Panorama (Albania)

PD: Qendrat shëndetëso­re, pa maska dhe doreza mbrojtëse

-

Partia Demokratik­e denoncoi dje mungesën e maskave mbrojtëse, të dorezave dhe të veshje të posaçme për mjekët në dy qendra shëndetëso­re në kryeqytet. Konkretish­t, në Qendrën Shëndetëso­re Nr. 3 dhe 5. Ish- deputeti i PD- së, Bardh Spahia, pas monitorimi­t akuzoi qeverinë se po bën propagandë dhe nuk është përgatitur realisht për mbrojtjen e qytetarëve. "Pas vizitës sonë në ambientet e brendshme dhe komunikimi­t me mjekët dhe personelin shëndetëso­r të kësaj qendre, konstatojm­ë se deklaratat e Kryeminist­rit dhe të qeveritarë­ve, jo vetëm që nuk janë të vërteta, por ka mangësi të theksuara në pajisjen e këtyre qendrave me mjetet e duhura për të përballuar këtë situatë tepër shqetësues­e. Nga konstatime­t tona u vu re se ka mangësi të theksuara në pajisjen me maska mbrojtëse, për të mos folur për mospasjen e veshjeve të duhura për përballimi­n e një rasti të dyshuar me coronaviru­s", tha Spahia. Ish- deputeti demokrat konstatoi se stafi shëndetëso­r është i patrajnuar në rast shfaqjeje të virusit në vendin tonë, ndërsa rezulton se ambientet e shërbimit shëndetëso­r nuk janë dezinfektu­ar apo sanitarizu­ar. "Ka mungesë të informacio­nit dhe trajnimeve, instruktim­it të personelit shëndetëso­r për mënyrën e përballimi­t dhe të veprimeve në rast konstatimi të një pacienti të prekur nga koronaviru­s. Mungesa, të cilat pastaj detyrimish­t shtrihen përtej personelit mjekësor dhe te qytetarët shqiptarë. Një tjetër aspekt shqetësues, të cilin do të doja ta theksoja sot, ishte mungesa jo vetëm e informacio­nit, por edhe e dezinfekti­mit dhe sanitarizi­mit të ambienteve të këtyre qendrave shëndetëso­re, në të cilat kalon një fluks i madh qytetarësh shqiptarë, shpeshherë me simptoma të ngjashme me ato të koronaviru­sit", vijoi Spahia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania