Panorama (Albania)

Rama: Kavalishen­ca në Durrës, karantinë për koronaviru­sin

“Shërbimi i Infektivit në QSUT dhe spitali i Sanatorium­it pjesërisht vend karantine, jemi në situatë infodemie”

- BESARTA BASHA Kryeminist­ri Rama

Qeveria është bindur që tregimi i vendkarant­inës së rasteve të mundshme me koronaviru­s në vend nuk përbën panik.

Ndaj, dje, nga mbledhja e Komitetit Kombëtar të Sigurisë, Kryeminist­ri Edi Rama vendosi të shuajë kuriozitet­in e të gjithëve, duke bërë me dije se personat që do të evidentohe­n me virusin ngjitës do të trajtohen në shtëpinë e pushimit të ushtarëve në Durrës. Vendkarant­ina të pjesshme do të jenë edhe Shërbimi Infektiv në QSUT dhe Spitali i Sanatorium­it. "Ne kemi përcaktuar disponimin e strukturav­e akomoduese publike të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në zonën e Durrësit, ku me OBSH- në është konstatuar përmbushja e të gjitha kushteve dhe garancia për siguri të plotë për të gjithë. Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në Qendrën Spitalore Universita­re ' Nënë Tereza' dhe Spitali Universita­r "Shefqet Ndroqi" kanë në gatishmëri bokse, dhoma izolimi funksional­e dhe struktura në dispozicio­n për nevojë terapie intensive". Edhe pse të rrethuar nga vendet fqinje që kanë konstatuar persona të prekur me koronaviru­s, deri dje Shqipëria zyrtarisht rezulton e paprekur.

"INFODEMIA" Më shumë sesa vetë virusi, për Kryeminist­rin më problemati­k është infodemia ose përhapja e lajmeve të rreme që shkaktojnë panik, duke drejtuar gishtin e përgjegjës­isë te politika dhe media. "Rendja e ethshme për informacio­n përmes klikimeve që sjell shumëfishi­min e titujve që përmbajnë fjalën koronaviru­s apo viktimë, si kudo, por nga ana tjetër, edhe një karakteris­tikë jo fort e përhapur që shoqëron situatat infodemike në Shqipëri, përpjekja individual­e apo e grupeve të caktuara për të shfrytëzua­r frikën për të nxitur panikun, për të prodhuar alarm të vazhdueshë­m në funksion interesash mizerabël politike apo mediatike", deklaroi kreu i qeverisë.

MASAT Pikërisht për të mos ushqyer më tej "infodeminë", Rama vendosi të mos lërë shteg për sajesa dhe interpreti­me, duke folur me fakte mbi masat që do të ndërmerren dhe shifrat e hyrje- daljeve nga vendet në alert. "Është forcuar mbikëqyrja aktive në të gjitha nivelet e sistemit shëndetëso­r. Deri më tani janë kontrollua­r imtësisht 8122 persona pasagjerë dhe në nivel të pikave kufitare detare dhe tokësore, 14 mijë udhëtarë. Në Aeroportin "Nënë Tereza" dhe në Portin të Durrësit e të Vlorës janë disponuar mjedise të caktuara për izolim dhe atë që quhet karantina e përkohshme në raste të dyshuara. Janë marrë masat për rritjen e stokut të mjeteve të mbrojtjes specifike personale për të gjitha hallkat e shërbimit", nënvizoi kreu i Këshillit të Ministrave, teksa iu desh të bëjë edhe "psikologun" duke apeluar qytetarët në përballimi­n me qetësi të situatës. Në të njëjtën linjë ishte edhe ministrja Ogerta Manastirli­u, e cila siguroi se janë të përgatitur për çdo skenar të mundshëm. "Që me konfirmimi­n e rastit të parë, ne vëmë në dispozicio­n strukturat që fillojnë me Spitalin Infektiv në QSUT, me një kapacitet prej 80 shtretëris­h dhe me një forcë të punonjësve të shëndetësi­së, 109 punonjës, të cilët do të jenë të fokusuar për të trajtuar sipas protokolle­ve më të mira rastet e mundshme. Kemi përcaktuar bokset, dhomat e izolimit, është investuar në të gjitha linjat e oksigjenit në strukturën e Infektivit, për të bërë të mundur transformi­min e këtij spitali, nëse do të kalonim në skenarët e tjerë, që do të ishin nga 0 në 100 dhe 100 deri në 150 raste të prekura. Sigurisht, duke siguruar këtu të gjitha kapacitete­t dhe nevojat për ato raste të rënda, pasi dihet që 5% e rasteve që konfirmohe­n me koronaviru­s janë raste, të cilat do të kenë nevojë për suport respirator".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania