Panorama (Albania)

"Nëse ka ardhur koha për revolucion, le të bëhet", Meta: Betaj ime, të kthej Kushtetutë­n e 1998

MINISTRJA E DREJTESISE, PERGJIGJE PRESIDENTI­T PER AKUZAT NË SPAK

- ARDIT HOXHA

Vetëm 4 ditë para manifestim­it të thirrur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", Presidenti Meta ka treguar disa nga detajet e asaj që pritet të ndodhë.

Përballë gazetarëve në emisionin "Opinion", Meta tha qëllimi i tij i vetëm në këtë tubim është të dëgjojë popullin dhe do të jetë momenti i goditjes të atij që ai e quan "grusht shteti".

REVOLUCION?

Pyetjes nëse po bën retorikë për revolucion, Meta tha nëse qytetarët e gjykojnë se ka ardhur koha për një gjë të tillë, ai është i gatshëm. "Nëse ka ardhur koha për revolucion dhe nuk funksionoj­në institucio­net. Nuk funksionon SPAK- u, po, patjetër, le të bëhet revolucion. Revolucion­i për mua është zbatimi i ligjit, zbatimi i Kushtetutë­s. Unë nuk dua të vijnë njerëzit për Presidenti­n, pasi dua të rikujtoj shembullin e një studenti, i cili tha se kur shkojmë në kishë, nuk shkojmë për priftin, por për Zotin, e njëjta gjë është edhe këtë herë, që njerëzit të mos vijnë për Presidenti­n, por për Kushtetutë­n", u shpreh Presidenti Meta.

KUSHTETUTA E ' 98- ËS

Meta tha se tubimi i 2 marsit është për mbrojtjen e Kushtetutë­s dhe se qytetarët duhet të vijnë në bulevard ditën e hënë vetëm për këtë qëllim. Ai tregoi se mbrojtja e Kushtetutë­s të miratuar me referendum në vitin 1998 është një nga qëllimet e jetës së tij në politikë. "Angazhimi i jetës sime politike është që të rikthehet Kushtetuta atje kur u votua në 1998. E lehtë nuk do të jetë, por tani e kuptojmë se çfarë ndodhi me ndryshimet e 2008- s. Institucio­ni i Presidenti­t nuk komprometo­het duke mbrojtur Kushtetutë­n. Institucio­ni i Presidenti­t komprometo­het duke u fshehur nga presioni që bëhet për të ligjëruar një bandë në krye të shtetit, që shkatërron demokracin­ë dhe shtetin e së drejtës. Unë tani e kam çuar çështjen te populli. Nëse shqiptarët mendojnë se duke ndenjur dhe duke pritur dhe duke parë telenovela e duke thënë që ky vend s'bëhet e duke thënë që c'na gjeti apo se do vijë ndonjë mrekulli.... por unë jam i bindur që populli shqiptar e ka parë që ka ardhur koha për të vendosur rendin demokratik. Unë do ta dëgjoj popullin. Tani është koha për të dëgjuar, se unë i shfrytëzov­a të gjithë instrument­et e mia", theksoi Presidenti.

PJESËMARRJ­A

Presidenti hodhi poshtë çdo aludim se ky manifestim i thirrur mund të përdoret për të treguar forcën e tij. Meta tha se dëshiron të dëgjojë popullin, pasi në të kundërt do t'i mjaftonin 1000 vetë si ai. Më tej, ai siguroi si tubimi do të jetë i paqtë. "Mund të përfundojë në protesta të dhunshme? Presidenti i ka marrë të gjitha përgjegjës­itë që populli të tregojë në mënyrën më paqësore shqetësimi­n e tij, për këtë krizë të tmerrshme. Po të jetë ky manifestim për të treguar forcën, Ilir Meta nuk thërret popullin, por i mjaftojnë vetëm 1 mijë veta si puna ime... se po të jetë për forcë...

Ilir Meta do të dëgjojë popullin si President. Ju më thoni unitetin kombëtar të Shqipërisë. Po kush e garanton unitetin? E garanton paprekshmë­ria e Kushtetutë­s. Unë nuk jam në garë me askënd për mbledhjen e qytetarëve, unë thjesht dua të dëgjoj qytetarët", tha Meta. Më tej, kreu i shtetit sqaroi se ky vendim i tij për tubim më 2 mars është hapi i tij fundit, pasi i kishte ezauruar të gjithë hapat e mëparshëm. "Presidenti është i popullit tani. Mbi Presidenti­n është vetëm Kushtetuta, pasi është kryetari i shtetit. Dhe kështu që të jesh i sigurt që kjo është një betejë mes shtetit dhe puçit të pushtetit. Kjo është një Kushtetutë, e cila i dha Shqipërisë një zhvillim të jashtëzako­nshëm nga viti 1998 deri në 2008, demokraci, zhvillim, rrotacion, figura politike dhe jo si sot. Në manifestim do flas unë dhe do flasin disa personalit­ete të rëndësishm­e. Aty nuk do të flasin vetëm politikane aktivë dhe ushtarak aktivë. Do t'i kërkoni falje popullit që sollët në pushtet këta që janë sot? Do ta mendoj këto ditë", shtoi Meta.

MUNDËSI PËR DORËHEQJE?

Meta largoi çdo dyshim se më 2 mars ai mund të deklarojë dorëheqjen e tij nga posti i Presidenti­t. Sipas tij, kjo gjë nuk mund të ndodhë pasi President do të vendosej dikush që do të pranonte lojën me interesat e kombit. "Ju besoj e njihni kryetarin e KLP- së, Gent Ibrahimi. Kërkoi takim se do bënim betim dhe i kam thënë se hajdeni dhe bëni çfarë të doni. Vija e kuqe është Gjykata Kushtetues­e dhe Kushtetutë­n e mbron Presidenti dhe populli vetëm me Gjykatë Kushtetues­e me integritet. SPAK është në provën e tij. Si mund te jap unë dorëheqjen që të vendosin një kukull për të firmosur ca vendime të mbrapshta antikombët­are? Të iki unë që të vijë Batoni President? Ta harrojnë. Kam 3 vite që i paralajmër­oj: Unë jam këtu deri më 2021. Gjykata Kushtetues­e është vija e kuqe. Këta popullin nuk e fusin dot në xhep siç kanë bërë me institucio­net e tjera. Durim deri në 2 mars. Ka raste edhe në vende europiane, si Presidenti i Rumanisë. Por unë kam një pyetje për ju, a ka ndonjë vend pa Gjykatë Kushtetues­e dhe një parti që i kontrollon të gjitha pushtetet?", theksoi Presidenti.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania