels’. Arkitekti i famshëm e solli projektin në Tiranë si pjesë e ndërtimit të gjithë zonës me PPP, pra, në bashkëpuni­m me privatin. Ripostimi i disa fotove dje nga Veliaj në “Facebook” dhe premtimi se do e ndërtojë me qeverinë Teatrin e ri, do të thotë që do të ndërtohet e njëjta godinë e parashikua­r nga ‘ Bjarke Ingels’. Dhe këtu qëndron një problem i madh, pas të cilit mund të fshihen interesa edhe më të mëdha se ato që nuk realizuan dot Teatrin e ri Kombëtar.

Sipërfaqja e tokës ku gjendet sot Teatri Kombëtar bashkë me disa pjesë të Bashkisë së Tiranës, është 8465 metra katrorë. Privatët kanë rreth 1300 metra tokë. Firma private propozonte që qeveria t’i jepte asaj edhe tokën në pronësi publike dhe në këmbim të ndërtohesh­in shtatë kulla dhe një Teatër. Firma private parashikoi Teatrin e projektuar nga ‘ Bjarke Ingels’, që shtrihej në një sipërfaqe toke prej rreth 3000 mijë metra katrorë. Ndërsa pjesa tjetër e tokës, do t’i kalonte asaj, me të cilën do të realizohes­hin kullat. Sot, kur bashkia është tërhequr nga PPP me privatin dhe zotohet të shembë Teatrin e vjetër e të ndërtojë Teatrin e ri në një sipërfaqe toke prej 3000 metrash, çfarë do ndodhë me pjesën tjetër të tokës? Çfarë ndodh me tokën prej 5400 metrash që mbetet “djerrë”, pas ndërtimit të Teatrit? A ka mundësi që privatët ta rimarrin atë me çmim më të lirë se kostoja e Teatrit të ri?

Këtu qëndron një pikëpyetje e madhe. Qeveria e PS- së ka miratuar para disa kohësh një ligj për “investimet strategjik­e”. Ky ligj parashikon, me pak fjalë, që nëse një kompani private i sjellë shtetit një projekt ku do investohen disa dhjetëra milionë euro e do punësohen disa qindra punëtorë, atëherë qeveria mund të japë tokën e vet, apo edhe të shtetëzojë për interes të kompanisë edhe tokë private. Pra, nëse një kompani, apo disa, kërkojnë 5400 metrat e Teatrit, pas ndërtimit të të riut, për një “investim strategjik” në zonë, kanë mundësi ligjore, që ta privatizoj­në atë. Dhe çmimi që qeveria aplikon në atë zonë është shumë i leverdishë­m. Rreth 500 euro për metër katror. Dhe në rast privatizim­i, kostoja e 5400 metrave do të ishte 2,700,000. Pra, gati 10 herë më pak se sa Teatri i ri, prej 30 milionë eurosh që kërkonte qeveria. Sidoqoftë, kjo është vetëm një hipotezë. Por retorika e Kryeminist­rit, kryetarit të bashkisë dhe të gjithë zyrtarëve, që e trajtonin tokën e teatrit si tokë djerrë, me plehra e të pavlerë, sigurisht që të çon në idenë e rishfrytëz­imit të saj. Një tjetër formulë, që përdoret nga Bashkia e Tiranës, është këmbimi i tokës publike me ndërtime në favor të saj. Por edhe në këtë rast, kostoja e tokës do të llogaritet sërish me rreth 500 euro metri katror. 33 MILIONË EURO Qeveria do të duhet t’i japë Bashkisë së Tiranës 33 milionë euro për ndërtimin e Teatrit të ri. Të paktën aq ka qenë kostoja e ndërtimit për Teatrin e paraqitur nga PPP private për projektin e njëjtë të ‘ Bjarke Ingels’. Por kjo shumë, vetëm para pak muajsh ka qenë e paarritshm­e.

“Është e thjeshtë, ne duam të ndërtojmë Teatrin e ri, nuk e ndërtojmë dot me fondet tona, është operacion me kosto të lartë, është shumë herë, shumëfish se i gjithë buxheti për kulturën gjatë një viti. Atëherë fton privatin, që këtë herë koicidon. Ne për sipërmarrë­sin kemi një truall matanë Teatrit, një vrimë të zezë atje dhe bëjmë një këmbim, pra nuk është PPP si në Rrugën e Arbrit, por një PPP ku i thuhet t’i merr këtë truall dhe ndërto atë që të duhet për zhvillim, ne na ndërto Teatrin në fillim dhe pastaj bëj tjetrën”, theksonte Rama një vit më parë. “Që Bashkia e Tiranës apo qeveria të bëjë teatër do të duhet që investimet e kulturës për 20 vjet t’i paketojë në 1 vit. Pra, o do të lërë disa shkolla pa bërë, që shkollat na duhen të gjitha, o do t’i lëmë rrugët pa bërë. Pra, pyetja është kjo: A jemi ne gati të bëjmë sakrifica të mëdha? Të themi ne s’do bëjmë më asnjë rrugë dhe për 20 vjet do t’i çojmë fondet këtu? Nuk jemi”, theksonte Veliaj po një vit më parë. Sot, qeverisja ka ndryshuar mendim, dhe sigurisht, nuk do ngelemi as pa rrugë, as pa shkolla.

 ??  ??
 ??  ?? Toka ku do ndërtohej teatri i ri
Toka ku do ndërtohej teatri i ri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania