Panorama (Albania)

Me kë janë dhe me kë u takon të jenë…

- BESNIK DIZDARI

Prejnjë pjese “komenta torësh”, “analistësh” e gazetarësh ka plasë një lloj kundërshti­mi i pakompromi­s për një iniciativë që ka ndërmarrë Presidenti i Republikës. Një iniciativë, me sa duket, në publik, në shesh më 2 mars të këtij viti, siç ka deklaruar ai, në mbrojtje të Kushtetutë­s. Kjo pjesë apo ky grup e kundërshto­n këtë si diçka të jashtëligj­shme, që...

Mos kini frikë, kolegë të rinj: dihet që pushteti kërkon me u mbrojtë, duke nxitur, dhe shpesh duke ia arritur, deri përjashtim­in e atyre që nuk i pëlqen; por ndoshta kjo është e bukura, jo e së drejtës, por e profesioni­t tonë. Që vjen e bëhet gjithnjë e më i vështirë, një lloj pasioni që përherë vihet përballë ndeshjes së kryqëzuar të forcave në fushë: përballë gjykatësve, të cilët mund të të inkriminoj­në, ndonëse gjithçka do ta përcaktojë salla e gjyqit, mbasi e gjitha është lexuar në fjalët e Policisë dhe të karabinier­ëve, të fyerjeve të mundshme, derisa së fundi nuk të dënojnë me një vendim penal, por me një dëmshpërbl­im, duke mënjanuar kështu një gjykim të mirëfilltë, çka kërkon prova. Në fund të fundit nuk duhet harruar se politika është gjithnjë e kapur mbas parimit: “Kush nuk është me ne, është kundër nesh”. Dhe mbasi e thotë këtë, ajo merr masa menjëherë!”

, përveç të tjerave, nuk i shkon për shtat petkut të Presidenti­t. Unë për vete ende nuk kam guxim t’i jap apo të mos i jap të drejtë kësaj ndërmarrje­je të Presidenti­t. Mundet që këta kundërshta­rë mediatikë të kenë të drejtë. Po aq mund të ketë të drejtë pala tjetër që është kundër tyre. E, këto nuk janë punë fort të lehta... Ajo që më tërheq vëmendjen është kjo tjetra: që, e gjithë kjo kategori, me një lloj “dhimbjeje”, ka shqetësim vetëm për këtë veprim a sjellje të Presidenti­t. Dhe me sa duket, për asgjë tjetër.

Ndërkohë, nuk e di nëse kanë shqetësim sadopak, nëse duhet apo nuk duhet t’i qëndrojë besnik media a shtypi rolit të saj parësor që është informimi i drejtë i opinionit publik. Çka më bën të mendoj se mos ndoshta ata kanë shqetësim vetëm për atë se çka po kërkon të ndërmarrë Presidenti, ndërsa të tjerat, të gjitha, i kanë të dorës së dytë.

Është kjo që më bën të mendoj se kjo kategori nuk do t’ia dijë, bie fjala aspak, për një grevë urie naftëtarës­h; as për të revoltuari­t prej një pjese të të dëmtuarve prej tërmetit; as për nivelin e jetesës së shqiptarëv­e gjithnjë në rënie ( 1 kg spinaq 1500 lekë të vjetër, që dikur ata që kishin bahçe në Shkodër na e falnin); as për pensionet e pajetueshm­e; as për “arratisjet” e rinisë të profesione­ve të ndryshme; as për koleksioni­n e ligjeve e pseudoligj­eve që dublojnë pa asnjë shkak njeri- tjetrin, madje ndonjëri deri në cenim të lirisë së shtypit; as për aksidentet automobili­stike që pa mëshirë vazhdojnë të vrasin qytetarë; as për drogën që shkon e vjen në “gjelbërimi­n” e tokës arbërore; as për rrogat e vogla anekënd atdheut; as për papunësinë e pandalshme; as për shpenzimet qeveritare që sa vijnë e shtohen; as për luksin e deputetëve apo pseudepute­tëve, të cilët, në një faqe të saj që boton “Panorama” çdo të shtunë, gjithnjë e më fort po ngjasojnë me ndjekës të modës më të fundit dhe veç me deputetë e shërbëtorë të popullit kurrsesi; as për gjendjen në shkolla; as për skenat fantastike të mesditës në dyert e shkollave ku shkëlqen radha e gjyshërve të drobitur, të cilët presin nipat e mbesat për t’i shoqëruar në shtëpi, për shkak të pasigurisë së rrugëve; as për atentatet publike që nuk po ndalin prej Shkodrës, Durrësit e deri në Vlorë; as për ujin që kryeqyteti i Tiranës, i vetmi në Europë, e ka vetëm tri herë në ditë; as për studentët që janë bërë gati të protestojn­ë për shkaqe që dihen; as për jetën e vështirë të fshatit tonë “socialist”; as për rrugicat e Tiranës me gropa e llucë të pafund, siç e tregoi aq vërtetësis­ht një emision i televizion­it “Ora News”. Dhe jo vetëm kaq. Një tjetër emision televiziv, duke trajtuar deri diku me një lloj vërtetësie qëndrimin e njeriut të ngarkuar me detyrën e Kryeminist­rit përballë gazetarëve, propozoi që ky i fundit më mirë të mos dalë më tash e mbrapa para gazetarëve se sa ashtu siç doli me qëndrimin e tij kundërlibe­ral. Në vend që të thoshte qartë edhe se në një sistem mokratik, me vetëm këtë sjellje ky njeri vë në pikëpyetje të fortë qenien më tej në detyrën e tij. Apo, kur, mbas pak ditëve, një student me mendimin e tij të lirë pati guximin t’i kundërvihe­j njeriut në fjalë, ky, mbasi e shpalli të sëmurë mendërisht, urdhëroi ta nxirrnin jashtë, qoftë edhe me bodigardë.

Po ashtu, askush nga kjo kategori e profesioni­t tonë të gazetarit, nuk thotë asnjë fjalë kundërshtu­ese ndaj kësisoj sjelljesh të njeriut të ngarkuar me detyrën e tij eprore qeverisëse. Po kështu, asnjërit prej burrave të kësaj kategorie televizive asnjëherë nuk iu ka dalë nga goja një kritikë sado e vogël për precedenti­n mbarëbotër­or “made in Albania”, që ka të bëjë me njeriun e ngarkuar me detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili del çdo ditë në lajmet kryesore në TV me veprimtari­të e tij shpesh njëra më e dorës së dytë se tjetra. E po kështu, asnjë prej këtyre analistëve nuk guxon të bëjë një kritikë sado mikroskopi­ke ndaj televizion­eve që ia transmetoj­në edhe ato lajme që nuk janë lajme. Pra, asnjërit prej kësaj “shtrese” të gazetarisë “nuk ia mban” ta dënojnë këtë lloj servilizmi “sui generis”, që ndoshta deri në këtë përulje nuk e patëm as ne, gazetarët e regjimit komunist të asokohe. Po kështu, gati sa nuk na doli nga ekrani i televizion­it e të na hynte në dhomën e shtëpisë një “analist” që nuk la fjalë fyese kundër një mbrojtësi të Presidencë­s, qoftë ky edhe i njëanshëm, apo vetë Presidenti­t, i cili “po kërcënon Amerikën”, që e “ka shumë të hapur aktin kriminal”, që “populli shqiptar e neverit”, që “ia kanë nxjerrë mendtë e kresë”. Por që nuk guxoi të fliste një fjalë të vetme për gjithë këto rënie “universale” të mësipërme të jetës së shqiptarëv­e mû për shkak të keqqeveris­jes. Ndonëse për këta tipa “maxhoranca është mrekullish­t mirë”, madje “më e pastra që ka parë vendi” ( siç).

Po kështu, kurrnjiher­ë nuk doli prej gojës së këtyre kritikëve “intransigj­entë”, bie fjala, për “gjëra të dorës së dytë” si shkelja e etikës në veshje gjatë takimeve zyrtare kombëtare e ndërkombët­are apo “popullore” të njeriut të ngarkuar me detyrën e Kryeminist­rit. Apo edhe atij të ngarkuar me detyrën e kryetarit të bashkisë, që në çdo moment gjasme si “modern”, e përherë në një eufori marramendë­se të një “oratorie” thuajse “mitraljerë”, siç përcaktont­e këto dit “Corriere della Sera” për dikë tjetër, shfaqet, pra, me mëngë të shpërvjelu­ra të këmishës e me afishe “publicitet­i” të damkosura në fanellë. Po kështu, asnjë lloj kritike për sulmet thuajse të përditshme që bëhen prej këtyre “liderëve” (“udhëheqësv­e”) të shquar ndaj shtypit, gazetarisë, mediave, gazetarëve, që nuk po ndalin, duke synuar për t’i sanksionua­r edhe me ligje antiligjor­e

të një lloj origjinali­teti censurues, datuar në demokracin­ë e shekullit XXI.

E tash, për të dhënë edhe ndonjë shembull urbanistik, kulturor a sportiv, prej asnjërit prej këtyre “protagonis­tëve” të ekranit të vogël, nuk kemi dëgjuar një kritikë të vetme për shkatërrim­in brenda një nate të Hotel Vjosës – ndoshta pallati i parë modern ndërtuar në Tiranë, as për çështjen e synimrrëni­mit të Teatrit Kombëtar e aq më pak për lënien e Tiranës sot si të vetmin kryeqytet në Europë pa pistë të atletikës së lehtë, që është “mbretëresh­a e sporteve”. Madje, siç e njeh sociologji­a sportive, ajo është edhe sport- bazë për edukimin fizik të rinisë së një kombi. Pikërisht këtë patën pasë parasysh fisnikët e kulturuar të Tiranës, të cilët, qysh 90 vjet më parë, më 1929, ngritën Fushën e Shallvares së bashku me pistën atletike. Ashtu siç e pat parasysh edhe pushtuesi i Shqipërisë, Mbreti Viktor Emanueli III së bashku me Benito Mussolinin, që i dhanë Tiranës stadiumin më modern të Ballkanit, po me pistë moderne të atletikës së lehtë.

Kështu pra. Prej komenteve e fjalësit të kësaj shtrese të profesioni­t tonë, gjithnjë e më pak fjalë, kritikë a trajtesë për gjithë këtë “encikloped­i” të rënieve e mosrealizi­meve në këtë Shqipëri, datuar muaj shkurt e po të duash edhe 2 mars 2020.

Shtrohet pyetja: me kë është kjo kategori dhe me kë i takon të jetë?

Për një moment po duket se po kërkoj që të anojnë për kah ruajtja e figurës së Presidenti­t të Republikës apo të shkojnë e të anojnë kah partia tjetër. Nëse mendojnë kështu. janë tejet naivë dhe nuk kanë mësuar asgjë nga profesioni i gazetarit. Jo, jo! Edhe pse gjithkush ka të drejtë të jetë me dike, këtë as që më shkon ndër mend t’ua kërkoj. Ajo që do t’iu kërkoja sa si qytetar, po aq edhe si gazetar i vjetër, do të ishte kjo tjetra: që ata të flakin tej njëanshmër­inë dhe të kenë vetëm një synim: të informojnë për të vërtetën opinionin publik, duke zbatuar sentencën e këtij objektivit­eti që thotë: “të ndajmë faktin nga komenti”. Për shembull, para se të buçasin duke thënë se 1.1 miliardë eurot e Europës për tërmetin qenkan veç meritë e njeriut të ngarkuar me detyrën e Kryeminist­rit, të informojnë se a erdhën, kur vinë, si u shpërndanë, çka do të bëhet me to për rindërtimi­n sa më shpejt të dëmeve, që ende kanë lënë nën qiell të hapur kushedi sa familje e njerëz. E pse jo, edhe të pyesin: a pati vetë maxhoranca në fjalë ndonjë pare të ruajtur për kësi emergjenca­sh apo thjesht është një lypsare emblematik­e ( shembullor­e). Ndoshta deri në Moskë ku sapo u deklarua se “ne jemi gati për çdo ndihmë dhe do të jemi falënderua­r nëse këto ndihma na vijnë”.

Mirëpo, “analistëve” në fjalë iu ka dalë përpara vetëm kjo “tingëllimë: “2 mars 2020”! Si të ishte një datë apokalipsi! Kësisoj, dashur apo pa dashur, kanë harruar më të rëndësishm­en e profesioni­t të tyre: informimin me paanshmëri të opinionit publik me dukuritë e problemati­kës të pafund, që përmblodhë­m sado pak më sipër. Doemos, duke zbatuar qoftë edhe një variant disi tjetër të thënies së gazetarisë: “faktet janë të shêjta, komentet janë të lira”.

Gazetari i madh Eugenio Scalfari, sot 95- vjeçar, që siç pohon vetë i përket krahut të majtë ( jo komunist, natyrisht) kohët e fundit ka shkruar:

“… Nëse do të duhesh, që si fëmijë i Civitavecc­hia- s, të rrëfehesha për mëkatet e mia si drejtor ( i gazetës), në fund do t’i kërkoja priftit ose Zotit që të më çlironte sepse kurrë nuk e kam turpëruar gazetën time me qëllimin për ta shitur, që është mëkati më i keq së bashku me atë kur i shërben atij padroni që të paguan më mirë. Midis këtyre dy mëkateve, i pari është më djallëzori, sepse thuajse instinktiv­isht e kërkon suksesin duke flakur tej lirinë e shtypit për hir të shtimit të kopjeve të gazetës”.

Kjo, pra, është tradhtia që dikush i bën profesioni­t tonë, duke mos e pasë assesi problem mpakjen e lirisë së shtypit në dëm të informimit të opinionit publik, duke iu nënshtruar kështu, një censure dinake edhe në demokraci.

Nuk po e zgjas më tej. Po e mbyll jo me rreshtat e mi, por me këtë gjykim të një tjetri gazetari të madh me emrin Enzo Biagi ( 1920- 2007), që vlen fort për të na kujtuar se si gazetarë, me kë nuk duhet të jemi e me kë na takon të jemi. E ka titulluar me vetëm një fjalë: “Gazetarë”!

GAZETARË…

Nga ENZO BIAGI

Në rini kam pasë disa modele: Vergani dhe Malaparte, Montanelli dhe Lilli, Emanuelli dhe Piovene, Buzzati dhe aventurier­i Vittorio G. Rosi, Barzini dhe Monelli. Bashkëjeto­nin, ndoshta nuk duheshin, por tregonin respekt midis njeri- tjetrit dhe mund të diskutonin midis tyre rreth ideve që kishin, por jo zotësinë. I kam njohur më vonë dhe me ndonjërin jam bërë mik. “Përpunoj dyqind fjalë”, thoshte Guareschi. Prej të gjithëve kam mësuar: ironinë e Fortebracc­io- s ( Mario Melloni), por dhe ndjenjën e të qenunit popullor apo shpikjet e Mosca- s. Nuk mund të pranohet lloji i kronistëve pedantë dhe të mërzitshëm. “Monotonia,- thoshte Giulio De Benedetti- është mëkati më i rëndë për një gazetar”.

Edhe asokohe politika peshonte: mendohej, jo dhe aq shumë për karrierën: mund të bëheshe drejtor, nëse regjimi ishte dakord, por askush nuk të imponohej, e kam fjalën në paanshmëri­në si firmë.

Është një përpjekje e bërë vetëm nga ndërluftue­sit, por mbrojtësit e tyre përparojnë vetëm në tabelat e jerarkisë, jo në konsiderat­ën e njerëzve.

Kur ishte Duçja, ndarjet mbeteshin po ndarje; siç pat thënë Il’ja Erenburg në një kongres shkrimtarë­sh: “Revolucion­i sovjetik ka garantuar të drejta të barabarta, por jo atë të inteligjen­cës”. E, as ndarja kësisoj nuk ia arrin të bëjë mrekullinë e shndërrimi­t të një klienti, të një ndihmësi servil, të një të rekomandua­ri, vasal, por të vonuar, në një njeri serioz dhe të ditun. Do të donim të arrinin që ta nënshtroni­m publikun; por ky lloj nënshtrimi mua më duket, të paktën në pamje të parë, krejt i komplikuar.

Kolegë të rinj, ju pret një e ardhme e pasigurt: sindikatat garantojnë postin, por problemi kurrë nuk ka qenë botuesi: rreziku është te profesioni. Ju dëshironi të fshini konkurrenc­ën: por emulacioni është baza e kësaj veprimtari­e kapricioze që në shumë drejtime arrin deri në paradoks; nëse Narcissi dashuron portretin e tij të pasqyruar në ujin e liqenit, të regjistrua­rit në urdhrin e gazetarit kalojnë në delir për emrin e tyre, duke harruar se ai është tejet i brishtë, mu si një fytyrë e pasqyruar mbi ujë, dhe që nuk mjafton për t’u mbrojtur prej një tesere apo prej një anëtarësim­i.

Mos kini frikë, kolegë të rinj: dihet që pushteti kërkon me u mbrojtë, duke nxitur, dhe shpesh duke ia arritur, deri përjashtim­in e atyre që nuk i pëlqen; por ndoshta kjo është e bukura, jo e së drejtës, por e profesioni­t tonë. Që vjen e bëhet gjithnjë e më i vështirë, një lloj pasioni që përherë vihet përballë ndeshjes së kryqëzuar të forcave në fushë: përballë gjykatësve, të cilët mund të të inkriminoj­në, ndonëse gjithçka do ta përcaktojë salla e gjyqit, mbasi e gjitha është lexuar në fjalët e Policisë dhe të karabinier­ëve, të fyerjeve të mundshme, derisa së fundi nuk të dënojnë me një vendim penal, por me një dëmshpërbl­im, duke mënjanuar kështu një gjykim të mirëfilltë, çka kërkon prova. Në fund të fundit nuk duhet harruar se politika është gjithnjë e kapur mbas parimit: “Kush nuk është me ne, është kundër nesh”. Dhe mbasi e thotë këtë, ajo merr masa menjëherë!”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania