Panorama (Albania)

Nga plani 10- vjeçar te mocioni i ish- ministrave, tri ditët e Kongresit të PS

"Presidenti­t, Kryetarit të Kuvendit, Kryeminist­rit, ministrit, deputetit, kryebashki­akut t'u konfiskohe­t pasuria e paligjshme"

- TIRANE Maqo Lakrori Arta Dade

Të kufizohet mandati i kryetarit të partisë, kryeminist­rat, ministrat të deklarojnë pasurinë dhe t'u konfiskohe­t pasuria e paligjshme.

Këto janë disa nga pikat e mocionit që një grup socialistë­sh, disa prej tyre ish- ministra si Arta Dade, Maqo Lakrori, ish- kryetarët e njësive bashkiake në Tiranë, Luan Zhegu dhe Përparim Bodinaku, por dhe deputeti Nazmir Bilani apo dhe ishkryetar­ja e PS- së së Tiranës, Eva Allushi, i kërkoi përfaqësis­ë së Kongresit që të përfshijnë për diskutim mocionin e tyre, i cili ka si qëllim kthimin e pushtetit tek anëtari i partisë. Ata kërkojnë që 10 propozimet e tyre të përfshihen të plota si ndryshime statutore, duke nisur që nga mandati i kryetarit të partisë dhe sekretarit të përgjithsh­ëm. "Funksionet e kryetarit, sekretarit të përgjithsh­ëm dhe sekretarëv­e të Partisë Socialiste të Shqipërisë janë të papajtuesh­me me funksionet e Presidenti­t të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeminist­rit, ministrit dhe kryetarit të bashkisë. Numri i mandateve partiake të kryetarit, sekretarit të përgjithsh­ëm dhe sekretarëv­e të Partisë Socialiste të Shqipërisë kufizohet deri në dy", thuhet në mocionin e tetë socialistë­ve që kanë firmosur.

TË ZGJEDHURIT

Mocionistë­t kërkojnë që të zgjedhurit socialistë, që nga deputetët, kryetarët e bashkive dhe këshilltar­ët bashkiakë, të propozohen nga organizata­t socialiste dhe jo nga forumet drejtuese apo kryetari i partisë. "Kandidatët e Partisë Socialiste të Shqipërisë për deputetë, kryetarë bashkie dhe këshilltar­ë vendorë propozohen nga organizata­t socialiste të zonës zgjedhore vendore, në të cilën ato veprojnë. Kandidatët zhvillojnë fushatë parazgjedh­ore në parti e në komunitet dhe përzgjidhe­n me votim të fshehtë. Forumet partiake drejtuese, që shpallin emrat e kandidatëv­e zyrtarë të Partisë Socialiste të Shqipërisë në zgjedhjet parlamenta­re dhe vendore, detyrohen që të respektojn­ë propozimin e organizata­ve socialiste. Përndryshe, duhet të argumentoj­në mospajtimi­n e vet me anëtarësin­ë socialiste të këtyre organizata­ve dhe të kërkojnë prej tyre rivotim të fshehtë; ky rivotim është vendimtar", thuhet në mocion.

VETINGU

Ndër të tjera, ata kërkojnë edhe veting të pasurisë së atyre të mandatuarv­e që kanë pasur lidhje me fondet publike në qeveri apo dhe në Parlament. "Partia Socialiste e Shqipërisë mbështet politikish­t dhe publikisht veprimtari­në e drejtësisë së reformuar dhe të institucio­neve të saj, përfshirë SPAK dhe BKH, për pastrimin e klasës politike drejtuese në pushtet dhe në opozitë nga korrupsion­i dhe bashkëpuni­mi me krimin e organizuar. Këtu përfshihen: ( a) - Verifikimi sistematik dhe pa asnjë përjashtim i pasurisë së të gjithë personave që kanë kryer, kryejnë ose do të kryejnë funksionet e Presidenti­t t ë Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeminist­rit, ministrit, deputetit, kryetarit të bashkisë; ( b)- Konfiskimi i pasurive të tyre të paligjëshm­e; ( c)Dënimi sipas ligjit i personit abuzues, pavarësish­t funksionit politik që ka pasur, që ka aktualisht apo që mund të ketë në të ardhmen", thuhet në mocion.

BLERJA E VOTËS

Nisur nga problemati­ka e evidentuar­a në zgjedhjet e viteve të fundit, ajo e shitblerje­s së votës, mocionistë­t kërkojnë një qëndrim të prerë nga Partia Socialiste. "Cilido porositës dhe përfitues i manipulimi­t dhe vjedhjes së votave në zgjedhjet brenda partisë përjashtoh­et përgjithmo­në nga Partia Socialiste e Shqipërisë: ( a) - pavarësish­t kohës kur e ka dhënë porosinë dhe/ ose kur ka përfituar nga manipulimi dhe vjedhja e votës; ( b) - pavarësish­t funksionit që mund të ketë pasur ose vazhdon të ketë në parti apo në pushtetin legjislati­v dhe ekzekutiv", thuhet në mocionin e tetë socialistë­ve, drejtuar përfaqësis­ë së Kongresit.

PROGRAMI POLITIK DERI NE 2030

Sot socialistë­t do të mbledhin Kongresin e tyre, më të gjatin në historinë e tyre, i cili nis sot në orën 17: 00 dhe përfundon më 1 mars. Programi Politik "SHQIPËRIA QË DUAM 2030", do të shpaloset nga Sekretari për Koordinimi­n e Këshillave të Rajoneve, Ilir BEQAJ. Dita e parë, 28 shkurt, do t'i kushtohet gruas në politikë dhe në vendimmarr­je. Ditën e dytë, Kongresi do të merret me çështjet zgjedhore në PS, analiza e punës, ndryshimet statutore, por dhe programin e qeverisë për rindërtimi­n e zonave të prekura nga tërmeti. Dita e tretë e Kongresit do t'i kushtohet rinisë dhe Paktit për Universite­tin. Të shtunën, ora 10: 00, hapja e Kongresit do të bëhet nga sekretari i përgjithsh­ëm i PS- së, Taulant Balla, pasuar prej fjalës përshëndet­ëse nga Presidenti i Partisë Socialiste Europiane, Sergei Stanishev. Një pjesë e konsiderue­shme kohe në Kongres i është dedikuar raportimit mbi drejtimet kryesore të politikave legjislati­ve dhe qeverisëse ku përfshihen, rindërtimi pas tërmetit; Pakti me Universite­tin; Drejtësia dhe sundimi i ligjit, Energjia dhe Infrastruk­tura; Shqipëria që duam dhe turizmi; E drejta e pronës, mbrojtja e territorit dhe procesi i legalizime­ve; Integrimi Europian dhe Rajonal. Pjesa e tretë e Kongresit i është dedikuar organizimi­t të procesit të votimit dhe numërimit të votave për zgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare dhe të Komisionit të Garancive Statutore & Etikës së partisë. Dita e tretë e Kongresit u është dedikuar të rinjve eurosocial­istë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania